| Prishtinė | ![]() |
| 15° |

Jetlir Zyberaj
Siē ėshtė bėrė me dije edhe nga disa media tė Kosovės, ministri pėr punė tė jashtme i Republikės sė Serbisė, Vuk Jeremiq, kėtyre ditėve ka qenė nė Adis Abeba tė Etiopisė. Prej andej, nėpėrmjet njė interviste dhėnė Agjencisė sė lajmeve Tanjug, Jeremiq i kthehet pėrsėri publikisht ēėshtjes sė njohjeve tė shtetit tė Kosovės.
Nė cilėsinė e pėrgjegjėsit kryesor tė diplomacisė serbe, siē nė tė vėrtetė ėshtė, e qė nervozohet sa herė qė flet pėr Kosovėn, edhe kėtė herė ai gjykoi dhe akuzoi kuturu e pa as mė tė paktin sens diplomacie. Si tė ishte jerm, kėtė herė ai deklaroi se "mbi shumė vende tė Afrikės janė bėrė presione tė mėdha, janė dhėnė shumė para, qė ata tė ndryshojnė mendje nė lidhje me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės.
Fare lehtė mund tė ndjehet dhe kuptohet se edhe kjo vizitė e Jeremiqit nė Etiopi, nė vete, mė shumė se sa pėr qėllimin e bashkėpunimit, ėshtė produkt i nervozizmit qė e ka mbėrthyer atė, shtimi i numrit tė njohjeve tė Kosovės nė Afrikė, veēanėrisht gjatė vitit 2011, vit kur zėvendėskryeministri Pacolli ka qėndruar shumė gjatė dhe disa herė nė kėtė kontinent. Pra, Jeremiqi ka reaguar pse Kosova, Qeveria e Kosovės dhe diplomacia e Kosovės, nėpėrmjet zėvendėskryeministrit Behgjet Pacolli e ka mundur Jeremiqin nė Afrikė.
Pėr kėtė arsye ai ka shkuar i alarmuar nė Etiopi, pėr tė marrė pjesė tek i quajturi Kėshilli Ekzekutiv Afrikan, i cili ishte forum pėrgatitor nė nivel ministrash tė jashtėm qė do tė pėrgatiste samitin e nivelit tė presidentėve tė UNIONIT qė do tė mbahej me 29 janar tė kėtij viti. Qėllimi final dhe kryesor ishte pėr tė bllokuar njohjet e reja qė zėvendėskryeministri Pacolli ka pėrgatitur nga Afrika.
Qė tė arrinte kėtė synim, Jeremiqi pėr tre ditė radhazi, nė mėnyrė intensive ėshtė takuar me ministra tė jashtėm tė vendeve tė ndryshme pėr ta zhbėrė atė qė Pacolli e ka arritur nė mė shumė se 5 udhėtime tė gjata nė kontinentin e Afrikės dhe nė takimet qė i ka realizuar me kryetarė shtetesh afrikane.
Por nėse zėvendėskryeministri Pacolli takohet, bisedon dhe arrin t`i bindė kryeministrat ose presidentėt e vendeve tė caktuar pėr ta njohur Kosovėn, ministri i punėve tė jashtme tė Serbisė takohet me ministrat e jashtėm tė kėtij kontinenti. Nė kėtė rast, rruga e tij ėshtė pak mė e tėrthorėt. Ai duhet tė bindė ministrat e jashtėm (tė vendeve qė ende nuk e kanė bėrė kėtė veprim diplomatik) qė tė mos e njohin Kosovėn, dhe pastaj ata tė bindin kryeministrat e presidentėt e vendeve pėrkatėse.
Qasja e zotėri Pacollit nė Afrikė nė lidhje me kėtė nevojė tė domosdoshme tė vendit tonė ka qenė e fokusuar te krerėt e shteteve. Dhe kur vendosin ata qė pėr fat tanimė ka ndodhur disa herė, atėherė ka pak hapėsirė pėr lėkundje.
Por, nė kontekst tė kėsaj ngarendje tė ethshme tė kėtij zyrtari tė lartė tė fqinjit tonė verior, natyrshėm na imponohen dy pyetje: pse Serbia, pėrkatėsisht ministri i saj pėr punė tė jashtme ngarend me kaq hov dhe besim nė Afrikė? Pse gjithė ky investim i vėmendjes serbe nė Afrikė?
Sipas mendimit tim, kjo ngjet sepse kur bėhet fjalė pėr Serbinė dhe raportet e saj me shtete tė shumta tė kėtij kontinenti, ato i shquajnė disa tė vėrteta tė cilat deshėm sdeshėm nuk mund tė mos kenė efekte.
Pėr Serbinė, Afrika nuk ėshtė njė kontinent i zakonshėm.
