| Prishtinė | ![]() |
| 15° |

Besnik Tahiri
Vrima dhe njolla
Duket se pėrmbyllja e pavarėsisė sė mbikėqyrur ėshtė njė proces pėr tu pėrshėndetur. Por, krahas kėsaj pėrmbylljeje, mbetja njė ēėshtje e hapur e integrimit tė territorit verior tė Kosovės, ėshtė pėr tė ardhur keq dhe pa dyshim njė moment pėr shqetėsim. Nė esencė, mbikėqyrja e pavarėsisė qė nga 17 shkurti i vitit 2008, kishte dy qėllime kryesore: sė pari akomodimin dhe integrimin e komunitetit serb dhe, sė dyti, garantimin e konsolidimit demokratik tė Kosovės.
Lidhur me qėllimin e parė, aktorėt ndėrkombėtarė, tė involvuar nė mbikėqyrjen e pavarėsisė dhe institucionet e Kosovės kanė shėnuar progres parcial.
E njėjta vlen edhe pėr konsolidimin demokratik. Prandaj, tė mos mashtrohemi, pėrmbyllja kurdo qė ndodh paraqet njė hap tė rėndėsishėm nė kompletimin e subjektivitetit shtetėror tė Republikės sė Kosovės, por, nė rastin aktual, shuma e sukseseve parciale nuk po korrespondon me tablonė e pėrgjithshme qė po na paraqitet nė publik.
Thėnė mė drejtpėrdrejt, dy janė problemet qė kėrkojnė reflektim, veriu, si vrimė e zezė dhe respektimi i rregullave demokratike tė lojės zgjedhjet demokratike, sundimi i ligjit, shteti i sė drejtės sepse, nė tė kundėrtėn, siē po ndodh nė vazhdimėsi, shtetit tė porsalindur po i lihet njė njollė. Kėto tema janė politikė e brendshme e Republikės sė Kosovės, pavarėsisht se proceset po zhvillohen nė kuadėr tė njė aranzhmani ndėrkombėtar Pakoja e Ahtisarit.
Angazhimi dhe devalvimi
Nuk mund tė ketė marrėdhėnie tė qėndrueshme dhe profitabile tė njė politike tė jashtme, bazamenti i sė cilės nuk ndėrtohet nė njė qėndrim tė stėrholluar nė politikėn e brendshme tė njė vendi. Aktualisht, marrėdhėniet e Republikės sė Kosovės, pėrfshirė edhe politikėn e jashtme, realizohen mbi veprime impulsive dhe ad hoc. Diēka e ngjashme po ndodh edhe me politikėn rajonale tė republikės sonė, pėrfshirė kėtu edhe dialogun me Serbinė. Kėshtu, ekziston njė diskrepancė e plotė me synimet strategjike tė Republikės sė Kosovės, kundrejt angazhimit tė saj praktik, pragmatik.
Sa pėr ilustrim, kėtu synimi strategjik mund tė jetė pėrfaqėsimi rajonal i Kosovės, por pėrfshirja nė dialog pa asnjė ide e cila nuk cenon subjektivitetin e Kosovės si shtet, e vendos Kosovėn nė pozicion inferior. Diēka e ngjashme ėshtė parė edhe me mundėsimin e lėvizjes sė lirė. Kėshtu, pėrderisa Perėndimi aplikon parimin e kushtėzimit pėr vendosjen e marrėdhėnieve midis Kosovės dhe Serbisė, Kosovės po i bien edhe kushtėzimet qė Serbia i plason me qėllim tė minimit tė subjektivitetit tė saj ndėrkombėtar.
Njė qasje e kėtillė retroaktive, me nuanca inferioriteti, nuk do tė duhej tė aplikohej as nė dialog me Serbinė dhe as nė marrėdhėniet rajonale. Kosova duhet tė besojė dhe tė sillet si shtet, nė tė kundėrtėn, pėrmbyllja e mbikėqyrjes paraqet vetėm simbolikė.
Nuk ėshtė e thėnė tė ndodhė vetėm shfaqja dhe angazhimi konstruktiv nė realizimin e synimeve strategjike tė njė politike tė jashtme, por pėr kėtė duhet edhe konsensus, planifikim, konsistencė dhe vendosmėri. Marrė sė bashku, asnjė nga kėto nuk po shihen, dhe nė fakt nė politikėn e brendshme tė vendit tonė po ngecin nė masė.
Rregulli i njėjtė vlen nė secilin nivel, nė rast se Beogradi dėshiron tė mbajė veriun si ēėshtje njėkohėsisht tė hapur dhe tė ngrirė pėr ta shfrytėzuar kur ti konvenojė njėsoj, dhe marrėdhėniet e tensionuara Kosovė - Serbi e mbajnė rajonin njė vrimė tė zezė nė Ballkan.
Me qėndrimin e saj, kancelarja Merkel ka provuar ta disiplinojė Beogradin se kjo nuk ėshtė as rruga as mėnyra pėr tė ecur drejt Bashkimit Evropian. Mirėpo, nė anėn tjetėr pėr rrjedhojė, Kosova duhet tė tregohet akoma mė e vendosur se nuk e pranon kushtėzimin nga Serbia nė asnjė rrethanė dhe pėr asnjė synim. Ndryshe, ne po e shohim angazhimin e vazhdueshėm nė dialog, por, njėkohėsisht, po shohim edhe devalvimin e qėndrimeve tona si subjekt ndėrkombėtar.
