| Prishtinė | ![]() |
| 15° |

Siē dihet tanimė, shteti shqiptar po kalon njė gjendje tejet tė vėshtirė nė procesin e demokratizimit dhe tė integrimit. E ardhmja e demokracisė nė shtetin shqiptar tani ėshtė e rrezikuar qė nė themel dhe udhėt thuajse janė bllokuar nė tė gjitha drejtimet: udha e njė demokracie tė konsoliduar dhe shteti juridik, por edhe udha e procesit tė integrimeve evropiane. Gjendja nė tė cilėn ka mbėrritur politika shqiptare tregon qartė se andejpari nuk po punohet nė promovimin e demokracisė dhe tė proceseve tė ndėrtimit tė njė shteti juridik e evropian, por tė njė shteti qė ka nė rend tė parė pasionet politike tė aktorėve apo tė elitės politike pėr ta kapur pushtetin dhe pėr tė zotėruar tė gjitha. Lakmia pėr pushtet ėshtė bėrė mollė sherri dhe pengesė e madhe e rrugės sė shtetit shqiptar nė proceset integruese.
Kėta (lakmitarėt e pushtetit, si tė opozitės ashtu edhe tė pozitės) duhet ditur se demokracia lind nė shtratin e sigurt tė popullit dhe del e promovohet me anė tė vlerave duke sjellė kėshtu nė rend dite zgjedhjen e njerėzve tė cilėt menaxhojnė vendin dhe e drejtojnė atė nė rrugėt e sigurta duke i treguar me anė tė veprave se ē'e ardhme e pret vendin. Janė pikėrisht kėto pasione kafshėrore pėr pushtet qė po e sjellin nė pikėpyetje rrugėn e ndėrtimit tė njė shteti juridik demokratik e modern evropian si dhe tė proceseve tė ndėrtimit tė sė ardhmes evropiane tė shtetit shqiptar.
Greva e pėrfaqėsuesve tė opozitės nuk ėshtė grevė pėr transparencė tė zgjedhjeve apo pėr tė sjellė nė vend qeverisjen demokratike apo njė lloj qeverisje mė tė mirė dhe efektive, duke ditur se kjo grevė ėshtė kundėrshtuar nga shumica e intelektualėve dhe popullit, atėherė kjo grevė mund tė emėrohet si grevė pėr tė arritur nė majėn e pushtetit apo mė mirė grevė e lakmisė pėr pushtet. Pavarėsisht nga cilėsitė e saj, njė qeveri e dėshtuar ėshtė ende njė formė e qeverisjes, edhe nėse kjo qeverisje sipas opozitės ėshtė e tillė atėherė mėnyra mė e mirė pėr tė ndalur kėtė keqqeverisje ėshtė rruga demokratike dhe parlamentare. Aty ku bėhet politika ėshtė kuvendi dhe institucionet e vendit e jo rruga dhe grevat qė bllokojnė proceset e vendit nė rrugėtimin e tij drejt integrimit nė Bashkimin Evropian.
Prandaj, detyra e opozitės ėshtė pra mbrojtja nga zhvillimet negative, por jo me mjete jodemokratike dhe qė pengojnė proceset e vendit, as nėpėrmjet grevave por pikėrisht nė parlament aty ku mund edhe tė shpėtohet demokracia dhe qeverisja nėse ajo ėshtė joefektive dhe e dėmshme. Gjithashtu, opozita duhet ta ruajė lirinė dhe detyrat qė i janė dhėnė nė kuadėr tė institucionalizimit tė saj e sidomos nė ngritjen e njė mase kultivimi dhe zhvillimi tė brendshėm. Detyrė e opozitės duhet tė jetė gjithnjė parandalimi i shndėrrimit tė lirisė (si tė saj qė iu ėshtė dhėnė ashtu edhe lirisė sė pėrgjithshme) nė anarki apo despotizėm.
