Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E diel
5 shkurt 2012
Prishtinė Snow  and  Windy
-10°
29-06-2010 | 16:43 CET
SHKRUAN
Xhavit Haliti

Domethėniet e njė proteste

Ėshtė fjala pėr njė protestė, qė nė njė njoftim fare tė shkurtėr, tė kuadratuar nė cepin e njė faqeje gazete, mbante titullin: “Protesta pėr shaminė”. Nėn kėtė titull kumtohej se mijėra veta protestuan nė Prishtinė kundėr vendimit pėr ndalimin e mbajtjes sė shamisė islamike nė shkolla. Mė tėrhoqi vėmendjen kjo protestė, jo aq pėr pėrcjelljen mediatike tė saj, sesa pėr problematikėn e shtruar pėr zgjidhjen. Gjithsesi, ēėshtja e sė drejtės pėr tė mbajtur apo pėr tė mos mbajtur shami nė shkolla publike ėshtė e diskutueshme. Por mendoj se jo mė pak i diskutueshėm ėshtė edhe vendimi i qeverisė pėr tė ndaluar mbajtjen e shamisė islamike nė shkollat publike.

“Protesta pėr shaminė” ėshtė rrjedhojė e besimit fetar, e pėrkatėsisė etnike apo e koshiencės qytetare demokratike pėr tė mbrojtur Kushtetutėn. Janė kėto tri mundėsi motivimi, qė kanė investuar dhe vjelin “kapitalet” e veta nė kėtė reagim.

Besimi (ndėrgjegjja) fetar e ka tė vėshtirė tė mos preket dhe tė mos reagojė ndaj pengesave “ligjore e nėnligjore” pėr shfaqjet e simboleve apo riteve tė veta fetare. Kur pėrkatėsia fetare pėrkon edhe me identitetin etnik, reagimi i besimtarėve tė “disiplinuar” me njė akt ligjor apo nėnligjor ėshtė tėrėsisht i pėrligjur, sepse njė gjė e tillė i prek besimtarėt edhe nė ndėrgjegjen kombėtare. Prandaj, reagimi publik e paqėsor i qytetarėve tanė nė Prishtinė nė mbrojtje tė “shamisė” ishte tėrėsisht demokratik dhe nė zbatim tė Kap. II, “Tė Drejtat dhe Liritė Themelore” tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, qė nė Nenin 24 (Barazia para Ligjit), nė paragrafin 2, sanksionon: “Askush nuk mund tė diskriminohet nė bazė… tė fesė…”.

Nė mbėshtetje e pėrforcim tė citimit tė mėsipėrm tė Kushtetutės, po parashtrojmė pėr aq sa na duhet, paragrafin 3 tė Nenit 38: “Askush nuk mund tė detyrohet ose tė ndalohet, nė kundėrshtim me ndėrgjegjen e vet, qė tė marrė pjesė nė praktikimin e fesė, si dhe tė bėjė publike bindjet ose besimin e tij/saj”.

Kushtetuta jonė aktuale sanksionon vetėm njė kufizim me ligj tė lirisė sė manifestimit tė fesė, besimit dhe tė ndėrgjegjes nė kushtet kur “ėshtė e domosdoshme pėr mbrojtjen e sigurisė dhe rendit publik, tė shėndetit ose tė tė drejtave tė personave tė tjerė”. (Neni 38, paragrafi 4).

Besoj se mbajtja e shamisė nuk dėmton as sigurinė dhe rendin publik, as shėndetin dhe as tė drejtat e tė tjerėve. Pėr rastin e shamisė islamike, referimi ndaj Kushtetutės mendoj se do t’u shėrbejė pėr tė reflektuar pozitivisht edhe “super” kundėrshtarėve tė vendimit “kundėr shamive”. Ata, tė prekur nė ndjenjė nga njė vendim i tillė, shfaqen kundėrshtues e “tė revoltuar” ndaj interpretimeve tė ndonjė pėrfaqėsuesi tė pushtetit gjyqėsor dhe ndaj Avokatit tonė tė Popullit. Madje, nė mbrojtje tė kėsaj ideje edhe deklarohen: “Franca e krishterė, pėr tė ecur pėrpara, e ka ndarė fenė nga shteti qė nė vitin 1905”. Pa dashur tė gjykoj saktėsinė e pėrfundimit, dua tė vė nė dukje dy fakte: Franca ėshtė vendi qė e ngriti nė teori ateizmin. Dhe, Franca moderne pretendon qė ka tė evidencuar vetėm pėrkatėsinė fetare tė qytetarėve tė vet myslimanė, qė thuajse pėrgjithėsisht janė me origjinė nga ish-kolonitė e saj tė para 50-vjetėve.

