Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E diel
5 shkurt 2012
Prishtinė Snow  and  Windy
-10°
18-06-2010 | 16:14 CET
SHKRUAN
Ulpiana Lama

Mbi jetėn dhe vdekjen

Ka disa ditė qė nuk mė ndahen, si refren, vargjet e Shekspirit "E gjithė bota ėshtė njė skenė dhe burra e gra thjesht aktorė". Nuk e gjej dot ende pse Shekspiri e formulon "They have their exits and their entrances" (Dalje dhe hyrje nė skenė) dhe jo nė rendin "hyrje" dhe "dalje" nga skena, siē do tė ishte e udhės sipas shtrirjes horizontale qė ne i njohim kohės, kur e para prin hyrja (lindja) dhe mė pas vjen dalja (vdekja). Aq mė tepėr qė krejt monologu sjell njė parabolė tė ekzistencės njerėzore, tė fazave tė jetės sė individit nga fėmijėria nė pleqėri "E fundit skenė ndėr tė gjitha, qė e mbyll kėtė histori tė ēuditshme plot ngjarje, ėshtė fėmijėria e dytė dhe harresa e plotė; pa dhėmbė, pa sy, pa shije, pa gjithēka".

Me kėta rreshta mbi plakjen mbyllet monologu. Dhe ekzistenca njerėzore!

Kėto vargje s'mė lėnė tė qetė ē'prej ndarjes sė vullnetshme nga jeta tė Bekim Fehmiut. Nuk gjej asgjė pėrēmuese apo revoltuese (ndaj shoqėrisė, siē shoh ta shpjegojnė disa) nė pėrpjekjen pėr tė parandaluar degradimin nė gjendjen "pa dhėmbė, pa sy, pa shije, pa gjithēka". Dalida i dha fund jetės nė moshėn 54-vjeēare pėr tė mos u shndėrruar nė, siē ishte shprehur, "karikaturė e vetvetes".

Por qė nga vepra monumentale e Emil Durkheimit mbi vetėvrasjen, priremi ta shohim kėtė tė fundit si akt social. Durkheimi shpjegon se kur gjendet njė shkak i jashtėm i palumturisė, reagimi maksimal ėshtė vrasja, nė mungesė tė identifikimit tė shkaktarit tė jashtėm, veprimi ekstrem bėhet vetėvrasja. Njė pėrshkrim i tipologjive tė vetėvrasjes pasohet nga sugjerimi se feja dhe familja luajnė rol kryesor nė mbrojtjen e individit pėrmes mekanizmave tė pazėvendėsueshme tė integrimit qė ato i kanė si dhe pėrgjigjet dhe zgjidhjet qė ofrojnė pėr identitetin. E kemi tė qartė pse disa fe monoteiste e gjykojnė tė patolerueshme vetėvrasjen: akt i drejtuar kundėr vetes, ajo (vetėvrasja) shėnon ndėrprerjen e raportit specifik tė pėrkatėsisė sė njeriut ndaj Zotit, thėnė ndryshe, kundėrshton sovranitetin e Zotit.

Njė ndėr temat mė pak tė rrahura nė publicistikė, pėr shkak tė 'sakrilegjit' dhe vėshtirėsisė qė trajtimi i saj bart, njė raporti unik me jetėn dhe vdekjen, ka momente kur vetėvrasjen nuk mund ta anashkalojmė. Statistikat ndihmojnė disi, deri diku duke zbuluar disa tė dhėna interesante: kuptojmė prej tyre se ndėrprerja e vullnetshme e jetės nuk ėshtė ekskluzivitet i vendeve tė varfra, apo shoqėrive tė prapambetura. Pėrkundrazi, vende si veriu i Evropės, apo Japonia i prijnė listės ndėr vite.

Qė nga vetėvrasja si shenjė proteste, ajo pėr kredo politike (nė vitin 1942 Stefan Cvajgu i dha fund jetės kur mendoi se nazizmi po shkatėrronte vizionin e tij humanist, apo Jan Palaku nė vitin ‘68 pas pushtimit asokohe tė Ēekosllovakisė nga trupat sovjetike) pėr shkaqe fiziologjike e deri te forma tė vetėvrasjes sė ritualizuar pėr mbrojtje nderi, - diapazoni ėshtė i gjerė.