Protestat e opozitės socialiste, mė anė tė grevave tė lakmisė pėr pushtet dhe bojkoteve tė institucioneve tė saj, apo edhe protestat pa mbėshtetje tė mendimit publik, mund tė konsiderohen tė kota dhe se ajo duhet ta dijė se nė kushte normale nuk ka mundėsi ta rrėzojė qeverinė aktuale gjatė kėsaj periudhe. Ideja e opozitės shqiptare do tė duhej tė ishte qė nė kėto procese historike qė po kalon vendi tė bėjė pėrpjekje si njė opozitė konstruktive pėr mposhtjen e tė metave tė qeverisjes aktuale nė rrugė demokratike pėrmes veprimit, ekuilibrimit, kritikės, por jo pėrmes protestave dhe grevave apo bojkoteve tė institucioneve nė vend.
Ajo (opozita socialiste) nё kёtё mёnyrё do mund tė shndėrrohet dhe tė kryejė njё funksion tё udhёheqjes politike dhe tė kontribuojė nė proceset demokratike duke mbėshtetur rrugėn e integrimit tė vendit nė institucionet e BE-sė. Sepse, ėshtė shumė e rėndėsishme tė theksohet se pikėrisht nё kёtё kontekst opozita socialiste ёshtё e varur kryekėput nga gjendja e mendimit publik dhe ēdo veprim kundėr kėtij mendim ėshtė kundėr demokracisė dhe tė ardhmes sė shtetit shqiptar nė rrugėn e tij drejt proceseve integruese. Dhe, krejt nė fund, njё publik i sigurt nё vete dhe kritik do tė ishte dhe do tė duhej tė jetė ndihma mё e madhe pёr opozitёn socialiste, e cila nga ana e saj vё theks tё veēantё nё opinionin politik tё vendit, i cili mund ta bёjё forcё krijuese tё demokracisё moderne.
Por, nėse opozita socialiste nuk merr parasysh mendimin e publikut dhe sigurinė e tij, pastaj fjalėn e tij, kritikėn e tij ndaj rrugės qė po ndjek opozita nė rastin e tanishėm, pra me grevė, atėherė opozita mund edhe tė vdesė politikisht dhe institucionet do mund tė mbesnin pa krahun e tyre tė pėrmirėsimit dhe tė punės sė pėrbashkėt tė drejtimit tė shtetit nė rrugėt e sigurta tė zhvillimeve tė gjithmbarshme. Po ashtu, edhe do tė humbė forca e demokracisė e cila ėshtė shumė e rėndėsishme nė njė vend qė aspiron tė bėhet pjesė e kombeve demokratike dhe moderne.
Por, duke parė realitetin dhe vėshtirėsitė e pengesat qė po i hedhin rrugės sė shtetit shqiptar drejt ndėrtimit, zhvillimit, modernizimit dhe integrimit nė familjen evropiane, atėherė mund tė themi se armiku i brendshėm i vetė pjesės sė trupit politik dhe kombėtar ėshtė pengesa mė e madhe e ecjes sė sigurt tė shtetit shqiptar nė proceset integruese.
Vlen tė thuhet dhe tė nėnvizohet shpesh nė kėto situata komplekse dhe tė ēoroditura, se ēdo herė kombit shqiptar i ka kushtuar shtrenjtė koha e humbur. Ai gjithnjė ka pasur dhe e ka ende nė vetvete armikun qė, edhe nėse kombi ka arritur nė oborrin e familjes evropiane, kjo e keqe e brendshme e ka tėrhequr sėrish prapa dhe do ta tėrheqė pėrderisa nuk bėhet njė transformim i thellė nė brendėsin e qenies sė kombit nė tėrėsi.
(Autori ėshtė politolog dhe njohės i marrėdhėnieve ndėrkombėtare)
EULEX paraqitu nė Kuvend
Si Republika Serbe e Krajinės
Ti pėrkrahim apo tua mbyllim gojėn spiunėve?
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 66 vota
Piramidat | 24 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 