| Prishtinė | ![]() |
| 15° |

Muhamer Pajaziti
Opinioni kosovar ditėve tė fundit ėshtė tronditur nga njė raport i dalė nga Komisioni Evropian (KE) lidhur me rrezikun e produkteve vendore qė kultivohen nėpėr tokat e Kosovės. Raporti hulumtues vlerėsohet tė jetė njė hulumtim me shumė pikėpyetje dhe prapavija, qė mund tė rezultojė i pavlefshėm nė aspektin shkencor.
Eksperti ndėrkombėtar Uolfgang Spyra mban vulėn e hulumtimit qė nxin tokėn e Kosovės dhe qė alarmon qytetarin e Kosovės pėr tė mos konsumuar produktet e kultivuara vendore. Ky raport duket tejet i implikuar dhe me dilema, duke pasur parasysh faktin kur Kosova dhe qytetarėt e saj janė vetėdijesuar pėrmes njė fushate pėr tė hequr dorė nga produktet qė kanė si adresė importi Serbinė fqinje.
Nė periudhėn kur organizohen protesta pėr bllokimin e mallrave serbe, rrokullisen maunet e tregtarėve e qarqeve tė biznesit serbo-shqiptare, kur produktet serbe nuk preferohen pėr konsum nėpėr dyqanet e Kosovės, megjithatė edhe tėrė kjo mė shumė ėshtė krijuar si pėrshtypje nė dukje tė parė, pasi qė mallrat serbe me qindra miliona po hyjnė nė tregun e Kosovės. Andaj iu takon studiuesve dhe instituteve tė Kosovės qė tė rrėzojnė nė aspektin shkencor me mostra tė supervizuara raportin e Spyrės.
Raporti sa duket alarmues, ai ėshtė edhe tmerrues, duke pohuar tė dhėna se gjoja toka e bukės e Kosovės ėshtė e helmuar dhe konsumimi i produkteve bujqėsore tė vendit paraqet rrezik real permanent pėr jetėn e kosovarėve.
Raporti i Komisionit Evropian (EULUP) ėshtė bazuar tek 1000 mostra tė marra nga tokat bujqėsore ku janė tė pėrqendruara mė shumė aktivitetet e industrisė sė mineraleve. Pas biotesteve vetėm rreth 12 pėr qind kanė rezultuar me efekte negative nė rritjen e bimės brassica sedativum nė biotest.
Gjithashtu, ky raport vjen nė kohėn kur shteti i ri po bėn pėrpjekje pėr tė stimuluar, subvencionuar sado pak prodhimet vendore, sidomos ato bujqėsore pėr tė stopuar nė njė masė invadimin e produkteve fqinje si dhe ato tė Lindjes sė Mesme, tė cilat deri mė tani nuk janė analizuar mirėfilli nga KE-ja apo ndonjė institucion tjetėr relevant qė merret me ēėshtjet e tregut tė brendshėm.
KE tė analizojė produktet e importuara
Studimi i shumėpėrfolur atakoi ashpėr prodhimet vendore, produktet pėr konsum tė cilat kontrollohen maksimalisht dhe pamėshirshėm nga institucionet kompetente kosovare, ndėrsa nuk gjenden mekanizma pėr tė kontrolluar produktet tė cilat importohen nėpėrmjet rrugėve ilegale nė Kosovė.
Ėshtė evidente se prodhuesit kosovarė kohėve tė fundit kanė arritur ti plotėsojnė standardet evropiane pėr sigurinė dhe cilėsinė e ushqimit, edhe pse realisht mbetet akoma punė pėr tu bėrė nė kėtė drejtim, kur merret parasysh fakti se Kosova ėshtė shtet i ri dhe akoma nuk funksionojnė si duhet agjencitė e standardizimit, akreditimit, metrologjisė, certifikimit etj.
Raportet e KE-sė janė tė mirėseardhura pėr faktin se janė nė interes tė qytetarėve, mirėpo do tė ishte mirė tė analizohen edhe produktet e importit, sidomos produktet kineze, duke pėrfshirė lodrat e fėmijėve, gotat plastike dhe tė materialeve tjera, por edhe shumė produkte qė nė vendet e BE-sė i kanė dyert e mbyllura pėr faktin se pėrmbajnė kemikalie tė dėmshme, metaleve fatale, benzenė, toulen, fenol, etj. Produkte tė cilat shkaktojnė alergji, probleme nė frymėmarrje dhe ērregullime hormonale tek fėmijėt.