E megjithatė, nuk do ta shteronim temėn nėse nuk do tė sillnim nė vėmendjen tonė edhe njė argument tjetėr. Zhan Ameri, pak i njohur pėr publikun tonė, shkruan vite tė shkuara njė libėr befasues. Nė sprovėn e tij mbi vetėvrasjen, konstaton se tė gjithė ata qė merren me fenomenin, qofshin sociologė apo psikologė, flasin nė emėr tė shoqėrisė nė vend qė, siē shprehet, "ta kėrkojnė nė brendėsi tė sistemit tė saj tė patjetėrsueshėm".

Ai e sheh vetėvrasjen si shprehje tė epėrme tė lirisė, zgjedhje tėrėsisht individuale. Nuk ėshtė i vetmi. Ekzistencializmi gjithaq e pėrligj "Me vetėvrasjen, ēėshtja e sė 'natyrshmes' nė vdekjen shfaqet nė njė mėnyrė tėrėsisht tė re. Akt i tmerrshėm, vdekja vullnetare mund tė bėhet "natyrale" pėr atė qė provon ndjenja neveritjeje nga jeta apo dėshtimi nė jetė, apo dėshtimit tė jetės, kur jo vdekja por jeta bėhet e kundėr-natyrshme dhe subjekti ndjehet i shtyrė natyrshėm drejt vdekjes."

Apo mė tej "Ti, Tjetri, qė ishe ferri im, por po ashtu edhe lumturia ime, nuk do ndjesh keqardhje, tė paktėn jo pėr shumė kohė, kurse unė po, ndjej keqardhje pėr ty dhe pėrmes teje pėr veten. Por as vdekja nuk mė liron nga Tjetri, sepse pas largimit tim nga jeta Ti do mund ta gjykosh jetėn time ashtu siē ta merr mendja: tė mirė apo tė keqe".

Nė ditė si kėto, nuk dua tė pėrdhos asnjė kujtim, dhe sidomos jo tė flas aty ku flet vdekja. Mė mjafton tė ndez njė qiri dhe tė lutem pėrshpirtshėm pėr Bekim Fehmiun, ndarjen e tė cilit nga jeta e shoh si zgjedhje tė njė njeriu tė lirė, nė konsistencė tė plotė me mėnyrėn se si e ka jetuar jetėn.

Kėtė kalim nga vėshtrimi estetik i vetėvrasjes (asociuar nga vargjet e Shekspirit), drejt vėshtrimit moral (religjionet monoteiste), dėshiroj ta pėrfundoj me njė konsideratė etike: njė vdekje e zgjedhur vetė ėshtė njė ēėshtje thellėsisht individuale, ku njeriu ėshtė vetėm, me veten, dhe shoqėrisė s'i mbetet veē tė heshtė! Tanatos-edukimi nis prej kėtu...

(Autorja ėshtė kolumniste e rregullt e gazetės “Zėri”)

