Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E martė
22 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
15°
04-02-2012 | 11:56 CET
SHKRUAN
Hamit Leci

Thėngjilli i Kosovės dhe Kosova Thėngjilli

Hamit Leci

Pse buxheti i Kosovės nuk pėrfiton qindra mijėra euro nga taksat e thėngjillit tė shitur?

Nė vitin 1964, gjegjėsisht 1968, u ndėrtuan Tertoret Kosova pėr terjen e thėngjillit tė Kosovės, nė ngritjen e cilėsisė nga 2000kcal/kg nė 4000kcal/kg, tė cilat kanė punuar me mjaft sukses deri nė vitet e pasluftės, konkretisht deri nė vitin 2003, kur me vendimin e bordit tė KEK-ut, Tertoret dhe Ngrohtorja u mbyllėn kinse nė mungesė tė tregut, gjė qė u demantua fuqishėm nga personeli i Tertoreve.

Pastaj, Tertoret dhe Ngrohtorja u lejuan tė punojnė, por tani me njė status tjetėr, si Kosova Thėngjilli, shoqėri aksionare, e padefinuar si shoqėri si private, shoqėrore apo publike dhe dyshohet se kėshtu i konvenon ndokujt, por mė sė paku Kosovės dhe punėtorėve tė kėtij subjekti.

Pas vitit 2003, ky subjekt bėri njė rrugė shumė tė vėshtirė, pa pėrkujdesje as tė KEK-ut as tė qeverisė, me njė menaxhim jo tė mirė. Fati i Kosova Thėngjillit, pa fajin e punėtorėve tė kėtij subjekti, gjendet kėto ditė para njė kolapsi, para falimentimit, gjegjėsisht mbylljes, meqė ka dy muaj qė nuk punohet. Meqė me njė urdhėr tė menaxhmentit tė KEK-ut ėshtė ndėrprerė furnizimi me lėndė tė parė, gjegjėsisht me thėngjill tė njomė.

Mbyllja do tė thotė qė 230 punėtorė tė mbesin pa punė. Disa ndėrmarrje qė shfrytėzojnė thėngjillin e terur ndodhen para vėshtirėsive tė mėdha dhe disa nga to i kanė dėrguar punėtorėt nė pushim tė detyruar. Shumė shkolla kanė mbetur pa ngrohje, amvisėritė dhe bizneset private qė shfrytėzojnė thėngjillin e terur pėr ngrohje qendrore, sipas njė sondazhi, rrisin pėr 30% shpenzimin e energjisė elektrike qė pėrdoret pėr ngrohje.

Ndėrsa, ne sillemi shumė tė papėrgjegjshėm para rrjedhave tė tilla, sepse askush nga asnjė organ, as nga KEK-u e as nga Qeveria e Kosovės, nuk merret me kėtė problem mjaft me rėndėsi pėr zhvillimin ekonomik tė Kosovės.

Jam inxhinier i diplomuar i makinerisė dhe nė kėtė organizatė punoj nga viti 1979. Dua tė ngre zėrin meqė mė pengon fakti se nė Ballkan ekzistojnė dy tertore pėr terjen e thėngjillit dhe njėra, me njė organizim tė mirė, operon me 25.000.000 euro nė vit qarkullim vjetor, ndėrsa ne pėrballemi me kolaps para mbylljes dhe krejt kjo pėr shkak tė faktorit tė quajtur njeri.

Me fakte mund tė dėshmojmė se lėnda e parė (thėngjill i njomė) nė Kosovė ėshtė me bollėk, gjendja teknike e objektit ėshtė e kėnaqshme, kuadri profesional ekziston, punėtorėt janė mjaft mirė tė trajnuar dhe, nė fund fare dhe mė e rėndėsishmja pėr krejt ekonominė botėrore, tregu ėshtė i siguruar nė vend dhe jashtė vendit tė cilin rrezikojmė ta humbim.

Nėse pėr njė kohė tė shkurtėr nuk merren masa nga Qeveria e Kosovės, atėherė ne do tė jemi dėshmitarė dhe do t’i vėzhgojmė vagonėt me thėngjill tė terur nga Kollubara nėpėr Obiliq nė drejtim tė Ferronikelit, si shpenzuesi mė i madh nė Kosovė, ndėrsa punėtorėt tanė para dyerve tė Ministrisė pėr Ēėshtje Sociale pėr ndihma...

Duke shfrytėzuar pėrvojėn 32-vjeēare, unė e shoh shumė thjesht zgjidhjen e kėtij problemi: Tertoret tė kthehen me statut nė kuadėr tė KEK-ut, ku ato do tė operonin me 12.000.0000 deri 15.000.000 euro nė vit dhe KEK-u nuk do tė kishte nevojė pėr mjete buxhetore por do t’i merrte mjetet nga shitja e thėngjillit tė terur dhe tė njomė, do tė shfrytėzoheshin kapacitetet ekzistuese, si dhe 230 punėtorėt me pėrvojė mjaft tė madhe do tė siguronin punė dhe do tė vazhdonin punėn nė profesionet e tyre. Por, mbi tė gjitha, buxheti i Kosovės do tė pėrfitonte qindra mijėra euro nga taksat e thėngjillit tė shitur.

(Autori ėshtė inxhinier i diplomuar i makinerisė)

5.0/5 (1 votë/a)
katunari ((Prishtine)): 06-02-2012 12:29
Nje shkrim apo apel me vend! Biseduesi paraprak i preki disa nga temat e dhimbshme te perdorimit te thengjillit ashtu si nxjerret, pa ndonje perpunim si do te ishte terja. Por ne kete Kosoven tone te dashur, logjika njerzore punon ndryshe. Ndoshta mushemi mend.
halori (sk....): 04-02-2012 20:35
A i patë në TV punëtorët e shkretë të KEK-ut në punë me maska, gjithë pluhur, tym gazna, temperatura të larta. Njëri e hoqi pluhurin nga trupi me fshesë elektrike, të tjerëve nuk u shihej fytyra. A din z. inxhinier sa marrin paga ata punëtorë në prodhim, në baltë, në borë, në shi, në pluhur, në zjarr dhe sa marrin nëpunësit e KEK_ut nëpër zyrat e ngrohta, disa edhe pa prekur fare punë me dorë

Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi

Besnik Kryeziu “Intelektuali pa guxim nuk ėshtė intelektual”(Ukshin Hoti) Pėrfundimisht po dėshmohet se politika parciale e zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare qė u artikulua nė fillimin e viteve tė 90-ta ishte e gabuar, dhe jo qė nuk i sanoi pasojat e shkaktarit tė vėrtetė, p...

Kėshtu mė nuk shkon

Andin Lokaj Instruktori i FIFA-s dhe i Federatės sė Futbollit tė Gjermanisė (DFB), Jochen Figge, ėshtė shumė i mirėseardhur tė mbajė kurs pėr trajnerėt kosovarė pėr t'u pajisur me licencėn "C". Por askush nga Federata nuk e precizoi ēfarė licence ėshtė kjo, pasi dihet shumė m...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Vota pėr njė Egjipt tė ri

Qemajl Morina Mė 23 e 24 maj do tė mbahen zgjedhjet presidenciale nė Egjipt, pėr tė cilat p...

Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!

Besnik Mustafaj I kam ndjekur me njė kureshtje tė natyrshme debatet rreth zgjedhjes sė Pres...

Nė rreshtin e pritjes

Haki Morina Nė rreshtin e pritjes pėr marrjen e njė certifikate martesore nė Komunėn e Isto...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51