| Prishtinė | ![]() |
| 15° |

Sadri Ramabaja
Trysnia nė rritje qė po ushtrohet ndaj Greqisė pėr tė miratuar mė nė fund masat pėr shpėtimin e vendit nga falimentimi dhe flakja nga eurozona, ka marrė pėrmasa dramatike. Shpėtimtarėt, duke filluar nga Qeveria gjermane, pastaj vendet tjera europerendimore, e ndjejnė lodhjen me kėtė kanar jugor tė BE-sė. Ata tashmė janė shndėrruar, me tė drejtė apo jo, nė gjykatės politikė. Falimentimin e shohin si process tė pashmangshėm. Ndėrkohė preferojnė tė flasin pėr rrugėt qė do tė duhej tė ndiqeshin pėr njė falimentim tė kontrolluar tė Greqisė.
Kėshillat dhe qortimet nga Berlini, Rekiaviku etj., Athinės i duken mė shumė se tallje. Zemėrimi merr zjarr pas kėrkesės publke tė ministrit gjerman tė Financave pėr shtyrje tė zgjdhjeve. Ndėrkaq, kjo kėrkesė erdhi pasi teknokratėt evropianė u shokuan nga pamjet e shpėrfaqura tė tė zemruarve dhe indinjuarve grekė nė ekranet televizive dhe rrjetin social, gjatė orėve tė asaj mbrėmje, kur parlamentarėt po i nėnshtroheshin diktatit tė Brukselit, duke votuar pro masave shtrėnguse qė prekin jetėn e qytetarėve. Se si do tė votojė populli, pėr politikanėt evropianė tashmė ėshtė e qartė, prandaj kėrkojnė qė zėri i tij hė pėr hė tė mbytet.
Presidenti grek Karolos Papoulias pa arritur tė frenojė emocionet, shpėrthen me retorikėn tipike pėr politikanėt e pėrēmuar deri dje tė pėrkdhelur sė tepėrmi. Por ky shpėrthim emocional dhe nacionalist, vjen tek atėherė kur e sheh se ku ėshtė katandisur vendi. Kush ėshtė zotri Shojble, qė e trajton Greqinė tė sėmurė? Kush janė holandezėt? Kush janė finlandezėt?, shprehet ai plot mllef e i papėrmbajtur gjatė njė takimi me ministrin e Mbrojtjes dhe pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė ushtrisė greke.
Ky zemėrim atipik pėr njė 82-vjeēar, erdhi pikėrisht ndaj kėtyre vendeve, meqė ato kishin kėrkuar qė dhėnia e 130 miliardė euorove ndihmė Greqisė nga ana e BE e paraparė pėr ditėt nė vijim, tė shtyhet deri nė prill, pas zgjedhjeve tė parapara pėr prill.
Shpėtimi i Greqisė, plan i parealizueshėm
Sipas analizave tė fundit tė treshes (BE, BQE dhe FMN) ndihmat e planifikuara nuk pėrballojnė dot shlyerjen e borxheve dhe disiplinimin afatgjatė tė politikave financiare greke. Ky ishte pėrfundimi i telekonferencės qė kishin ministrat e financave tė vendeve tė UE-sė gjatė tė mėrkurės qė lam pas. Sipas diplomatėve, gjendja e borxhit deri nė vitin 2020, pėrkundėr programit tė ndihmave dhe shlyrjes sė pjesėshme nga ana e huadhėnsve, mbetet sėrish mbi 125% tė bruto-prodhimit kombėtar (BPK).
Njė diplomat ka pohuar si tė saktė raportin e tė pėrditshmes prestigjize franceze Le Mond, se me gjithė masat e parapara, gjendja e borxhit publik nuk do tė bjerė nėn 129% tė BPK, pavarėsisht asaj se treshja planifikonte qė deri nė vitin 2020 ta pėrkufizojė atė nėn 120% tė BPK.
Ishin pikėrisht kėto dilema qė e shtrėnguan kryesusein e grupit evropian, kryeministrin e Luksemburgut, Jean-Claude Juncker, qė tė deklarohet tė mėrkurėn nė mbrėmje se tek tė hėnėn do tė marin vendimet e duhura pėr paketėn ndihmėse pėr Greqinė dhe atė pas konsultave shtesė me ministrant e eurozonės.
Pas protestave massive tė qytetarėve grekė dhe paralajmrimeve pėr njė pranverė tepėr tė mxehtė politike, huadhėnsit kėrkojnė garanci shtesė me shkrim prej dy udhėheqėsve tė dy forcave mė tė mėdha politike greke, qė aktualisht janė bartėset e qeverisė teknike, Giorgios Papandreou (Pasok) dhe Antonis Samaras (Nea Dimokratia). Pėrmes kėsaj garancie ata do tė duhej tė siguronin huadhėnėsit se, politika e kursimeve dhe masave shtrėnguese financiare, qė nėnkupton shkurtim tė mėtutjeshėm tė fondeve pėr ēėshtje publike, sociale, arsim, zvogėlim pensionesh etj., do tė vazhdojė tė mbetet strumbullar i politikės greke edhe pas zgjedhjeve, pavarėsisht kush i fiton ato.