Afrika ėshtė kontinenti ku ajo, pra Serbia, ka numrin mė tė madh tė tė punėsuarve, dhe tė kompanive tė veta jashtė vendit. Shembujt mė ilustrues janė Gana, Gaboni dhe Uganda, shtete ku Serbia prej periudhės sė tė Paangazhuarve ka ndikimin mė tė madh. Dhjetėra mijėra punonjės serbė, dhjetėra kompani serbe veprojnė atje.
Serbia ka marrė hisen e vet tė ndikimit tė Jugosllavisė sė dikurshme nė pikėpamje tė ndikimit ekonomik, dhe si tė tillė e kanė pranuar kėtė rol tė saj kėto vende. Afrika, pavarėsisht nga niveli i pėrtashėm i zhvillimit ekonomik, ėshtė kontinenti me perspektiven me tė madhe tė zhvillimit nė botė. Ėshtė kontinenti ku, sot, pėrplasen interesat e fuqive te mėdha pėr investime.
Kėto janė vetėm disa nga arsyet pse interesimi i shteti, i Qeverisė dhe i diplomacisė sonė, pėrmes zėvendėskryeministrit Pacolli ka qenė dhe ėshtė i fokusuar pėr tė lobuar dhe siguruar njohje nga vendet e kėtij rajoni tė botės, gjė qė edhe ėshtė arrit njė sukses i konsiderueshėm nė kėtė plan deri tani.
Mirėpo, pikėrisht pėr tė njėjtat arsye duket se po pėrpiqet tė qė tė arrijė efektet e kundėrta diplomacia serbe dhe kreatori i saj Jeremiq. Perspektiva ekonomike e kėtij kontinenti dhe atyre qė arrijnė tė fitojnė miqėsinė e shteteve tė atij rajoni, Jeremiq po ia shton nervozen dhe mosdurimin.
Po ia shton nervozen dhe mosdurimin deri nė atė masė sa qė edhe nė rastet pak mė protokollare po e humb torruan dhe arsyen dhe po lėshon deklarata qė nuk do tė ishin tė denja pėr nivelin shumė mė tė ulet se qė pėrfaqėson ai nė hierarkinė institucionale tė Serbisė. Flet pėr procese e procedura shtetėrore e diplomatike me njė nivel bizar tė shprehjes sikur nė kėtė rast tė bėhej fjalė thjeshtė pėr gjera tė zakonshme tė cilat mund ti blesh nė tregjet mė tė zakonshme.
Ai bėn akuza se z. Pacolli dhe pėrmes tij Shteti i Kosovės ka bėrė blerjen e njohjeve nga Afrika. Kjo gjuhė, e denjė pėr njė tregtar tė zakonshėm por jo edhe pėr njė politikan serioz, mė shumė se sa do tė komprometonte Pacollin dhe diplomacinė kosovare, e fyen dhe e cenon dinjitetin e shteteve tė cilat, tani mė kėtė proces, procesin e njohjes sė Kosovės si shtet, e kanė pėrmbyllur.
Me tė njėjtin sens mashtrimi, Jeremiq spekulon pėr njohjen nga Afrika Qendrore e cila tashmė ėshtė pėrmbyllur, se gjoja ajo nuk ėshtė bėrė asnjėherė. Ai me ndjenjėn grandomane tė dikujt qė i kacavirret rrotės sė historisė pėr ta kthyer mbrapsht, pretendonte se njohja e Guinea Bissaut do tė kthehej mbrapsht, por kjo s'ka ndodhur. Pėrkundrazi, ėshtė konfirmuar fuqishėm.
Pse mund tė thuhet kėshtu?
Mund tė thuhet kėshtu, sepse tė flasėsh me kėtė gjuhė, do tė thotė tė konstatosh se drejtuesit e institucioneve tė kėtyre vendeve afrikane, janė nė gjendje tė ndėrmarrin veprime politike e diplomatike pėr hir tė njė shume parash qė mund tu ofrojė njė biznesmen, apo njė shtet nė fillimet e konsolidimit tė tij;
Mund tė thuhet kėshtu, sepse tė flasėsh me kėtė gjuhė do tė thotė tė konstatosh se veprime tė tilla bėjnė vetėm nė Afrikė, ngase me kėtė gjuhė, Jeremiq nuk ka folur pėr shtete e drejtues tė tyre tė rajoneve tė tjera botės, tė cilat e kanė njohur shtetin tonė, dhe kjo nė vete paraqet njė racizėm tė llojit tė vet. Dhe vendet afrikane qė tani e kanė njohur shtetin e Kosovės e tė cilave ne u jemi mirėnjohės, duhet ta dinė kėtė fyerje raciste qė u bėn ministri Jeremiq.
