Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E martė
22 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
15°
04-02-2012 | 11:58 CET
SHKRUAN
Halil Krasniqi

Mospastrimi i rrugėve tė Prishtinės dhe teorizimet ekonomike

Halil Krasniqi

Ristrukturimi i partisė numėrikisht mė tė madhe opozitare po vazhdon paralelisht me bllokimin nga bora dhe akulli tė rrugėve dytėsore tė Prishtinės. E nėse dikujt i intereson tė dijė se cilat na qenkan rrugėt dytėsore tė Prishtinės, mjafton t’ia hedhė njė shikim borės dhe akullit nėpėr to. E ato nuk do t’i dalin pak. Sipas hamendjes sime, diku 70 %. Kėtė dimėr tė ftohtė tė paktėn kėtė e mėsuam.

Se Prishtina ka vetėm dy kategori rrugėsh, vetėm parėsore dhe dytėsore. E thjeshtėzuar shumė kjo nga ekspertėt e partisė qė udhėheq Prishtinėn. Sepse, paraqitjet kritike mediatike tė grupit tė ekspertėve tė kėsaj partie rreth politikave ekonomike tė vendit dhe ristrukturimit tė partisė sė tyre, po ndodhin paralelisht me moslargimin e borės nga rrugėt e Prishtinės.

Qė paralelisht tė bjerė borė dhe tė ristrukturohet njė parti, dorėn nė zemėr s’ka asgjė kontradiktore. Nė fund tė fundit, e para vjen nga pėrėndia dhe e dyta nga njerėzit. Perėndia mund tė sjellė borė sa tė dojė dhe gjithashtu njerėzit mund t’i ristrukturojnė partitė e tyre sa tė duan, si dhe tė teorizojnė pėr politikat ekonomike sa tė duan. Deri kėtu s’kemi asnjė problem.

Por, problemi i kėsaj partie duket se janė “rrugėt”. Si rrugėt pėr ristrukurimin e ndjekur tė partisė, rrugėt pėr politikat ekonomike, po ashtu edhe rrugėt e Prishtinės tė papastruara nga bora. E meqenėse udhėheqėsit e partisė dhe grupit tė ekspertėve nė tė njėjtėn kohė janė qeveritarė tė Prishtinės, dy “rrugėt” e para kanė fituar prioritet pėrballė tė tretes, pra rrugėve tė Prishtinės.

Ndėrsa pėr tė parat, pra pėr ristrukturimin dhe teorizimet ekonomike, tė njėjtit njerėz paguhen nga elektorati i vet, pėr tė tretėn paguhen nga tė gjithė taksapaguesit e Prishtinės. Ndėrsa pėr tė parat thanė se po ndodhin nė tė njėjtėn kohė, pastrimi i tė gjitha rrugėve, thanė se, nuk mud tė bėhet nė tė njėjtėn kohė. Ndėrsa, pėr tė parat ēmimin politik mund ta paguajnė vetėm ata, pėr mospastrimin e rrugėve tė Prishtinės ēmimin mund ta paguajnė qytetarėt e Prishtinės. Shikoni nė lajme pėr numrin e tė lėnduarve si pasojė e mospastrimit tė rrugėve “dytėsore”.

Gjatė teorizimeve tė tyre mediatike, me tė drejtė, shpesh dėgjohet fjala performancė e dobėt, duke synuar me kėtė tė cilėsohet puna e dobėt e qeverisė aktuale. Me kėto cilėsime tė drejta, jo vetėm kjo parti, por tė gjitha partitė opozitare synojnė ta mbajnė tė lidhur pėr vete, tė mos u ikė, elektorati i pretenduar i tyre. Tani, meqenėse numri mė i madh i rrugėve tė Prishtinės, pėrveē atyre krejt kryesore, nuk u pastruan fare nga bora, cila ėshtė performanca e qeverisė lokale tė Prishtinės? A nuk e ka ditur ai se sa rrugė i ka Prishtina kur ka konkurruar pėr kėtė detyrė? Sa ėshtė e pėrgjegjeshme para qytetarėve njė deklaratė e tillė?

Me ngrohtoren e qytetit arsyetimi u gjet te mospagesa e shėrbimit nga qytetarėt. Fajtor qytetari. Jo. Fajtor ėshtė shteti. Ėshtė shteti ai qė duhet ta detyrojė qytetarin tė paguajė, dhe jo vetėm vullneti i qytetarit, qė assesi s’mund tė krijohet pa ndėrhyrjen e shtetit. Nga informatat mediatike, Prishtina ėshtė i vetmi kryeqytet europian qė s’mund ta ngrohė veten.

Edhe pse as nuk u ngroh e as nuk iu pastruan rrugėt, Prishtina ėshtė qyteti i vetėm european qė, po tė organizoheshin sot zgjedhje, nė kėtė dimėr, prapė tė njėjtin do ta zgjedhte. Bile sa mė shumė dikush do t’ia pėrmendte rrugėt dhe tė ftohtit, aq mė bindėse do tė ishte fitorja e tij. Duket se kėtė e di mirė kryetari i Prishtinės. Dhe kjo i mjafton. Arsyet kėtu nuk do t’i kėrkojmė. Secili e ka njė tė veten.

5.0/5 (1 votë/a)
rifati (gr.br,): 04-02-2012 12:32
Nuk ka faj bora,kan faj politikajt qe udh-heqin Prishtinen,aj e ka emrin Is Mustafa,dhe ka perkrahjen e llapit te cilet jan me shumic ne Prishtin.Tenderet per mirmbajten e rrugve u ipen njerzve qe nuk kan tehnik te duhur per ta kryar ate pune,nqf se bjen bore ata huazojn tekniken ne vendet tjera,po sivjet bora kaploj tan Kosoven dhe nuk ka teknik te tepert per te ardhur ne Prishtine,qka ju mbetet Prishtinalive,kujdes nga akulli,zoti ju ruajt,keni kerku shiqone.

Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi

Besnik Kryeziu “Intelektuali pa guxim nuk ėshtė intelektual”(Ukshin Hoti) Pėrfundimisht po dėshmohet se politika parciale e zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare qė u artikulua nė fillimin e viteve tė 90-ta ishte e gabuar, dhe jo qė nuk i sanoi pasojat e shkaktarit tė vėrtetė, p...

Kėshtu mė nuk shkon

Andin Lokaj Instruktori i FIFA-s dhe i Federatės sė Futbollit tė Gjermanisė (DFB), Jochen Figge, ėshtė shumė i mirėseardhur tė mbajė kurs pėr trajnerėt kosovarė pėr t'u pajisur me licencėn "C". Por askush nga Federata nuk e precizoi ēfarė licence ėshtė kjo, pasi dihet shumė m...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Vota pėr njė Egjipt tė ri

Qemajl Morina Mė 23 e 24 maj do tė mbahen zgjedhjet presidenciale nė Egjipt, pėr tė cilat p...

Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!

Besnik Mustafaj I kam ndjekur me njė kureshtje tė natyrshme debatet rreth zgjedhjes sė Pres...

Nė rreshtin e pritjes

Haki Morina Nė rreshtin e pritjes pėr marrjen e njė certifikate martesore nė Komunėn e Isto...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51