Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E martė
22 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
15°
22-02-2012 | 12:21 CET
SHKRUAN
Naim Rrustemi

Viti i zhapinit

Naim Rrustemi

Nė Kosovė ka fituar nė dinamikė llogaritja e viteve sipas kalendarit kinez. Ky vit, sikur edhe disa vite tė tjera, diplomatėt e shteteve tė Quintit, huazuar nga kasta e udhėheqėsve jokreativė tė Kosovės, kanė filluar tė llogarisin vitin si i pėrfundimit tė mbikėqyrjes ndėrkombėtare, por edhe si vit i ndėrrimeve kushtetuese. 2012-ta, nė kalendarin kinez tė zodiakut, ėshtė i shenjės sė dragoit. E me kėtė, plotėsohet vargu se si mendojnė udhėheqėsit jokreativė tė Kosovės dhe vartėsit mendorė tė tyre: tė jemi tė parėt nė ēfarėdo, dhe me kėtė ėshtė hera e parė qė nė vendet me demokraci perėndimore, vitet fillojnė tė numėrohen me kalendar kinez.

“Pėr herė tė parė” nė Kosovė, dhe kėsaj radhe mund edhe tė zgjerohemi gjeografikisht se “pėr herė tė parė” nė Evropė, nga “njerėzit mė tė menēur nė botė”. Prej tyre, disa mund tė kenė kaluar kufijtė shkencorė jo vetėm tė Kosovės por edhe tė Evropės. Qėndrimi i Fan Nolit pėr arsyet e anarkisė kombėtare edhe sot e kėsaj dite mbetet aktual – “kėtu ambiciet janė pa fre e pa kufi, kėtu i padituri i di tė gjitha dhe i pazoti ėshtė i zoti pėr tė gjitha”.

Pėr diplomatėt ndėrkombėtarė tė akredituar nė Kosovė, ėshtė gjė e mirė, sė paku kėrkojnė t’i japin pak shije qėndrimit tė vet nė Kosovė, dhe ta bėjnė edhe politikėn ekzotike. Dhe, e bėjnė nė mėnyrė kineze duke i shutuar edhe pak thellėsinė e mendjeve tė ndritura tė filozofisė kineze. Por, me gjasė edhe po nguten pak se ky vit ėshtė viti i dragoit. Nė kohėt moderne, dragoi ka formėn e zhapinit dhe tė gjarprit. Dragoi e ka gojėn e madhe dhe karakterizohet me atė se mendja nuk i shkon pas asaj qė qet nga goja. Ēfarė ngjashmėrie me ndryshimet kushtetuese dhe vitin e pėrfundimit tė mbikėqyrjes ndėrkombėtare!

Me sloganet e pėrdorura po fillojnė tė na masin me kalendar tė tipit kinez. Sigurisht qė ėshtė njė qasje unike, nuk e mendoj se diku tjetėr nė Evropė ėshtė pėrdorur kalendari kinez.

Nė kalendarin kinez dragoi ėshtė e vetmja shtazė qė nuk ėshtė reale. Nė vitin e ndryshimeve kushtetuese dhe pėrfundimit tė mbikėqyrjes ndėrkombėtare a thua se mund tė pritet qė edhe ndryshimet nuk do tė jenė reale. Ndryshimet kushtetuese bėhen nga shumica, tė njėjtit qė edhe draftuan “pėr herė tė parė” Kushtetutėn e Kosovės. Edhe atėherė patėn thėnė se kjo ėshtė “hera e parė”, “mė e mira nė botė”, “e orientuar drejt ekonomisė sė tregut tė lirė”, dhe nuk e harruan tė na pėrsėrisin edhe sloganin “ka kaluar koha e ekonomisė se planifikuar”. E vlente t’i dėgjoje me vėmendje dhe tė merrje mėsime pėr funksionimin e demokracisė, por nga ana e errėt e saj, si nuk duhet tė flitet nga pozitat kryesore tė vendit. Kur nuk di mė mirė, mos fol – do tė ishte emėrtimi i kuptimit tė komunikuar.

Kushtetuta e Kosovės, aq e mirė dhe “pėr herė tė parė” nė Kosovė. Nuk iu dha rasti qė ta luajė rolin e vet qė e pati. Nuk iu dha kohė tė piqet nė mendjet sė pari tė politikanėve qė kanė pėr obligim ta respektojnė. Kushtetuta e Kosovės nuk ishte fajtore qė politikanėt e Kosovės nuk e respektuan. Nuk u respektua, se nuk deshėn ta respektonin. Kur e respekton, nuk ke fajtorė rezervė. Ndėrrimet nga njerėzit e njėjtė! Nuk ka logjikė qё pėrshkruan situatėn ndryshe pėrpos si hajde ta ndėrrojmė dhe tė mos e respektojmė, tė mbesim duke ndėrruar deri sa tė na bjerė tamam. Pėrpos nėse ėshtė trajnim pėr ndryshime kushtetuese. Tė priten ndėrrime thelbėsore nga njerėzit e njėjtė nė kohė tė afėrta, ėshtė paradoksale.

Gjithashtu, viti i dragoit qenka viti i pėrfundimit tė mbikėqyrjes ndėrkombėtare, pra ndėr to edhe fundi i Zyrės Civile Ndėrkombėtare (ZCN). Nuk e di kush se ēka duhet pėrfunduar, qė kush nuk e di se ēfarė ka bėrė deri tani. Moti ėshtė dashur tė mbyllet. Ēfarё ėshtė dallimi nėse mbyllet nė fund tė vitit te dragoit dhe nė fillim... Apo, ku ėshtė dallimi nėse mbyllet sot apo “dje”. Ndoshta ka bėrė atė ēka nuk mund tė na tregojė, e kjo nuk ėshtė demokratike. Prapė, tė pėrfundojė diēka qė kurrė nuk ka filluar, ėshtė paradoks.

Eh, si mund ta shpjegoj unė ndryshe vitin qė hymė, ku shumica nga politika po e thonė se mos u brengosni se ky ėshtė viti i ndėrrimeve kushtetuese dhe viti i fundit tė mbikėqyrjes ndėrkombėtare. Tė dyja paradokse. Prapė, nejse, si mund ta kuptoj paradoksin kur nuk po dua ta pranoj. Dhe, pėrgjigjja ėshtė: lėre fare, kur nuk do ta pranosh, mos u mundo ta kuptosh, se i humb kuptimin paradoksit.

(Autori ėshtė ish-deputet i Kuvendit tė Kosovės)

0.0/5 (0 votë/a)

Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi

Besnik Kryeziu “Intelektuali pa guxim nuk ėshtė intelektual”(Ukshin Hoti) Pėrfundimisht po dėshmohet se politika parciale e zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare qė u artikulua nė fillimin e viteve tė 90-ta ishte e gabuar, dhe jo qė nuk i sanoi pasojat e shkaktarit tė vėrtetė, p...

Kėshtu mė nuk shkon

Andin Lokaj Instruktori i FIFA-s dhe i Federatės sė Futbollit tė Gjermanisė (DFB), Jochen Figge, ėshtė shumė i mirėseardhur tė mbajė kurs pėr trajnerėt kosovarė pėr t'u pajisur me licencėn "C". Por askush nga Federata nuk e precizoi ēfarė licence ėshtė kjo, pasi dihet shumė m...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Vota pėr njė Egjipt tė ri

Qemajl Morina Mė 23 e 24 maj do tė mbahen zgjedhjet presidenciale nė Egjipt, pėr tė cilat p...

Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!

Besnik Mustafaj I kam ndjekur me njė kureshtje tė natyrshme debatet rreth zgjedhjes sė Pres...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51