| Prishtinė | ![]() |
| 15° |

Fadil Lepaja
Marrja e turpit. Kėshtu e bėnte lėmsh muhabetin, me humorin e tij tė lezetshėm, daja Fisnik. Daja Fisnik nga Familja moderne. Dhe, ne shkriheshim sė qeshuri me kėtė fjalim qė nuk ishte aspak i domosdoshėm tė kishte njė renditje apo kuptim. Mjaftonte toni! Mjaftonin gjestet! E populli qeshte! Dikush qeshte me lot! Shpesh nuk kuptohej nė qeshte apo qante!
Daja ishte fenomenal nė konfuzitetin e vet. Nganjėherė ngjante si nė Parlament!
Kjo ngjashmėri fatale ndoshta e mori nė qafė serialin e famshėm, i cili u bė monoton duke e pėrqeshur politikėn. U pa puna! Mė tepėr po na pėlqen kur politika po na pėrqesh ne. Edhe kur na quan injorantė, ne e duartrokasim!
Ata qesh, ne qesh! Kjo qeshje dhe hajgare kolektive ska qare pa pėrfunduar me lot po thoshte njė zonjė e moshuar dhe bestyte! Dashtė Zoti tė jenė lot gėzimi urova nė zė!
Nejse! Ra Parlamenti e i humbi lezeti edhe dajės Fisnik edhe familjes sė tij gazmore. Njė produkt tjetėr i televizionit publik, transmetimet direkte tė punės sė Parlamentit tu Kosovės, po ia rrezikojnė biznesin dhe shkathtėsitė oratorike dajės Fisnik.
Marrja e turpit! Qeshni mirė, e relaksohuni pėr tė pėrballuar pjesėn tjetėr, sepse kjo qė pason nuk ėshtė aspak pėr tė qeshur. Ėshtė pėr tė qarė!
Marre ju qoftė!, po klithte nga foltorja e Parlamentit, kryeministri i vendit. Po ua thoshte kėtė deputetėve tė njė partie opozitare. Marre ju qoftė, sepse ata, nėn UNMIK-istan, paskan organizuar demonstrata, ku u vranė dy tė rinj nga radhėt e protestuesve. Mon Balaj dhe Arben Xheladini, kishin kujtuar qė jetojnė nė njė vend demokratik dhe mund tė protestojnė. Por, nė anėn tjetėr, tė veshur nė hekur, e tė mbėshtjellė me gomė tė skaduar, policia e fiseve afrikane e bashibozuk nga krejt globi, nėn emblemėn e UN, po na e mėsonin demokracinė.
Me plumba tė hekurit, tė mbėshtjellė me gomė. Tė skaduar!
Marre!, u thotė kryeministri organizatorėve! Nuk u thotė Marre! policėve rumunė! Atyre qė hapėn zjarr me fishekė tė skaduar gome. Tė cilėt askush nuk i thirri kurrė nė pėrgjegjėsi!
Mesazhi duket i qartė! Sikur po donte tė thoshte Marre ju qoftė!, qė mė 14 janar dolėt nė Merdar tė protestoni. Marre ju qoftė! qė e prutė punėn me ju rrahė si gjon e gjallė". Marre ju qoftė! qė na shtytė tė rrahim gazetarė! Marre ju qoftė! qė na shtytė tė rrahim tė hendikepuar! Por, kėtė nuk e tha. Kėtė e la tė nėnkuptohet. Ndoshta, edhe nuk e kam kuptuar mirė!
Sidoqoftė, qytetarė tė Kosovės, kėndej e tutje, dijeni se tė protestosh ėshtė marre! Ska ēka flitet kėtu pėr tė drejta kushtetuese. Ai qė i thėrret njerėzit nė protesta ėshtė pėrgjegjės pėr tė gjitha. Nėse ju rrahė policia, nėse ju vret policia, pėrgjegjės ėshtė organizatori. Se policia ėshtė e shtetit. Shteti ėshtė i yni! Pra, ju vetė jeni pėrgjegjės para vetvetes. Vetė po e rrihni vetveten. Marre me pru punėn me e rreh vetveten! Oratori fantastike. Veē edhe ti gjendet fija se tjetėr behane ska.
Marrja e turpit! do tė thoshte daja Fisnik.
Ideja e parė qė mė erdhi nė kokė menjėherė pas kėsaj oratorie tė shkėlqyer ishte se sa do tė kenė qeshur familjet Balaj dhe Xheladini! Familjet e demonstruesve tė vrarė me plumbat e gomės, tė zhveshur deri nė metal, me plumbat e skaduar nė depot postsocialiste tė Rumanisė, e cila, pėr ndonjė arsye ende nuk po na njeh. Apo nuk kanė qeshur! Apo u kanė shteruar lotėt nė pritje tė drejtėsisė!