Do tė ishte mirė tė analizoheshin edhe produktet e mishit por edhe produkte tjera pėr konsum tė cilat vijnė nga India, Brazili, Meksika, dhe vende tjera tė rajonit me afate tė skadencės tė falsifikuara tė cilat pėrfundojnė nė supermarketet e Kosovė dhe pastaj nė kuzhinat e kosovarėve.
Nėse jo Komisioni Evropian, atėherė institucionet kompetente kosovare duhet tė ndėrmarrin njė fushatė alarmuese dhe sensibilizuese, pėr kėto produkte qė ēdo ditė rrezikojnė jetėn e qindra qytetarėve nė Kosovė. Duhet tė realizohen operacione masive pėr tė shmangur nga tregjet produktet e tilla me shkallė tė lartė tė rrezikshmėrisė.
Rreziku nga produktet serbe dhe ato tė rajonit
Fatkeqėsisht tregu i Kosovės ėshtė pushtuar nga mallrat ushqimore, qė janė pjesė e kontrabandės sė karvanėve tė trafikantėve multietnikė.
Veriu i Kosovės ėshtė pika nevralgjike e kėtij krimi tė organizuar, ku edhe mė tutje hyjnė mallra serbe, duke pėrfshirė ushqime, ilaēe dhe produkte tjera pėr konsum tė pėrditshėm, por qė janė pjesė e falsifikimeve tė ndryshme, me afate tė skaduara apo qė rrezikojnė pėr ēdo ditė jetėn e kosovarėve.
Mallra me tiketa tė tilla nė mėngjes i gjejmė nėpėr depot dhe dyqanet anembanė Kosovės, ndėrsa qytetari i varfėr ėshtė i prirė tė vrapojė pas ēmimit mė tė volitshėm, pėr disa centė mė lirė.
Kohė mė parė monitoruesit e sistemit farmaceutik nė Ministrinė e Shėndetėsisė kanė raportuar se rreth 25 pėr qind e barnave nė tregun kosovar kontrabandohen dhe hyjnė prej kanaleve jo tė autorizuara pėr shitje.
Disa javė mė parė u zbulua prodhuesi i palicencuar dhe klandestin i pijeve tė mirėnjohura alkoolike, me shkallė tė lartė rrezikshmėrie. Gjithashtu nė Maqedoni policia zbuloi njė prodhues tė vajit tė falsifikuar, me lėndė tė parė tejet tė dyshimtė. Grupi i organizuar po vendoste tiketat e markave mė tė njohura tė prodhuesve rajonalė tė vajit, ndėrsa konsumatori i gjerė i beson tiketės sė vendosur se gjoja po furnizohet me mall tė mirė e tė lirė.
Pėr kėto mallra u tha se kishin si destinacion edhe tregun e Kosovės, ku sigurohej vazhdimisht plasman i mirė dhe pėrfitime tė majme, ndėrsa nė anėn tjetėr po shkatėrrohet qytetari.
Inspektoratet shėndetėsore dhe sanitare nė Kosovė duhet tė ndjekin kėto pista tė lansuara dhe tė godasin kėto dukuri qė po ua shkurtojnė jetėn qindra mijėra familjeve. Ndėrsa prodhuesit kosovarė duhet tė ndihmohen, inkurajohen, tė stimulohet prodhimi vendor si njė faktor i rėndėsishėm pėr zhvillimin ekonomik tė vendit.
(Autori ėshtė ligjėrues nė Kolegjin ISPE)
gala (Prishtine): 23-02-2012 16:28
Lina (Prishtine): 22-02-2012 16:16
Besi (Shqiptari): 15-02-2012 22:47
Besi (Shqiptaristan): 15-02-2012 22:36
gjilan(asi) (gjilan): 13-02-2012 13:54
gjilan(asi) (gjilan): 13-02-2012 12:34
EULEX paraqitu nė Kuvend
Si Republika Serbe e Krajinės
Ti pėrkrahim apo tua mbyllim gojėn spiunėve?
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 66 vota
Piramidat | 24 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 