| Prishtinė | ![]() |
| -10° |

"Cilit sekt i takoni?", "Nuk ėshtė puna juaj". Kėto ishin fjalitė e brohoritura nga pjesėmarrėsit nė marshimin e pranverės nė Bejrut. "Lebanon laique pride", njė lėvizje qytetare qė po merr hov pėrmes internetit dhe rrjeteve sociale, organizon njė marshim tė paprecedentė. Kėrkon shtet laik nė vendin e trashitur nga sektarizmi dhe lufta civile.
Dy muaj mė vonė, nė Prishtinė, njė vend qė nė bazė tė Kushtetutės pėrkufizohet laik, mbahet njė protestė masive nė sens tė kundėrt. Sėrish e paprecedentė. Njė 'lumė' meshkujsh.... sėrish meshkuj... dhe prapė meshkuj. Diku njė 'curril' i mekėt grash. Ēfarė kėrkojnė? Shfuqizimin e vendimit administrativ 7/2009 tė Ministrisė sė Arsimit Shkencės dhe Teknologjisė (MASHT).
Nė bankėn e 'tė akuzuarve' vihet njė nen, pika 13 e tė cilit ndalon bartjen e uniformės fetare. "Ku?", shtrohet pyetja - dhe kjo pyetje ėshtė kyē pėr tė kuptuar dhe pėrcaktuar pozicionimin ndaj kėsaj teme. Nė shkolla fillore dhe tė mesme, si dhe ato profesionale. Pra, urdhėresa aplikohet pėr tė rinjtė nėn moshėn 18-vjeēare!
E drejtė legjitime e magjistratit civil (nė kėtė rast e MASHT-it) qė fėmijėt para moshės sė pjekurisė t'i marrė nėn mbrojtje nga manipulimet eventuale ideologjike dhe fetare. Prej moshės 18-vjeēare mund tė vendosin ēfarė tė duan: pėr cilėn parti tė votojnė, me kė tė martohen, tė jetojnė tė pavarur, tė zgjedhin fenė nė tė cilėn besojnė se u ofron shpresėn e shpėtimit dhe jetėn e pėrtejme.
Detyrimi pėr tė qenė aktivė nė mbrojtjen e fėmijėve dhe jo spektatorė nė ankth, na pėrfshin tė gjithėve dhe nuk ėshtė aspak ekskluzivitet i palės protestuese. Me kaq vlerėsimi im pėr udhėzimin administrativ tė MASHT-it mbyllet.
Mirėpo, problemi qė ngre protesta nuk ngushtohet nė dhėnien e njė gjykimi relativ mbi mbajtjen ose jo tė shamisė nga vajzat e mitura. Ai prek thelbin e trajtimit tė tyre dhe, ende mė gjerė, parjes sė pėrkatėsisė fetare. Sapo mbėrritėm nė stacionin (dhe destinacionin) "vullnet i lirė"!
Kėrkesa e parashtruar nga protestuesit bazohet mbi njė keqkuptim tė madh, i cili historikisht ka prodhuar jo pak pasoja tė rėnda: pasardhėsit lindin si anėtarė tė njė komuniteti fetar tė caktuar. Mirėpo "feja e prindėrve nuk u pasohet fėmijėve ashtu si e drejta e trashėgimisė; gjė mė pa kuptim se kjo nuk mund tė merret me mend!", thoshte Xhon Lok, nė Letra mbi Tolerimin.
Pėr tė qenė tė drejtė, ky keqkuptim nuk lidhet me islamin. Xhon Lok ishte i krishterė dhe nga e njėjta "sėmundje" vuanin ende bashkėkohėsit e tij, pasi kishin lėnė pas njė histori tė trishtueshme kryqėzatash qė, siē i pėrshkruan historiani Stiven Ransėmen, "kishin kaq shumė kurajė dhe aq pak nder, kaq shumė devocion dhe aq pak kuptueshmėri, kaq shumė ideale tė larta tė nėpėrkėmbura nga mizoria dhe lakmia; Lufta e Shenjtė nuk ishte veēse njė akt i gjatė jotolerance nė emėr tė Zotit dhe mėkat ndaj Shpirtit tė Shenjtė.
