| Prishtinė | ![]() |
| 15° |

Zana Zeqiri - Rudi
Ėshtė i mirėpritur vlerėsimi i Grupit Ndėrkombėtar Drejtues (GND) mė 24 janar pėr pėrfundimin e pavarėsisė sė mbikėqyrur. Punė do tė ketė ende para se Kosova tė diplomojė nga kujdestaria ndėrkombėtare, por konsiderohet qė Kosova ka hyrė nė fazėn e rėndėsishme tė pavarėsisė jo vetėm nga Serbia por edhe nga mbikėqyrja ndėrkombėtare e mandatuar me Propozimin Gjithėpėrfshirės tė ish-Presidentit Ahtisaari.
Menjėherė pas shpalljes sė pavarėsisė, grupi i shteteve mike tė Kosovės qė kanė njohur Kosovėn, me kėrkesėn e liderėve tė Kosovės e formuan GND-nė. Qėllimi i GND-sė ėshtė pėrkrahja e plotė gjatė zbatimit tė Propozimit Gjithėpėrfshirės pėrmes Pėrfaqėsuesit Ndėrkombėtar Civil (PNC). PNC jep pėrkrahje institucionale drejt zhvillimit demokratik tė vendit, drejt qeverisjes sė mirė, respektimit tė multietnicitetit dhe sundimit tė ligjit nė gjithė Kosovėn.
Tani pas vlerėsimit pozitiv tė GND-sė, mendjen e vėrshojnė pyetjet si: ēfarė kėrkohet saktėsisht nga Kosova? Cilat janė pritjet tona kundrejt atyre tė misioneve ndėrkombėtare evropiane dhe botėrore? Kur konsiderohet se ka diplomuar Kosova: kur ikėn PNC apo UNMIK-u? Nėse ende punė ka mbetur, ēfarė nėnkupton pėrfundimi i misionit tė PNC-sė? A pėrfundoi me kaq kujdestaria ndėrkombėtare apo vetėm po ia lėshon rrugėn njė kujdestarie tjetėr?
A vėshtirėsohet vėnia e veriut nėn kontroll pas ikjes sė PNC-sė?
Sidoqoftė, lajmi pozitiv nga ky grup shtetesh u mirėprit nga qeveria dhe nga publiku i gjerė. Nė prag tė katėr vjetorit tė pavarėsisė, ky lajm i jep edhe njė validitet shtetėsisė sonė dhe ndoshta arsye shtesė vendeve hezituese qė tė na njohin. Nė bashkėpunim me PNC-nė, qeveria ka identifikuar ndryshimet tė cilat kėrkohen, katėr kapituj tė Kushtetutės dhe 21 ligje. Kapitujt nė fjalė janė kapitulli mbi: komunitetet, Kuvendin e Kosovės, Propozimin Gjithėpėrfshirės, dhe PNC. Ndėrsa disa nga 21 ligjet qė do tė amendamentohen pėrfshijnė: Ligji pėr Dhomėn e Posaēme tė Gjykatės Supreme pėr Ēėshtjet Lidhur me AKP-nė, pėr Lirinė Fetare nė Kosovė, pėr Mbrojtjen dhe Promovimin e tė drejtave tė Komuniteteve, Ligji pėr Shtetėsinė, Ndėrmarrjet Publike, dhe mbi Gjykatėn Kushtetuese. Ėshtė menduar qė tė gjitha kėto ndryshime tė pėrgatiten nė njė pako pėr miratim tė pėrbashkėt.
Me gjithė suksesin nė pėrmbushjen e obligimeve qė dalin nga Propozimi Gjithėpėrfshirės, decentralizimi mbetet i papėrfunduar. Me rezistimin serb ndaj themelimit tė komunės sė Mitrovicės veriore dhe me funksionimin e strukturave paralele serbe, veriu mbetet si ēėshtje e ndjeshme e papėrfunduar. Me ikjen e PNC-sė, mbetet tė shihet se si do tė operacionalizohet themelimi i komunės dhe shtrirja e sundimit tė ligjit edhe nė veri.
Ikja e PNC-sė mund tė dėmtojė Kosovėn pėr shkak se ikė i vetmi mision qė na njeh zyrtarisht dhe i lė misionet tė cilat nuk kanė konsensus ndaj shtetėsisė sonė.