Sovraniteti dhe funksionaliteti i qeverisjes lokale v.s. Tregtimi
Dihet botėrisht se pėrpunimi dhe pranimi i provizioneve tė Pakos sė Ahtisarit, ka qenė njė lloj tregtimi midis realizimit tė qėllimit tė Republikės sė Kosovės pėr tė shpallur dhe pėr tė gjetur njohje tė pavarėsisė, dhe qėllimeve tė shteteve mike tė Kosovės, pėr ti dhėnė fund dilemės se a duhet tė ekzistojė Kosova si shtet apo jo.
Me synim zbutjen e kundėrshtimit tė egėr tė pavarėsisė nga shtetet e mėdha me tė drejtė vetoje nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara, por edhe eliminimin e argumentit tė Beogradit pėr gjoja ekzistencėn e rrezikuar tė komunitetit serb nė Kosovė, ne kemi pranuar aranzhmane tė cilat tejkalojnė modelet e shumė demokracive perėndimore, pėrkitazi me komunitetet joshumicė dhe tė vetėqeverisjes komunale. Se a ėshtė bėrė njė tregti e mirė apo jo, kjo temė edhe pėr njė kohė do ta ngacmojė politikėn nė Kosovė.
Megjithatė, ne duhet ti kthehemi aktualitetit pasi qė tashmė kjo i takon sė kaluarės.
Aktualisht, pėrfundimi i pavarėsisė sė mbikėqyrur pėr Kosovėn, hap shumė tema e pėrgjegjėsi, pėrballė te cilave, Republika e Kosovės, si shteti mė i ri nė botė, duhet tė tregohet sovrane, serioze dhe, pėrgjithėsisht, pėrmes politikave konkrete, ndėrtuese e pavarur e fatit dhe tė sė ardhmes sė saj.
Nė kėtė aspekt, shumė ēėshtje janė tė ndėrlidhura njėra me tjetrėn.
Mė 31 janar tė kėtij viti, Parlamenti i Kosovės miratoi Rezolutėn, e cila, ndėr tė tjera, synon pėrfundimin e pavarėsisė sė mbikėqyrur pėr Kosovėn.
Duke e pasur pėr bazė rėndėsinė e veprimit tė shpejtė, nė kėtė rast, Qeveria e Republikės sė Kosovės do tė duhej tė ndėrmarrė hapa konkretė drejt integrimit tė veriut tė Kosovės dhe konsolidimit tė pushtetit lokal atje. Qeveria e Kosovės duhet qė tė kėrkojė qė, si pjesė e pakos sė pėrfundimit tė pavarėsisė sė mbikėqyrur, sa mė shpejt tė mbahen edhe zgjedhjet e lira e demokratike nė komunat veriore tė Republikės sė Kosovės dhe qė sa mė shpejtė tė pėrcaktohet data mbajtjes sė kėtyre zgjedhjeve nė mėnyrė qė tė dalin institucione demokratike.
Opinioni publik ka qenė dhe ėshtė nė dijeni se qė nga pranvera e vitit 2008 e mė tutje nė vitin 2009, ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka kėrkuar qė institucionet e vendit tė kenė njė strategji integruese pėr veriun, me kurs tė qartė, me veprime konkrete dhe nė funksion tė pavarėsisė. Megjithėse me vonesa tė shumta, Qeveria e Kosovės e ka kuptuar qė pėr integrimin e veriut duhet tė ketė njė strategji integruese.
Nė kėtė aspekt, nė kuadėr tė strategjisė integruese tė Republikės sė Kosovės, ėshtė me rėndėsi tė veēantė qė institucionet pėrkatėse tė krijojnė njė politikė proaktive me strategji tė saktė pėr komunat veriore duke parandaluar agjenda dhe planet tjera si ato tė presidentit tė Serbisė.
Nė kėtė aspekt ėshtė jetike qė Kosova tė veprojė sa ma shpejt me:
veprime politike dhe demokratike qė, pėrmes zgjedhjeve tė krijohen institucionet e pushtetit lokal dhe tė ushtrohen pėrgjegjėsitė kushtetuese;
pjesėn financiare dhe investuese qė do tė shtrinte shėrbimet publike nė atė pjesė tė vendit;
sundim tė ligjit, qė do tė rregullonte dhe do tė funksionalizonte rendin qytetar nė atė pjesė.
Kjo duhet tė ndodhė, pasi qė nė kėtė vit do tė ketė edhe njė vlerėsim rreth funksionit tė reformave nė pushtetin lokal dhe decentralizmin, dhe nuk duhet qė si rrjedhojė e mosfunksionalizimit tė komunave nė tė gjithė vendin dhe, mbi tė gjitha, moszbatimin e Kushtetutės, tė marrim njė vlerėsim negativ.
Oferta e tanishme pėrmes Dokumentit tė Ahtisaarit dhe Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, ėshtė korniza e vetme dhe mė gjeneroze qė pa dyshim do tė mund tė ishte zgjidhje pėr ēėshtjen e veriut. Ėshtė jetike qė debati rreth pushtetit lokal tė kalojė nga aspekti politik nė atė zhvillimor.
(Autori ėshtė kėshilltar i kryetarit Ramush Haradinaj dhe anėtar i Kryesisė sė AAK-sė)
Tash-po-thom (Kosove): 06-02-2012 21:17
EULEX paraqitu nė Kuvend
Si Republika Serbe e Krajinės
Ti pėrkrahim apo tua mbyllim gojėn spiunėve?
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 66 vota
Piramidat | 24 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 