Pėr dallim nga Franca me tė cilėn bėhet krahasimi, Republika e Kosovės ende nuk ėshtė anėtare e OKB-sė dhe OSBE-sė, nuk ėshtė ende e barasvlefshme nė status me fqinjėt e vet kufitarė, nuk ka akoma tė drejtėn tė marrė nė shqyrtim dhe tė ratifikojė Konventėn e OKB-sė dhe Konventėn Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut dhe, ca mė pak, pėr minoritetet.

Kosova, ndryshe nga Franca, historikisht dhe tradicionalisht ėshtė konsideruar dhe trajtuar myslimane. Por sa myslimane nė besim ėshtė Kosova, kur kėtė besim e ballafaqojmė me forcėn e etnisė, mbetet njė ēėshtje pėr diskutim. Besoj dhe jam i bindur qė shqiptarizmi sundon absolutisht edhe nė ndjenjė, nė mentalitet mbi pėrkatėsinė fetare.

Do t’i hiqemi ligjit, pėr t’iu afruar dhe pėr tė pozuar realitetin. Nė shkollė tė rinjtė mund tė shkojnė, nė varėsi tė trevės, traditės, familjes, pėr mundėsi, zakon apo pėr modė me veshje kombėtare, me veshjet e kohės (modės), me bizhu evropiane ose orientale, me varėse me simbole kristiane apo islame. Ėshtė fakt qė ka edhe shkollarė, qė mbajnė veshje ekstravagante, madje edhe provokuese. Nuk mendoj se kolektivin e klasės mund ta “dėmtojė”, mė tepėr nė planin social dhe moral njė “shami” koke te njė femėr myslimane, se sa njė minifund anormal.

Problemi i mbajtjes sė shamisė nga femrat e besimit mysliman nė shkolla e mjedise publike nuk shfaqet pėr herė tė parė dhe nuk po shfaqet vetėm nė Kosovė. Pėr tė ėshtė diskutuar dhe do tė vazhdojė tė diskutohet, sepse mendoj se njė ēėshtje e tillė nė njė vend demokratik, qė e garanton lirinė e besimit dhe tė fesė, nuk mund tė zgjidhet me ligj apo akte nėnligjore, pa rėnė ndesh me Kushtetutėn. Mendoj se problemi duhet parė e trajtuar nė terrenet konkrete dhe, kur mendohet se krijon “shqetėsime” t’i jepet zgjidhje sipas kushteve dhe rrethanave (fjala vjen, njė shkollė e mesme mund tė miratojė, nė zbatim tė procedurave, rregulloren qė disiplinon dhe unifikon uniformėn shkollore). Sidoqoftė, kur Ligji Themelor i Shtetit sanksionon, kur legjislativi, Parlamenti hesht, ēdo akt nėnligjor, qė, me dėshirėn e mirė, pėrpiqet “tė zgjidhė njė konflikt” ėshtė, nė mos i dėmshėm, i padomosdoshėm!

(Autori ėshtė anėtar i Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės)

