| Prishtinė | ![]() |
| 15° |

Ēėshtja e negocimit tė rasteve tė vėshtira nė mes palėve tė involvuara nė proces bėhet nė dritėn e pajtimit apo kompromisit tė dallimeve tė mėdha, por, nė rast se njėra palė ka qenė gjatė gjithė kohės jokooperuese, jokonstruktive dhe bllokuese nė tė gjitha ēėshtjet, atėherė ēėshtja e negocimit mbetet si njė pamundėsi qė prodhon rezultate jo tė kėnaqshme nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe normalisht se shkakton harxhimin e kohės. Pėrderisa shteti serb nuk arrin ta kuptojė dhe tė pajtohet nė tėrėsi me realitetin e ri nė Ballkan, ēėshtja e negociatave tė mėtejshme mbetet e padobishme dhe e pafrytshme, sepse, siē dihet edhe nga historia e Gadishullit ballkanik, Serbia ka qenė dhe ende mbetet njė ndėr konsumuesit mė tė mėdhenj tė kohės sė humbur. Ajo, pa njė ēlirim tė brendshėm dhe pa njė vizion tė qartė brenda vetes dhe jashtė saj, ėshtė e vėshtirė tė arrijė tė hyjė nė marrėdhėnie me realitetin e ri dhe pajtimin brenda kėtij procesi tė ri pėr Ballkanin dhe rrugėn e tij drejt integrimeve nė strukturat euroatlantike.
Zėrat pėr negociata tė mėtejshme nė mes tė Prishtinės dhe Beogradit vijnė pėr dy arsye. E para ka tė bėjė me atė se deri mė sot ndikimi i diplomacisė serbe ka luajtur njė rol bllokues dhe pengues si dhe ka bindur disa nga aktorėt ndėrkombėtarė qė sėrish tė shtrohet tryeza e pazarllėqeve, ashtu qė nėpėrmjet negociatave teknike tė arrihet te ato politike. Dhe, e dyta ka tė bėjė me pengesėn qė ekziston nė rrafshin ndėrkombėtar, siē ėshtė mosmiratimi i njė rezolute te re qė pranon realitetin e ri tė krijuar nė Ballkan me shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės, si dhe tė ndarjeve apo mospajtimeve qė ekzistojnė brenda disa vendeve tė bashkėsisė ndėrkombėtare nė lidhje me kėtė proces tė ri nė Ballkan.
Duke pasur parasysh kornizėn e negociatave dhe procesin tepėr tė vėshtirė tė rrugės sė kompromisit nga tė dy palėt, atėherė mundėsitė pėr njė marrėveshje janė minimale apo edhe tė paarritshme. Tanimė ėshtė ditur se palėt ashtu si mė parė edhe tani nė kėto negociata (tekniko-politike) kanė dallime tė mėdha dhe se qėllimi i daljes nė breg tė malit tė pakapėrcyeshėm ėshtė i vėshtirė dhe i mbushur me ndjenja tė pėrziera dhe jorracionale nga pala tjetėr siē ėshtė ajo serbe, sidomos nė kėrkesat e saj tepėr tė paarsyeshme.
Ndėrsa ėshtė e ditur se pala serbe edhe gjatė negociatave tė mėhershme ka qenė jokooperuese, jokonstruktive dhe e papajtueshme me fatin e ri tė Ballkanit dhe realitetin e krijuar pas viteve 90, ajo kėtė avaz do ta vazhdojė edhe mė tej, edhe nė kėto negociata tekniko-politike qė priten tė zhvillohen sė shpejti. Gjatė kėtij procesi do tė mund tė vėrejmė edhe disa mundėsi trilluese (tė dala nga mendėsitė e vjetruara dhe tanimė tė ditura gjatė kėtij procesi) nė terrenin e negociatave nė mes Prishtinės dhe Beogradit. Kjo mund tė sjell palėt mė pas qė tė largohen edhe mė tej nga pozicionet e tyre pėr shumė ēėshtje, qofshin ato teknike apo edhe tjera. Nė kėtė terren, roli i ndjenjave dhe i irracionales do tė pėrshkojnė gjithė procesin e negociatave pėrpara se tė vendoset ose jo pėr zgjidhjen e problemeve brenda kornizės sė parashtruar tė kėtij procesi negociator.