Samarasi, partia e tė cilit mbetet nė tė gjitha anketat si forca politike numėr njė nė Greqi, por sipas tė gjitha gjasave pa mundėsinė qė tė qeverisė e vetme, bėn pėrpjekje tė lėrė njė derė tė vogėl dalėse, qė tė mos respektohet pakoja ndihmėse, respektivisht qė i lė shtetit hapėsirė pėr tė kėrkuar modifikimin e saj nė njė program konjuktural me peshė prej disa miliardash dhe dhėnie tė Eurobonave nė kohė e rrethana mė tė pėrshtatshme pėr Greqinė.
Por, krahas anketave qė flasin pėr fitoren e mundshme tė konservatorėve grek (Nea Dimokratia), qė nė fakt ėshtė ndėr shkaktarėt kryesorė tė kėsaj gjendjje ku ndodhet Greqia sot, gjithnjė e mė shumė shtohen zėrat qė flasin pėr njė pėrmbysje politike tė pritshme nė Greqi, duke sjellė nė skenė forcat politike qė tashmė janė pozicionuar pėr largimin e Greqisė nga Eurozona dhe mosnjohjen e borxheve.
Kėto janė arsyet e vėrteta qė kanė brė qė tė fitojė nė peshė gjykimi pėr shtyrjen e marrjes sė vendimit lidhur me paketėn ndihmėse tek pas zgjedhjeve qė po afrojnė. Ky fakt dhe shtrirja e mundshme e krizės edhe nė shtetet tjera tė eurozonės, e bėn planin pėr shpėtimin e Greqisė pothuajse tė parealizueshėm.
Greqia si flakadan i mundshėm i pranverės evropiane
Por, masat shtrėnguese qė ndėrmori Parlamenti grek para sė gjithash prekin njerėzit e vegjėl (punėtorėt, shtresėn e mesme, tė papunėt ). Ky ėshtė ligji i ekonomisė neoliberlae. Ndėrkohė shkalla e papunėsisė nė Greqi zyrtarisht thuhet se ka mbrritur nė 19.2%. Sistemi shėndetėsor lėngon rend madje edhe sallat e operacioneve po mbyllen, meqė nuk lejohet tė angazhohet personel i ri. Shkollat ka kohė qė janė shtrėnguar t`i mbyllin kuzhinat pėr fėmijėet qė kishin nevojė pėr ushqim shtesė. Numri i akteve tė vetėvrasjes ka shėnuar gjithashtu ngjitje drastike.
Bazuar nė fuqinė shtrėnguese dhe mundėsitė reale pėr vendimmarrje, Komisioni Evropian qysh tashti mund tė thuhet se ka marrė frenjtė e shtetit grek nė duart e tij, ndėrkaq institucionet demokratike mbesin tutje si fasadė. Aplikimi i protektoratit sipas modelit kosovar, mbetet ēėshtje e njohjes formale.
Nė historinė moderne tė shteteve, tė mbarsur me rėnie ngjitje, krizat kanė prodhuar edhe efekte pozitive. Duket se kriza aktuale financiare, ekonomike, politike, morale qė ka kapluar Greqinė dhe jo vetėm atė, mund tė konsiderohet si njė fillim i ri nė jetėn politike greke, qė flet shumė edhe pėr gjithė skenėn politike evropiane. Gjasat janė pėr njė rilindje demokratike greke, si flakadan i pranverės evropiane.
Jo gjithmonė kthesat historike i kanė prodhuar qendrat e perandorive. Edhe periferia e BE-sė mund tė shėrbejnė fare mirė si model pėr njė dalje nga rrethi vicioz i krizave, si produkt i neoliberlizmit ekstrem tė kėtyre tre dhjetvjeēarėve tė fundit. Pranvera evropiane lehtė mund tė zėrė fill nė Greqi, ndėrkaq njė rilindje demokratike evropiane duket tė jetė proces i pashmangshėm.
Unioni Evropian ėshtė para sė gjithash projekt politik, qė iu ka sjellė pėr mė se 60 vjet popujve tė Evropės paqė, siguri, demokraci nė ngjitje dhe mirėqenie. UE-ja ėshtė mė shumė se sa njė union ekonomik. Edhe kriza aktuale po dėshmon se UE-ja ka nevojė urgjente pėr politika tė pėrbashkėta tė jashtme dhe tė sigurisė, po aq sa edhe pėr politika tė pėrbashkėta ekonomike.
Nė garėn ndėerkombetare me superfuqitė ekzistuese si SHBA-tė dhe Kina, po edhe ato rajonale nė ngjitje (India, Brazili, Turqia ) BE-ja ka nevojė pēer pėrmbyllje tė procesit tė unifikimit tė saj politik. Asnjėri prej shteteve evropiane mė vete, pavarėsisht fuqisė qė mund tė ketė, i vetėm nuk mund tė pėrballojė kėtė garė, nuk paraqet fare peshe pėrfillėse. Edhe kjo ėshtė njėra prej arsyeve shtesė pėrse Greqia, si pjesa periferike e UE-sė, po rrėshqet pashmangshėm drejt protektoratit.
EULEX paraqitu nė Kuvend
Si Republika Serbe e Krajinės
Ti pėrkrahim apo tua mbyllim gojėn spiunėve?
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 66 vota
Piramidat | 24 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 