Mund tė thuhet kėshtu sepse Jeremiq, gjithnjė e mė shumė, ėshtė nė presion tė fortė nga opinioni i brendshėm nė Serbi, pėr dėshtimin e antilobimit te tij nėpėr botė kundrejt pavarėsisė sė Kosovės.
Nė lidhje me akuzat qė Jeremiqi ka bėrė pėr blerjen e njohjeve nga Afrika, dhe sidomos nė lidhje me konstatimin e paragrafit paraprak, ministrit Jeremiq do tia kujtoja njė mendim tė njė lexuesi nga vendi i tij i cili, pas njė artikulli tė njė medie serbe nė internet pėr njohjen e Kosovės nga Gana dhe shfajėsimin se njohjet po vinin nė saje tė blerjes sė tyre nga Pacolli, lexuesi i zakonshėm i drejtohet Jeremiqit: Pacolli duhet tė ketė njė mėnyrė tė vetėn tė lobuarit qė s'ka lidhje me paratė.
Nėse Rusia- thoshte ai, i ofroi mė shumė se gjysmė miliardi euro Bjellorusisė dhe njė shteti tjetėr tė vogėl qė ta njohin Republikėn e Abhazisė dhe Osetinė dhe ato nuk e njohėn, atėherė dhe paratė shpesh nuk ndikojnė nė vendime si kėto. Nėse do tė ishte me para, atėherė Pacolli do t`i sillte vetėm nja katėr apo pesė njohje". Ja sa logjikshėm dhe me sa objektivitet ka gjykuar ky lexues!
Mirėpo, kur ėshtė nė pyetje Kosova dhe njohjet pėr shtetėsinė e saj, Jeremiq nuk e kap dot njė nivel tė tillė qė ka ky lexues i vendit tė tij. Nė Etiopi, ai deklaroi: ,,Nuk kemi alternativė tjetėr veēse tė pėrdorim tė gjithė burimet alternative dhe fondet (Vini re! Fondet!) me synimin qė nė bashkėpunim me vendet e UNIONIT Afrikan dhe vendet e tjera, tė mbajmė njė nivel tė ulėt tė njohjes sė Kosovės". Kėtu ēdo gjė duket sheshazi. Ndriēohet misteri i pėrdorimit tė parasė se kush po i pėrdor ato pėr njohje e kush pėr tė kundėrtėn!
Kosova ka shumė nevojė tė kėrkojė njohje dhe kėtė po e bėn.
Kosova ka tė drejtė tė kėrkojė njohje sepse ka tė drejtėn nė anėn e saj.
Kosova kėtė tė drejtė tanimė e ka tė legjitimuar edhe pėrmes GJND-sė.
Kosova po kėrkon njohje dhe po i fiton ato, pa ēka se ndonjėherė me njė ritėm pak sa mė tė ngadalėsuar.
Kosova po i fiton njohjet se ka nevojė jo vetėm pėr pėrmbylljen e shtetėsisė sė vet duke u anėtarėsuar nė OKB, por edhe duke fituar miqėsinė e pėrkrahjen e shteteve qė po e njohin atė.
Njohjet na duhen si ajri qė thithim. E ajrin askush nuk e blen. Edhe ne njohjet nuk i blejmė por i fitojmė ato duke ua ofruar tė gjitha vendeve tė drejtėn tonė pėr tė qenė shtet njashtu siē kemi tė drejtėn tė jetojmė me ajrin e thithur.
Kėtu, nė kėto argumente mbėshtetet veprimtaria dhe arrihet suksesi i Pacollit, i diplomacisė kosovare, i Qeverisė sė Kosovės dhe i shtetit tė Kosovės. Pra ne mbėshtetemi gjetkė. Ne mbėshtetemi tek kontaktet njerėzore me njerėz kyē tė administratave tė ndryshme nėpėr botė, pra dhe nė Afrikė. Dhe nuk jemi zhgėnjyer deri tani.
Besoj se jemi nė rrugė tė mbarė nė Afrikė, por dhe nė shtete tė tjera. Me gjithė dėshpėrimin e Jeremiqit qė nė Afrikė si dikur me GjND po humb kredibilitetin e vet brenda dhe jashtė vendit tė tij. Beteja e Afrikės ėshtė njė betejė e panevojshme. Fundja, kėshtu do tė dalė nė fund, kur edhe Serbia, me njė qeveri tjetėr sigurisht nė tė ardhmen do ta njohė kėtė realitet nė Kosovė.
riza.budakova (BRUXELLES BELGJIK.): 03-02-2012 23:21
V12 \' 7er (Bochum): 01-02-2012 15:30
EULEX paraqitu nė Kuvend
Si Republika Serbe e Krajinės
Ti pėrkrahim apo tua mbyllim gojėn spiunėve?
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 66 vota
Piramidat | 24 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 