Asnjė doktrinė pra nuk ėshtė pėrfundimisht ēlirimtare dhe asnjėra prej tyre nuk ka monopolin e fanatizmit apo tė humanizmit. Mirėpo, ajo qė kuptuan shoqėritė laike/shekullare perėndimore ishte nevoja e modernizimit tė raportit fe-shtet-qytetari pėr ta bėrė kėtė tė fundit oazin dhe kultin e bashkėjetesės paqėsore. Pėr dallim nga bota arabe ku po ashtu modernizimi ėshtė parė si nevojė, por nuk ja ka dalė tė projektohet qetėsisht.
Sėrish, protesta kishte njė dimension tė tretė. Ajo ishte njė zile alarmi, njė tregues i dinamikave tė reja qė lidhen me identitetin. Turma e protestuesve, e cila ekspozonte pėrkatėsinė fetare ku ndjen se ka gjetur strehė, pėr tė cilin mendon se nuk ėshtė mė as e heshtur e as turpėruese, e cila i dallon nga 'ne, laikėt' , ėshtė nė fakt pėrgjigja specifike e njerėzve tė margjinalizuar, tė cilėt ndjehen tė huaj ndoshta nė atdheun e vetėm qė kanė. Ėshtė koha t'ua vėmė veshin.
Siē vėren njė vėzhgues i mprehtė i identiteteve fetare, Amin Maluf, "radikalizmi nuk ėshtė zgjidhje spontane, as e natyrshme, as e menjėhershme; para se kjo rrugė tė joshė, gjithė tė tjerat ėshtė dashur tė mbyllen".
Nėse ndonjė gjė kėrcėnon sigurinė kombėtare tė vendit, nuk ėshtė besimi fetar i tė margjinalizuarve por vakuumi kulturor, dėshpėrimi politik, mjerimi ekonomik qė mund t'i ēojė ata drejt akteve ekstreme. Identiteti qė po rreket tė farkėtojė shteti i ri nuk duket se ngop as pėrafėrsisht urinė identitare tė shumėkujt nė Kosovė... ulpiana@gmail.com
(Autorja ėshtė kolumniste e rregullt e gazetės Zėri)
Muharrem (Prishtinƫ): 28-10-2010 09:29
izet (kavajƫ-shqipƫri): 03-09-2010 06:26
petrit (Vushtrri): 08-07-2010 14:59
Afrimi (Peja): 30-06-2010 10:07
antigona (prishtine): 29-06-2010 17:08
amiri (rahovec): 29-06-2010 11:16
Naim (Prishtine): 29-06-2010 07:50
fatmiri (Prishtine): 26-06-2010 13:35
blerimi (gjermani): 26-06-2010 13:02
Si Jay Leno!
Dy shkurt...
Ēka po thonė gazetat
Edhe katėr vjet mundim
Komuna jam unė
Mospastrimi i rrugėve tė Prishtinės dhe teorizimet ekonomike
Thėngjilli i Kosovės dhe Kosova Thėngjilli
Nazimi, Naimi....
Intelektualėt dhe zagarėt
Republika e Shatėrvanit
Fizioterapeuti Kamishi
Marrja e turpit
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs
Kuvendi i kukullave
Marketingu ministror i vikendit
Fizioterapeuti Kamishi | 48 vota
A po doket me babėn? | 41 vota
Marketingu ministror i vikendit | 29 vota
Presidente, ke hyrė nė valle! | 28 vota
Shpėrndarja e fajit | 23 vota
Pėrtej shantazheve tė njė deputeti | 21 vota
Oj Kosovė, oj nana ime! | 15 vota
Inati mbi kapuē! | 15 vota
Mekanizimi pėr prodhimin e milionerėve tė nėntokės | 14 vota
Intelektualėt dhe zagarėt | 11 vota
Njė kryeprokurore qė Kosova se ka! | 10 vota
Ēka po thonė gazetat | 8 vota
Marrja e turpit | 7 vota
Nazimi, Naimi.... | 6 vota
Komuna jam unė | 5 vota
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs | 3 vota 