| Prishtinė | ![]() |
| 15° |

Driton Laifi
Kuvendi i sotėm i Federatės sė futbollit tė Kosovės (FFK) si asnjė kuvend nė mė shumė se 20-vjetorin e pavarėsimit do ti ngjajė njė kuvendi tė kukullave. Edhe nė kohėn e viteve tė 90-ta, janė zhvilluar kuvende mė demokratike nė ato kohė okupimi qė dikush nuk i njeh, ka pasur kundėrkandidat, por edhe programe e sfida.
Bllokimi i kundėrkandidatėve jo vetėm pėr kryetar tė FFK-sė, por me metodė tė njėjtė edhe pėr vendet e tjera nė Bord tė shtėpisė sė futbollit, shton dyshimet e manipulimeve dhe mungesė tė demokracisė pėr sportin mė tė njohur nė planet. Kjo po ndodh nė kohėn kur po aspirojmė tė futemi nė UEFA e FIFA nė Kosovė, qė mė shumė se pėr ēfarėdo tjetėr ka nevojė pėr risi, aplikime tė metodave mė bashkėkohore, njerėz kreativė dhe debate tė hapura pėr probleme reale.
Duke qenė tė verbėruar pas kėtyre nėnshkrimeve, si vetėm nė Prishtinė, por sidomos edhe nėpėr rajone, kėta zotėrinj harruan tė dėrgojnė edhe ftesa pėr kuvendarėt, e besa edhe materialet se ēfarė do tė diskutohet. Pati edhe reagime se nuk ka nevojė pėr materiale, por vetėm pėr ftesė. Po tė kishin mundėsi kėta, nuk do ti thirrin fare as delegatė dhe do tė ndanin ėmbėlsirėn e pushtetit tė futbollit qė duket se pėr tė duan tė nxjerrin edhe tapitė e pronės.
Dėshtimet e kėsaj Federate i kemi shėnuar shumė herė, por po ju kujtojmė sėrish disa prej tyre si: mosmbledhja e pėrfaqėsueses prej mė shumė se njė viti, dėshtimi pėr tė sjellė Bursasporin e Dinamo Zagreb; premtimi pėr zhvillimin e ndeshjeve ndėrkombėtare; mungesa e transparencės me rastin e shitjes sė tė drejtės televizive padrejtėsisht pėr katėr vite (gjė tė cilėn ende nuk e ka bėrė asnjė Federatė evropiane, pasi qė kontratat janė dyvjeēare); thirrjet telefonike tė presidentit ndaj arbitrit qė rrihet nė Gjilan pėr tė vazhduar ndeshjen; thirrjet edhe ndaj gjithė atyre qė kanė shprehur njė mendim mė ndryshe nė media pėr problemet qė po ndodhin; harxhimi i gati 70 % tė buxhetit tė futbollit pėr rroga, honorare e udhėtime; mashtrimi i opinionit se i kemi punėt mirė me FIFA kur u zbuluan dokumentet se aty trajtohemi si Osetia e Qipro turke; pėr punė lobimi u tentua tė mashtrohet opinioni se nė Portugali ėshtė takuar kinse me sekretarin e pėrgjithshėm e nėnkryetarin e Federatės sė Futbollit tė kėtij vendi; u organizua fushatė e fshehtė duke mbledhur nėnshkrimet pėr tė mbajtur postet e tyre jo vetėm kryetari po edhe shumė anėtarė tė bordit qė vijnė nga rajonet (madje njėri prej tyre nuk ngurroi tė marrė nėnshkrime edhe nga klubet qė mė nuk ekzistojnė)...sė fundi UEFA as qė diskutoi pėr rastin e Kosovės, dhe ajo madje as qė komunikon me FFK-nė.
Kuvendi i kukullave si do mbahet mend ky i sotmi vėshtirė se do ti shėrbejė futbollit tė kosovar, pasi qė ēdo gjė mbetet e njėjtė, kurse problemet qė janė gjithmonė nė rritje po injorohen. Pasojat do ti shohim nė pranverė, kur tė gjithė kėta qė janė nė unitet pėr president, nuk do tė heqin dorė nga largimet prej Superligės apo synimet pėr tu inkuadruar nė tė.
Pas kuvendit sigurisht se do tė zgėrdhihen ata qė mendojnė se ia hodhėn duke fėrkuar duart pėr tė marrė ato meditje si delegat apo nė komisione tė ndryshme, por kėta po harrojnė se po e tradhtojnė gjithė futbollin kosovar pėr njė interes tė tyre shumė tė gėrditshėm. Tė tjerėt do tė vrapojnė tė urojnė tė pėrzgjedhurit pas njė gare shumė tė afėrt, por shumė shpejt ky plebishit demokratik mund tė shpėrthejė, sepse nė terren tė futbollit kosovar gjėrat janė shumė tė brishta.
krist (prishtine): 03-02-2012 00:12
EULEX paraqitu nė Kuvend
Si Republika Serbe e Krajinės
Ti pėrkrahim apo tua mbyllim gojėn spiunėve?
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 66 vota
Piramidat | 24 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 