Ndėrsa, nė rrafshin ligjor, mjaft debat zhvillohet edhe rreth ligjeve qė dalin nga Propozimi Gjithėpėrfshirės, pėr Hoēėn e Madhe dhe Qendrėn Historike tė Prizrenit. Me gjithė mbrojtjen kushtetuese qė u garantohet tė gjitha grupeve fetare, ėshtė njė mendim i gjerė qė Kishės Ortodokse Serbe i ėshtė dhėnė njė rol jo-proporcional kundrejt grupeve tjera. Mundėsia e drejtės sė vetos nga Kisha Ortodokse Serbe nė vendimet e asamblesė lokale mbi qendrėn historike, paraqitet si ide shqetėsuese nė opinionin publik. Sidomos, kur dihet se nė Prizren jeton njė numėr relativisht i vogėl i anėtarėve tė komunitetit serb, ndėrsa ky qytet zė vend tė rėndėsishėm nė historinė shqiptare.
Me gjithė debatin e nxehtė qė po ndodh nė Kosovė, dhe ndoshta kompromisi duket larg, duhet tė tėrhiqemi disa hapa prapa dhe tė shikojmė se sa jemi pjekur si shoqėri. Krahas zhvillimit dhe reformave institucionale, vėrehet njė maturi edhe nga shoqėria civile, e cila po shėrben si bilanci mė i mirė pėr funksionim normal tė shtetit tonė. Me bindje kėrkohet pėrgjegjshmėri nga qeveria qendrore dhe lokale e sidomos kur nė pyetje janė ligjet qė dalin nga Propozimi Gjithėpėrfshirės. Vėmendshmėri e thellė kėrkohet edhe nga deputetėt nė Kuvendin e Kosovės, qė leximet e kėtyre ligjeve tė shihen me shikim afatgjatė dhe nė interesin e tė gjitha komuniteteve, grupeve fetare, dhe grupeve tė tjera tė interesit.
Me gjithė maturinė institucionale dhe shoqėrore, a jemi gati pėr diplomim? Mendimi mund tė ndahet nė katėr linja:
i) diplomimi ka ndodhur qysh mė 1999, kur Kosova u lind si subjekt i ndarė nga Serbia dhe mori obligime qė i ngjasonin atyre shtetėrore;
ii) diplomimi ka ndodhur kur Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran mė 17 shkurt 2008 dhe u shpreh e gatshme dhe e vullnetshme pėr tė qenė shtet i pavarur, me popullsi multietnike, integritet territorial, dhe vullnet pėr tė hyrė nė marrėdhėnie ndėrkombėtare. Kosova diplomoi nė transicion, dhe atė jo vetėm nė transicion tė pasluftės, por edhe tė paskomunizmit;
iii) diplomimi ndodhi me vendimin e GND-sė qė Kosova ėshtė nė fazė tė re ku mund tė funksionojė si shtet pa mbikėqyrjen ndėrkombėtare;
iv) diplomimi nuk ka ndodhur ende. Kjo linjė e mendimit lė tė kuptojė qė Kosova mori njė nivel tė pėrgatitjes profesionale ngjashėm me atė tė shkollės sė lartė; dhe se
v) Kosova si e tillė ka diplomuar, por po braktiset nga miqtė pikėrisht kur duhet dhėnė provimin nė veri.
Pėr provimin nė veri duhet pėrgatitur bashkėrisht, ngase nevojitet pėrkrahje e gjerė pėr tu pėrgatitur pėr atė, burimet e sė cilės nuk i kemi nėn kontroll.
Pavarėsisht, shkallės sė pėrgatitjes profesionale duhet nėnkuptuar qė Kosova ėshtė shtet i ri. Por, pėrkushtimi institucional dhe shoqėror pėr ti shėrbyer popullit, pėr tė mbrojtur integritetin territorial dhe pėr bashkėpunim ndėrkombėtar ėshtė i veēantė. Kosova, si njė shtet nė formim, kishte pranuar njė plan mjaft ambicioz, posaēėrisht lidhur me decentralizimin.
Tani, katėr vjet mė vonė, e shohim se Kosova qėndron afėr pėrfundimit tė implementimit tė kėtij plani kompleks. Sot, kemi komuna funksionale, tė cilat i shėrbejnė dhe i pėrgjigjen popullatės lokale. Por ėshtė e drejtė tė kėrkohet pjekuri politike dhe shoqėrore, opozitė dhe shoqėri civile aktive dhe tė interesuar. Ndėrtimi i njė shteti me reforma gjithėpėrfshirėse, gjithnjė duke reflektuar vlerat mė tė larta Evropiane, nuk ėshtė proces i lehtė dhe pa sfida pėr tė diplomuar. Por, jemi tė pozicionuar strategjikisht, me vullnetin tonė tė mirė, me ndihmėn dhe vėmendjen ndėrkombėtare pėrkundėr krizės globale ekonomike dhe konflikteve e reja aktive dhe tė mundshme.
EULEX paraqitu nė Kuvend
Si Republika Serbe e Krajinės
Ti pėrkrahim apo tua mbyllim gojėn spiunėve?
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 66 vota
Piramidat | 24 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 