Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E martė
22 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
15°
22-02-2012 | 12:22 CET
SHKRUAN
Ernest Luma

Fusnota - Kungji i Nastradinit *

Ernest Luma

* Kungji i Nastradinit ėshtė figurė e huazuar nga anekdotat therėse, por me shumė mesazhe, qė i sjell ky personazh i tyre. I kemi parė tė shkruara, por edhe i kemi dėgjuar, shpeshherė. Nastradin Hoxha ia kishte shitur njė personi shtėpinė me tė gjithė pasurinė pėrqark – me oborr, ara e livadhe… Por, nuk ia kishte shitur vetėm njė kungj, tė cilin e mbante tė varur nė brendi tė shtėpisė. Palėt ishin marrė vesh: kungji do tė jetė pėrherė i Nastradinit.

Ky i fundit, sėrish, vite me radhė, ēdo ditė hynte e dilte nė shtėpinė qė e kishte shitur. Pa leje tė pronarit tė ri. E varte nė kungjin e tij ndonjė rrobė tė veten – pallto, setėr e ēka do. Tė nesėrmen, e merrte njėrėn dhe e varte tjetrėn. Dikur, i zoti i shtėpisė mėrzitet me hyrje-daljet e Nastradinit dhe i thotė: Merri tė gjitha – shtėpinė e tėrė pasurinė. Pronari i ri, pa fjalė tė tjera, heq dorė nga shtėpia. Nastradini e riktheu sėrish pronėn e vet, plus i ruajti paratė, pėr tė cilat e kishte shitur.

E kam pėrdorur kėtė figurė dikur, nė disa shkrime, duke iu referuar manastireve ortodokse nė Kosovė, tė cilat Beogradi synonte dhe synon t’i pėrdorė pėrherė si kungj Nastradini. Dhe kėshtu po ndodh. Tadiqi dhe IQ-ėt tjerė tė Beogradit zyrtar, me mjekra, kravata e pa to, sa herė qė duan i vizitojnė ato, pavarėsisht se manastiret i takojnė njė shteti tjetėr – Republikės sė Kosovės. Dokumente e marrėveshje, tė shkruara e tė pashkruara, nuk po ua ndalojnė kėtė.

Manastiret ortodokse nė Kosovė, Serbia i shndėrroi nė kungje tė vetat politike, dhe po i pėrdor kėshtu. Dhe kėshtu do t’i trajtojė e shfrytėzojė gjithmonė, derisa politika zyrtare e Kosovės do tė vazhdojė ta shtrijė qafėn e tė bėhet urė e ēfarėdo kompromisi nė dėm tė Kosovės, vetėm e vetėm pėr t’i ruajtur sulltanatet e veta.

Pėr tė mos e lėnė me kaq, kėto ditė, nė emėr tė kompromiseve tė tilla, Republikės sė Kosovės po synojnė t’ia fusin edhe njė kungj tjetėr, tash nė letėr, nė dokument – fusnotėn e famshme. Njė shenjė tė vogėl mbi emėr, qė do t’i bėjė sherr tė madh shtetit tonė nė tė ardhmen.

Kėtė nuk po e thonė vetėm politikanėt, sa pėr ta bėrė opozitėn apo sfiduesin, por edhe ekspertėt e shquar tė kėsaj fushe. Qė tė gjithė, argumentueshėm folėn e po flasin pėr dėmet e mėdha qė do t’i bartė pėr Kosovėn fusnota e vogėl. Ky pranim, ky dakordim, flet edhe njė herė pėr qafėshtrirjen e gjatė, ndėr vite, tė njė pjese tė politikės nė Kosovė. Tek e fundit, kjo do tė mbetet vetėm dakordim i njė personi apo njė ekipi rreth tij, por jo edhe pajtim i popullit dhe qytetarėve tė Kosovės.

Lufta pėr liri e popullit tė Kosovės ėshtė fusnota mė e rėndėsishme, qė nuk pėrmendet nė dokumente dhe nga e cila varet apo do tė orientohet edhe nė tė ardhmen fati i vendit dhe i popullit tonė.

Fusnotat e tilla sigurisht se nuk mund tė kenė pasoja me fatalitet pėr popullin tonė, por mund tė na kushtojnė me humbje kohe e vitesh tė shumta, nė tė ardhmen, pėr ta hequr atė kungj Nastradini mbi emrin e Kosovės, nė kohėn kur Serbia, mbase para nesh do jetė pjesė e Evropės sė bashkuar, nė kohėn kur Serbia do tė jetė nė pozicion shumė mė tė favorshėm se ne, politikisht e diplomatikisht. Fajtorėt e sotėm mund tė jenė tė pensionuar nesėr, kur kungji me fusnotė do t’u nxjerrė telashe tė tjerėve.

Sigurisht se askush nuk e ka nė dorė komandėn Ctrl-Alt-Delete, pėr ta fshirė kėtė fusnotė, tė cilėn e shpiku nė kohė tė liga dhe plot lėmsh nėpėr tė cilat po kalon vendi ynė. Do tė duhet kohė pėr ta hequr. Kohė dhe mund, madje mė shumė se sa pėr ta zhbarrikaduar veriun e lodhur tė vendit tonė, apo pėr t’i shpėtuar copat tjera tė shtetit tonė, tė cilin po e hanė pėrditė e nga pak, vendas e tė huaj.

Kompromis i dhimbshėm dhe kohė e keqe pėr Kosovėn, sot kur Rezolutėn 1244 po e kontrabandojnė nė Fusnotėn 1244. Serbia po e fiton njė argument tjetėr, pas banalizimit tė Rezolutės 1244. Po e fiton fusnotėn. Kosova po e devalvon dukshėm 17 Shkurtin e vitit 2008 dhe Vendimin e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė.

Ata qė e pranuan kėtė, nėse nuk janė naivė tė skajshėm politikė, atėherė janė djaj tė vėrtetė tė politikės, apo, sė paku aventurierė tė kauzės qė janė tė thirrur ta pėrfaqėsojnė.

(Autori ėshtė zėdhėnės i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės)

2.0/5 (6 votë/a)

Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi

Besnik Kryeziu “Intelektuali pa guxim nuk ėshtė intelektual”(Ukshin Hoti) Pėrfundimisht po dėshmohet se politika parciale e zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare qė u artikulua nė fillimin e viteve tė 90-ta ishte e gabuar, dhe jo qė nuk i sanoi pasojat e shkaktarit tė vėrtetė, p...

Kėshtu mė nuk shkon

Andin Lokaj Instruktori i FIFA-s dhe i Federatės sė Futbollit tė Gjermanisė (DFB), Jochen Figge, ėshtė shumė i mirėseardhur tė mbajė kurs pėr trajnerėt kosovarė pėr t'u pajisur me licencėn "C". Por askush nga Federata nuk e precizoi ēfarė licence ėshtė kjo, pasi dihet shumė m...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Vota pėr njė Egjipt tė ri

Qemajl Morina Mė 23 e 24 maj do tė mbahen zgjedhjet presidenciale nė Egjipt, pėr tė cilat p...

Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!

Besnik Mustafaj I kam ndjekur me njė kureshtje tė natyrshme debatet rreth zgjedhjes sė Pres...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51