| Prishtinė | ![]() |
| 15° |

Agon Nixha
Nė shtetet qė janė shembull i demokracisė, politikėbėrėsit pėr ēdo lloj politike qė hartojnė mundohen qė e njėjta tė ketė njė rreze sa mė tė madhe tė pėrfshirjes nė aspektin e pėrmirėsimit tė mirėqenies qytetare. Nė anėn tjetėr, nė tė dikurquajturėn Republikė e Kosovės (sipas kryenegociatores, me gjasė) ėshtė duke ndodhur e kundėrta; ėshtė duke u krijuar pėrshtypja qė njė amalgamė pushtetarėsh gjithnjė po ngulmojnė tė hartojnė politika qė kanė rreze sa mė tė madhe tė pėrfshirjes pėr tė degraduar mirėqenien e qytetarėve deri nė atė masė sa tu cenohen edhe kushtet bazike tė jetesės.
Ani pse ata vetė sillen dhe jetojnė nė stilin e monarkėve tė shekullit XVI kur proklamohej koncepti i absolutizmit qė tregonte pakontestueshmėrinė e fuqisė sė tyre. Pėr ta ilustruar kėtė do tė bazohem vetėm nė disa shembuj se si ndikohem unė dhe shumė qytetarė tjerė nga politikat e tyre kėto ditė dimri.
KEK-u, korporata e suksesshme e mbasluftės, pa ndonjė lajmėrim paraprak, pėrkundėr borės sė madhe dhe temperaturave ekstreme qė po mbretėrojnė nė kėtė fillim shkurti, nė fund tė janarit ka vendosur tė ndėrmarrė njė aksion qė ka pėr qėllim tua kėpusė rrymėn qytetarėve qė kanė obligime ndaj kėsaj korporate, besa edhe atyre qė i kanė obligimet hiē mė shumė se 100 euro. E bėjnė kėtė pa kurrfarė marre, edhe pse nė muajt e fundit faturimi ėshtė bėrė paushall, si rezultat i mosregjistrimit tė numrave nė njėsorė.
Kjo kėputje mė pastaj shkakton njė efekt zinxhiror qė u afekton qytetarėve kryerjen e nevojave esenciale. Vlen tė ceket fakti se KEK-u aplikon standarde tė dyfishta, sepse prej kėtij ndėshkimi pėrjashtim bėjnė tė afėrmit e pushtetarėve dhe bizneset qė ua financojnė fushatat politike. Me gjasė, subvencionimi i KEK-ut nga qeveria ėshtė ndaluar, dhe si rrjedhojė mjetet e buxhetit janė rialokuar pėr ta financuar rrugėn e kombit qė shumė kollaj mund tė thellojė hendekun buxhetor edhe mė tej.
Tjetra, dėbora i zuri tė papėrgatitur pėrgjegjėsit pėr pastrimin e rrugėve. Mungesa e gatishmėrisė vėshtirėsoi lėvizjen e qytetarėve, krijoi aksidente automjetesh, vonesa nė punė tek ata qė punojnė dhe shumė pasoja tė tjera. Dikush mund tė arsyetohet se ėshtė diēka qė e ka sjellė natyra edhe rrjedhimisht ėshtė vėshtirė tė planifikohet. Thėnė tė drejtėn, nė gjeografinė elementare tė mėsuar nė shkolla fillore na u ėshtė mėsuar qė dimri nė Kosovė karakterizohet me borė dhe me temperatura tė ulėta, kėshtu qė moti i ditėve tė sotme nė Kosovė nuk hyn nė kategorinė e katastrofave natyrore qė vėshtirė planifikohen. Thėnė ndryshe, ky kaos i shkaktuar nga bora nė asnjė moment nuk e justifikon mungesėn e reagimit nga institucionet pėrgjegjėse pėr pastrimin e rrugėve.
Pėr mė shumė, shumė studentė tė Universitetit tė Prishtinės, nė kėtė afat tė provimeve si dhe nė shumė tė tjera, presin me orė pėr tė hyrė nė provime dhe shpesh ndodh qė provimet tu shtyhen pa paralajmėrim paraprak; maltretohen duke u sorollatur andej kėndej nė kėtė borė vetėm pėr tė marrė njė notė qė nė tė shumtėn e rasteve ėshtė arbitrare; kanė mungesė tė sallave adekuate pėr tu pėrgatitur dhe kėshtu kalojnė nėpėr shumė peripeci tė tjera tė cilat bėjnė qė kėta studentė tė mos e mendojnė Universitetin si njė tempull tė dijenxėnies, por si njė vend qė shkakton ankth pėr ta. Edhe kjo gjendje e krijuar ėshtė produkt i pushtetarėve, tė cilėt nė sajė tė politikave tė motivuara me qėllime populliste e kanė katandisur Universitetin e Prishtinės deri nė kėtė nivel.
Shtoju kėtyre problemeve edhe problemet kronike, si: papunėsia, varfėria, shėndetėsia, mungesa e sundimit tė ligjit, etj., prej tė cilave direkt ndikohen qytetarėt e Kosovės, atėherė politikat qė i hartojnė me tė vėrtetė nuk shkojnė drejt pėrmirėsimit tė mirėqenies qytetare. E kur kihen parasysh tė gjitha kėto qė janė esenciale pėr funksionim tė shtetit dhe tė njeriut, ec e mos fol pėr politikė. Nė momentin qė zgjohemi, ēfarėdo qė bėjmė, nė njė formė apo tjetėr, ndikohemi nga politika e kėtyre pushtetarėve andaj edhe bisedat e qytetarėve nė tė shumtėn e kohės kanė bazė politike. Sa mė shumė politika tė hartuara nė tė mirė tė qytetarėve, aq mė pak qytetarė do tė ēajnė kokėn pėr politikė dhe do ti kanalizojnė forcat e tyre nė profesionet e tyre.
EULEX paraqitu nė Kuvend
Si Republika Serbe e Krajinės
Ti pėrkrahim apo tua mbyllim gojėn spiunėve?
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 66 vota
Piramidat | 24 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 