| Prishtinė | ![]() |
| 15° |

Driton Tali
Jo moti, kjo kėngė na motivonte, sidomos ne kurbetēinjve, tė cilėt mbase edhe ishim arsye kryesore qė u komponua kjo kėngė. Atėbotė, duke i parė vendet perėndimore (ku jetonim) se si ishin tė organizuara, dhe tė mllefosur me terrorin qė e bėnte Milosheviqi, por mbase edhe pėr shkak tė kompleksit tė inferioritetit qė sdo mend e kishim karshi vendeve ku jetonin, nė bisedat tona plotė pasion, shpeshherė e dizajnonim shtetin e Kosovės. Merrnim eksperiencat mė tė mira nga secili shtet, si bie fjala sigurinė dhe interesin e shtetit (jo pushtetit) nga Izraeli, organizimin social nga shtetet skandinave, demokracinė dhe konkurrencėn nga shtetet anglosaksone, pėrgjegjėsinė profesionale nga Japonia, etj., dhe dilte Kosova edhe mė e mirė sesa vargjet romantike tė kėngės Oj Kosovė, oj nana ime.
E kush do tė besonte se ne, pas gjithė asaj eksperience qė e patėm nėn Serbi, por edhe nėn okupatorėt e tjerė, do tė ndėrtojmė kėsi shteti. Sigurisht qė edhe ish-punėtorėt e UDB-sė (edhe ata tė cilėt Milosheviqi i pėrjashtoi nga sistemi) nuk do tė besonin, se ne tė tjerėt jo se jo. Kujt do ti shkonte mendja qė institucionet do ti ndėrtojmė pėr interes tė pushtetit, bile edhe duke ia vjedhė votat sovranit nė mėnyrė industriale, siē vlerėsuan vėzhguesit ndėrkombėtarė. Ėshtė e pakuptueshme si mundet njė patriot i cili ka sakrifikuar aq shumė dhe ka qenė i gatshėm edhe jetėn ta japė pėr shtetin, tė vjedh vullnetin e qytetarit. Prandaj, tashti, ēka e dallon patriotin me okupatorėt.
Siē dihet, dikur okupatorėt fare nuk e pyetnin qytetarin, vetėm njė klikė e kolaboracionistėve pėrfitonte. Atėbotė, patrioti (i cilėsdo ngjyrė) i rezistonte dhe i luftonte ata. Por, tashti, ēfarė po e dallon tė themi njė komandant (tė vetėquajtur) i cili e ka abuzuar vullnetin e qytetarit, tė themi me rankoviqistėt. Siē dihet, nė kohėn e Rankoviqit, vullneti i qytetarit ėshtė abuzuar nga bashkėpunėtorėt e tij, dhe edhe atėherė jetonin mirė disa shqiptarė (bashkėpunėtorė tė tij, qė mjerisht edhe tashti pas luftės i patėm dhe i kemi nė pushtet, tė cilėt na mbytėn duke na shitur patriotizėm). Pra, dallim nė formė mund tė ketė, por nė esencė jo.
Sepse, Rankoviqi ka pėrdorur shumė dhunė, kurse komandantėt kanė pėrdorur forma tė tjera. Por, pas asaj qė pamė nė demonstratėn e Vetėvendosjes, dyshoj qė komandantėt nuk do tė bėnin edhe marrėzira tė ngjashme me kohėn e Rankoviqit. Zaten, kamera, gjatė zgjedhjeve tė fundit, pati xhiruar disa rrugaēė duke i kėrcėnuar votuesit, sigurisht nėn urdhrat e bosėve tė tyre. Andaj, logjikisht shtrohet pyetja se pse i bėnė gjithė ato sakrifica kėta patriotė? A i bėnė pėr kėtė vend dhe pėr kėta njerėz, apo nuk e kanė ditur as atėherė se ēka po bėjnė, ose... Pastaj, si mund tė vjedhin bashkėpartiakėt njėri-tjetrin dhe pastaj, qoftė nė Kuvend apo nė institucione tė tjera shtetėrore, tė na flasin pėr interesin e qytetarit. Si ėshtė e mundur qė, njerėzit qė ia vjedhin qytetarit gjėnė mė tė shtrenjtė, tė dalin e tė flasin pėr interesin e qytetarit pa u skuqur fare.
E tė mos flasim pėr hajnitė e tjera komerciale apo tenderomanisė publike qė disa po i referohen pėrndryshe. Dhe, e keqja ėshtė se nuk janė vetėm tė njė partie, por janė pothuajse te tė gjitha partitė, dhe hajnat mė tė mėdhenj tė votave (dhe hajnive tė tjera) na shtiren pėr patriotė tė mėdhenj.
Njashtu, se ēfarė shteti ndėrtuam na tregon edhe garancioni bankar i 16.2 milionė eurove. Nė ditėn e fundit qė duhej tė ekzekutohej ky ēek, institucionet shtetėrore heshtin, dhe njė gazetė (qė shihet si e afėrt me pushtetin) jep lajmin se kush tentoi te bėjė atentat mbi ish-shefin e ART-sė, i cili ishte pjesė e asaj afere.