Nė manualin e kėsaj kornize negociatash dhe tė zgjidhjes sė kontradiktave apo dallimeve nė mes palėve do tė jenė edhe emocionet e padobishme, largimi nga pika e nisur dhe mosafrimi i palėve nė pikėn pėrfundimtare asnjėherė dhe kjo normalisht se do ta largonte rrugėn e kėtyre negociatave drejt mbėrritjes te njė po e madhe qė do t'i vinte pikė kėtij procesi tė stėrzgjatur negociatash si dhe do tė thosha tepėr tė mėrzitshme nė fjalorin e diplomacisė bashkėkohore. Prandaj, ėshtė shumė e arsyeshme qė negociatat nuk duhet tė jenė nė mėshirėn e ndjenjave, por tė ketė njė superracionalizėm, i cili ėshtė mbi pjesėn e shqetėsimeve thelbėsore dhe emocionale brenda kornizės sė negociatave ashtu qė tė ketė njė stimulim pėr tė arritur deri te njė zgjidhje e problemeve nė mes tė palėve.
Sidoqoftė, ėshtė shumė e rėndėsishme qė gjatė kėtij procesi negociator pala e Kosovės tė vendosė parakushtet, pastaj kauzėn e shprehur me anė tė deklarimit tė pavarėsisė saj si tė paprekshme gjatė procesit negociator, gjithashtu duhet tė mos pranojė asnjė nga ato patate tė skuqura qė janė gjuajtur gjatė procesit pėr pazarllėqe si mė parė ashtu edhe tani e qė do tė mund tė hynin nė rend dite gjatė kėtyre negociatave tekniko-politike, si dhe duhet tė shmanget nga procesi i kombinuar i negociatave, sepse kjo do tė mund ta ēonte procesin nė njė udhė qorre dhe nė njė komplikim edhe mė tė madh.
Dhe, krejt nė fund, ėshtė tepėr e rėndėsishme dhe tregon njė seriozitet e vendosmėri tė madhe pala e Kosovės nėse gjatė kėtyre negociatave tregon qėllimin e saj tė prerė dhe tė padiskutueshėm se ajo ėshtė palė e barabartė dhe se nė kėto negociata tekniko-politike, qė nuk do tė duhej fare tė zhvilloheshin, ajo tė hyjė vetėm si shtet dhe assesi ndryshe. Sepse, nėse tė dy palėt nuk tregojnė aftėsinė e tė qenit tė barabartė, atėherė dėmet dhe defektet gjatė procesit negociator do tė jenė tė mėdha dhe tė pariparueshme, por do tė jenė edhe rrėnuese pėr gjithė atė qė ėshtė ndėrtuar. E gjithė filozofia e kėtyre negociatave tekniko-politike ėshtė se, nėse pala serbe nuk largohet nga pozicioni i saj irracional tanimė i njohur, atėherė kemi tė bėjmė me humbjen e vlerės sė kornizės sė negociatave, me pėrmbysjen e rezultatit dhe suksesit si dhe me shembjen e tė gjitha pėrpjekjeve tė mėtutjeshme pėr tė arritur te pika pėrfundimtare e njė marrėveshje tė dobishme pėr tė dy palėt.
Ėshtė pėr t'u nėnvizuar se palėt negociatore gjithnjė fillojnė nga dy pozicione pikėnisėse por qė nė fund takohen me njė seri lėshimesh. Nė lidhje me kėtė mendoj se pala e Kosovės lėshimet i ka bėrė nė kohėn e negociatave tė mėparshme, prandaj ajo nuk do tė duhej qė tani tė bėjė lėshime tjera, sepse do ti kushtonin shtrenjtė mė pas dhe do ishin bumerang pėr tė. Tani ėshtė koha qė pala serbe tė arrijė tek ajo pikė e lėshimeve tė mėdha dhe e zhbllokimeve tė proceseve qė ka ngulfatur nė shumė ēėshtje.
Megjithėkėtė, edhe nė kėto negociata do tė vėrejmė skenarin e njėjtė, pasi qėndrimi i shtetit serb ende nuk ka ndryshuar.
Si Kosova, ashtu edhe bashkėsia ndėrkombėtare nuk kanė kohė pėr tė humbur, prandaj nėse edhe njė herė pala serbe vazhdon largimin nga korniza e arsyes dhe e zgjidhjeve racionale, atėherė do ishte e udhės qė bashkėsia ndėrkombėtare tė shkojė mė pas drejt ndėshkimit (shkopit) tė shtetit serb.
(Autori ėshtė politolog dhe njohės i marrėdhėnieve ndėrkombėtare)
EULEX paraqitu nė Kuvend
Si Republika Serbe e Krajinės
Ti pėrkrahim apo tua mbyllim gojėn spiunėve?
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 66 vota
Piramidat | 24 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 