Por, nėse na e ndalojnė tė protestojmė, nuk mund tė na ndalojnė tė qeshim! Edhe nėse na thonė se ėshtė marre! Ec e mos qesh me ta! Ec e mos qesh me argumentet e tyre! Ec e mos qesh me lot!
Kėshtu, mos e lėshoni transmetimin direkt nė Parlament! Atje ku shteti ynė bėn hajgare me neve! Atje ku na quajnė injorantė, sepse nuk u besojmė atyre qė para syve tanė i vodhėn votat! Atje ku na quajnė faqezi, sepse jemi kuq e zi! Atje ku na sfidojnė pėrditė shijen e mirė dhe qytetarinė!
Sikur plumbat e gomės qė pėrdorėn policėt rumunė, janė zhveshur edhe fjalėt nė teatrin tonė politik, ku rolet luhen nga vetė kukullat. Janė brejtur fjalėt mė. Ēdokush tashmė po e sheh metalin e ndryshkur tė mbėshtjellė sa pėr sy e faqe me gomė. Hiq mos i mbėshtillni! Kot!
Fjalėt janė zhveshur nė Parlament. Ka mbetur veē metali dhe tingulli i tij i ashpėr.
Armiku ėshtė zbuluar pėrsėri! Qenka infiltruar nė radhėt tona pa e hetuar! Armiku po e keqpėrdor demokracinė! Armiku po e keqpėrdor lirinė! Rrjedhimisht, mesazhi i qeverisė ėshtė mė se i qartė. Nuk ka demokraci pėr armiqtė. E armiqtė janė tė gjithė qė nuk mendojnė si ata. Armiq janė ata qė mbulohen me batanije e shkojnė tė takohen me serbė! Edhe ata qė i zė policia me serbė, edhe me suxhuk nė kerr! Ska pikė dyshimi! Skema e krimit ėshtė e qartė!
Kryeministri, pėr dallim, nuk takohet tinėz me serbėt! Nuk ėshtė injorant! Ai nuk mbulohet me batanije pėr tė shkuar nė takime sekrete! Ai shkon me aeroplan nė takime!
Pastaj, ai ka buxhet edhe mund tė kujdeset pėr nivelin! Nė dogana nuk ėshtė raportuar qė nė bagazhet e kryeministrit tė jetė gjetur suxhuk apo ushqime tė tjera, siē po flitet pėr Albinin.
Qenka tradhti tė bisedohet me serbėt?!
Ska diskutim! Albini ėshtė tradhtar! Kryeministri jo!
Albini nuk ka kontaktuar me serbėt e duhur. P.sh., Albini nuk ka kontaktuar me Zvonkon!
Kryeministri i fton publikisht serbėt pėr biseda. Dhe, mirė bėn, natyrisht! Duhet biseduar me tė gjithė! Por Albini duhet tė kuptojė: ska bisedime nėn batanije edhe me suxhuk! As me shlivovicė. Ska hajgare me ēėshtjen kombėtare! Veē shefi mund tė bėjė hajgare.
Nė Parlament, vlerėsohet se rrinė ulur rreth 40 milionerė. E, Albini e ka shitur banesėn dhe ende ska dhėnė para popullit raport ēka ka bėrė me ato pare. Shumica e milionerėve skanė biznese tė regjistruara. Ata sjanė tė obliguar tė japin raport. Ata kanė luftuar pėr kėtė vend! Pastaj, vetė e kanė pranuar: Me rrogė i kanė bėrė!
Qeshu rini, qeshu, bota ėshtė e jotja....
Po vozisja nėpėr borė, krejt i tendosur pėr tė mos rrėshqitur, dhe njė refren i njė kėnge tė harruar seē po mė pėrvėlonte nėpėr buzė!
A thua, Hamlet i ēmendur, ēka po ndodh nė Mbretėrinė e Danimarkės?
Kurrė sdi!
Agimi (Peje): 05-02-2012 12:57
bardhi (prishtine): 02-02-2012 23:49
AZEMI (ITALI): 02-02-2012 22:12
Mendi (ferizaj): 02-02-2012 15:16
EULEX paraqitu nė Kuvend
Si Republika Serbe e Krajinės
Ti pėrkrahim apo tua mbyllim gojėn spiunėve?
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 66 vota
Piramidat | 24 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 