Logjikisht, pyetja e cila shtrohet ėshtė: pse mu atė ditė kur skadoi afati i ēekut u dha ky lajm me bujė dhe nuk u tha asgjė zyrtarisht pėr 16.2 milionė euro?! Sigurisht se tentimi pėr atentat ėshtė krim i rėndė dhe duhet hetuar deri nė fund, pa marrė parasysh se kush ėshtė mbrapa, por ama ky lajm ka mundur tė jepet pėrpara ose pas, dhe nė ditėn e skadimit tė garancisė bankare institucionet shtetėrore ėshtė dashur tė merren me 16.2 milionė eurot. Veē nėse qėllimisht kanė dashur tia tėrheqin vėmendjen opinionit nga 16.2 milionė eurot nė diēka tjetėr.
Ėshtė e pakuptueshme pse nuk u mor askush nė pėrgjegjėsi pėr falsifikimin e ēekut prej 16.2 milionė eurosh?! Sepse, nėse ēeku emetohet pa mbulesė, d.m.th., ajo ėshtė false, e qė ėshtė krim shumė i rėndė! Bile, ishte grotesk shefi i ART-sė, i cili njė medie me nonshalancė e kishte refuzuar tiu japė shpjegime pėr arsyen e mosekzekutimit tė kėsaj garancie, duke thėnė se gjithēka qė lidhet me tė, e ka pėrshkruar nė njė raport konfidencial, tė cilin ia ka paraqitur Kuvendit tė Kosovės.
E, nėse ėshtė ai raporti qė e pati dėrguar sa unė isha deputet, sikurse tė ishte shteti, ashtu sikurse dikur e ėndėrronim, ky zotėria ose dikush tjetėr, pikėrisht pėr atė raport tashmė do tė ishin nė burg tė dėnuar me shumė vite. Tė shpresojmė se ky rast dikur do tė qartėsohet dhe, edhe pėrgjegjėsit pėr tentim atentati do tė merren nė pėrgjegjėsi (kushdo qofshin ata), sepse nė shtetin tė cilin dikur e ėndėrronim (dhe e ėndėrrojmė) tė gjithė duhet tė jenė tė barabartė para ligjit dhe askush mbi.
Edhe demonstrata e 14 janarit tregoi se ēfarė shteti kemi ndėrtuar. Sidomos ndėrhyrja e policisė ndaj deputetėve. Si ėshtė e mundur qė aty tė jetė edhe deputeti tjetėr i Vetėvendosjes, Rexhep Selimi, dhe policia tė sillet krejt ndryshe me tė? A ėshtė se, tė themi, Liburn Aliu ėshtė mė pak deputet se Rexhep Selimi, apo se Liburn Aliu nė atė demonstratė ka qenė pėr tė protestuar pėr interesa tė veta e Rexhep Selimi pėr interesa tė shtetit. Pra jo pėr njė qėndrim tė njė lėvizjeje, sė cilės i takojnė qė tė dy.
Pse atėherė ndaj njėrit tė sillen nė njė mėnyrė e ndaj tjetrit ndryshe? Apo e marrim rastin e nėnkryetarit tė Kuvendit, Glauk Konjufca? Sigurisht se policėt nuk do tė silleshin njėjtė edhe me nėnkryetarėt e tjerė tė Kuvendit, Si, bie fjala, po tė ishte aty duke protestuar ta zėmė Xhavit Haliti apo Sabri Hamiti (e tė mos flasim pėr Petroviqin) pėr ēfarėdo arsye qoftė, nuk besoj se policėt do tė silleshin ngjashėm me ta. Me siguri se do ta respektonin institucionin e nėnkryetarit tė Kuvendit.
Mjerisht ka edhe shumė shembuj tė tjerė, tė cilėt ilustrojnė se ēfarė shteti kemi ndėrtuar deri tani dhe jemi duke e ndėrtuar nė vazhdimėsi. Kėto po i bėjnė ish-udbashėt dhe titistėt, tė duken me tė vėrtetė patriotė. Zaten, edhe ashtu po thonė, nė kohėn tonė ishte mė mirė kishte siguri sociale, shėndetėsore, punėsim, sistem shkollor mė tė avancuar, etj., e qė mjerisht ashtu edhe ėshtė.
Zot, na i ruaj fėmijėt, se ne qysh po e lypim ashtu edhe e kemi!
Zeneli (Berlin): 02-02-2012 23:30
gjilan(asi) (gjilan): 30-01-2012 22:22
Qerimi (Prishtine): 30-01-2012 18:28
rexha (dheu i bardh ): 30-01-2012 17:03
Berat (Prizaren): 30-01-2012 12:02
EULEX paraqitu nė Kuvend
Si Republika Serbe e Krajinės
Ti pėrkrahim apo tua mbyllim gojėn spiunėve?
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 66 vota
Piramidat | 24 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 