3.6/5 (17 votë/a)
xhevda (new york): 20-06-2010 23:57
bekim shkove si shume njerez te medhenje te kosoves pa perkujtimin e qeverise sone,ne populli te respektojme gjithe mone.
antigona (prishtine): 19-06-2010 16:32
Eshte e tepert te flas per (rilindjen shpirterore te ketij artisti te madh-BEKIM FEHMIU...) Fjalet do te ishin, mese te teperta-mozaik prostutucioni...! Per shpirtin dhe vepren e tij-heshtje-Urat. Nje Kandil te ndezur-NDERGJEGJJE. Perderisa lexoj keto rreshta te shkruar shume me hije, nese me lejohet do te shtoj nje pershkrim,per te gjithe artistet-fjala eshte per ata qe kane shpirt ARTISTI,qe pak njerez mund ta konceptojne ta kapin ate cast qe ne moment. Sepse te gjithe keta artist,nese mund te verehen ndonjehere-mund te shifen pa mbulese... Zbulohen qe nga femijeria-jane krejtesisht foshnje-foshnje rrebele qe ne djep, nuk mund ti lidh dot as nena e tyre me (ushkure,lulak,pelenash,siq i perdorim ne keto shprehje) Mund ti veresh ne shume situata-keto foshnje...qe shpesh zbulojne komunikimin e tyre te paartikuluar(qiqa),aty ku te RRiturit urinojn- dhe jane pikerisht keto foshnje te zgjuara qe dojne me gjdo kusht te urinojne bashke me te rriturit...! Sepse, mbulesa e tyre me lulak do ti mbyste me gazra te dhira...! Nese nuk e teprova,me respekt ndaj juve z.Ulpiana.
Latif Gashi (Filadelfia, SHBA): 19-06-2010 04:29
ARTIST I SHQUAR E SHQIPTAR I MADH latif Gashi, Filadelfia, SHBA Vdekja e aristit te shquar shqiptar dhe boteror Bekim Fehmiu eshte nje humbje e madhe per artin bashkekohor, sidomos per ate shqiptar. Bekim Fehmiu ishte jo vetem nje artist i shquar. Bekim Fehmiu ishte edhe nje shqiptar i madh. Protesta e tij kunder politikes terroriste serbe ndaj shqiptareve te Kosoves ne vitin 1987 mbetet nje faqe e ndritur ne historine e saj dhe te te gjithe shqiptareve. Qe ne ate vit ai braktisi pergjithmone skenat e Beogradit per shkak te skenave te terrorit real qe ushtronte ai ndaj popullit e kombit te tij. Po ashtu ai pat shprehur deshiren atdhetare per te luajtur rolin e Skenderbeut, cka nuk u realizua kurre prej tij per shkak te politikes se gabuar te ish- dikatturss komuniste ne Shqiperi... Sidoqofte enderra e tij per ta pare Kosoven elire dhe ta pavarur u be realitet ... I perjetshem qofte kujtimi i tij! Amin !
Arta (Prizren): 18-06-2010 22:16
R.I.P Bekim Fehmiu!
avni daku (gjermanije): 18-06-2010 20:52
ju pergezoje per shkrime ulpiana vetm deshta me te urue shendet edhe fat je emerkullushem ulpiana kam nje foot me ty ne gjilan ne nje tubime te partis ora besoj qe seshpejti do te jav jap juve po doan edhe ke besime q efoot ejoteja nuk do te keq perdoret dergoma ne ket add bossi_72@msn.de ju uroje shendet

Intelektualėt dhe zagarėt

Nexhmedin Spahiu Njė nga tė metat mė tė mėdha tė funksionimit tė shoqėrisė nė Kosovė e Shqipėri ėshtė mungesa e intelektualėve. Pėr mė tepėr qė fjala intelektual ėshtė denigruar nė atė masė sa qė mund tė pėrdoret si sinonim pėr zagar tė pushtetit. Madje, edhe pjesa mė e mad...

“Republika” e Shatėrvanit

Gjokė Dabaj Kam jetuar nė Prizren dhe, kur shkoj nė tė, ndjehem si nė vendrrėnjėn time, nė Shestan. Le qė, edhe po tė mos kem jetuar aty, Prizreni ėshtė qytet i shenjtė pėr tė gjithė shqiptarėt. Si Kruja e si Vlora. Edhe si Tirana e Prishtina, qė janė sot dy kryeqytetet tona, ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Edhe katėr vjet mundim

Andin Lokaj Pėrsėri gjithēka e njėjtė dhe sėrish do tė ballafaqohemi me parregullsitė e shu...

Mospastrimi i rrugėve tė Prishtinės dhe teorizimet ekonomike

Halil Krasniqi Ristrukturimi i partisė numėrikisht mė tė madhe opozitare po vazhdon paraleli...

Thėngjilli i Kosovės dhe Kosova Thėngjilli

Hamit Leci Pse buxheti i Kosovės nuk pėrfiton qindra mijėra euro nga taksat e thėngjillit tė...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51