2.9/5 (13 votë/a)
dudaj (Gjakove): 02-07-2010 18:42
Xhavit Haliti po e kerkon Arabizimin e shkolles shqipe. Se pari le ti shtjen ne shamija gruan e tezet,mandej le ti marton djemte e tezeve e te hallave,dajve e axheve,me vajzat e tezeve dajve...e mandej le ti merre paret nga ata qe po e paguejne ,ne kete menyre te deshmon se asht tamam musliman.Te lumt or tradhtar
VĖZHGUESI (Kosovė): 01-07-2010 20:26
PSE XHAVIT HALITI KĖRKON ARBAIZMIN E SHKOLLĖS SHQIPE E TĖ RINISĖ SHQIPTARE! Pas trishtimit tė protestės pėr shaminė arabe nė shkolla, tash na shfaqet edhe trishtimi parlamentar i deputetit Xhavit Haliti: "Protesta pėr shaminė ėshtė rrjedhojė e besimit fetar, e pėrkatėsisė etnike apo e koshiencės qytetare demokratike pėr tė mbrojtur Kushtetutėn." Vlerėsim mė trishtues ende nuk mund tė lexohet! E qartė ėshtė kjo, sepse shkon sipas linjės sė tij tė deklarimeve tė pėrparshme, kur nė takim me krerė qeveritarė turq, ai atyre iu thoshte vėllezėr, ose populli vėlla turk! Zoti Haliti po ėndėrron se nesėr, kur mė tė mos jetė nė parlament, emancipimi evropian i shqiptarėve dhe integrimi i tyre nė Evropė, tė pengohet me anė tė lėvizjeve e reja regresive arabizuese tė etnisė shqitare! Dihet fare mirė: ky arabizim nuk ndalon vetėm me kėtė kėrkesė, ajo nisi dje me futjen e edukimit arab fetar nė shkolla, sot me shaminė, nesėr me praktikimin e lutjeve arabe nė shkolla, ditėn tjetėr, me thirrjen e zanit nėpėr shkolla, mandej me futjen e gjuhėve tė detyrueshme tė arabishtes, si lidhje "etnike" me arabėt, dmth si "rrjedhojė e besimit fetar, e pėrkatėsisė etnike". Mandej gjithēka merr fund: aty nuk kanė se ēka tė kėrkojnė as Skėnderbeu, as Marin Barleti, as Gjergj Fishta, as Lasgushi e Asdreni... as flamuri kombėtar, as gjuha shqipe! Sepse tashmė rinia jonė ka zėnė tė deklarojė haptas e tė shprehet haptas, sipas mėsimit antikombėtar tė intelektualėve islamikė e tė arabizuar me proveniencė arabe e antishqiptare: Skėnderbeu nuk ėshtė hero shqiptar, sepse ai ėshtė kryekriminel qė ka vrarė myslimanė!!! Kėshtu e mėsojnė rininė tonė kėta krerė tė kėsaj proteste, tė cilėt Xhaviti ynė i verbėr nuk i sheh, ose i sheh, por pajtohet plotėsisht me ta! Pėr ta nuk ekzistojnė identiteti shqiptar evropian, as shqiptarėt e besimeve tjera, as kultura shqiptare me bazė evropiane tė krishterė. Haptas kėrkohet ndarje, siē po e kėrkon kėtė Xhavit Haliti... me shkrimin e tij tejet antikombėtar. Mizerje! Shkolla publike, shkolla laike, shkolla kombėtare shqipe, ėshtė produkt shqiptar i civilizimit evropian dhe jo i atij turko-arab, tė cilėt e kanė ndjekur e pėrndjekur kėtė civilizim, kulturė e shkollė pėr 500 vjet rresht. Shikoni shtatė milionė shqiptarė nėn Turqinė dhe pėr tė drejtat e tyre arsimore as qė bėjnė fjalė kėta fatkėqinj tė shamisė arabe. E kur kanė protestuar kėta nėn regjimet sllave? Asnjėherė! Dhe sot na dalin nė koalicion me sllavėt kundėr pavarėsisė sė Kosovės. E tėrė kjo protestė, nė emėr tė kėrkimit tė lirisė sė pėrdorimit tė ferexhesė nė shkollat kombėtare publike shqiptare! E qartė, kėrkuesit e tillė nuk duan tė jenė shqiptarė, nuk duan tė jenė shqiptarė me pėrkatėsi evropiane! Ne nuk na pėrfaqėson shamia arabe, as etninė tonė nuk e pėrbėn shamia e tillė, e ardhur nėpėrmes sulltanėve turq dhe e imponuar nga kėta sulltanė, emrat e tė cilėve i mbajnė xhamitė tona! Nėse Xhavit Haliti nuk dėshiron tė gėzojė identitet shqiptar evropian, po identitet shqiptar tė arabizuar, kėtė le ta mbajė pėr vete, por kurrėn e kurrės pėr isntitucionet shqiptare e pėr etninė shqiptare! Le ta ketė tė qartė: kurrė shqiptarėt e besimeve tjera nuk do tė ulen tė mėsojnė nė njė shkollė tė arabizuar! As ata qė duan tė kenė identitet shqiptar evropian! Por kjo le tė mbetet ēėshtje e besimtarėve qė duan ashtu tė besojnė, dmth tė arabizohen, por jo e qytetarėve qė duan tė zgjedhin midis arabazimit e evropianizmit. Midis Evropės e Aarabisė, populli ynė zgjedh Evropėn, sepse ne jemi pjesė e Evropės, me gjuhė, me histori, me kulturė, me civilizim, po edhe me sistem arsimor, me sistem demokratik e politik.
besniku (Prishtinė): 01-07-2010 17:36
Vėrtet, Xh. Haliti qenka i ēuditshėm! Pak ditė mė parė shkroi ndryshe lidhur me pėrdorimin e veshjeve fetare nė shkollat publike,kurse tash, ndryshe, kundėrshton mendimin e tij tė mėparshėm dhe kėrkon lirinė e pėrdorimit tė veshjeve fetare nė shkolla. Po i ēuditshėm edhe mė tepėr na del, kur, si njė deputet i Parlamentit tė Kosovės, arsyeton pėrdorimin e veshjeve fetare nė shkollat publike, kur pikėrisht ai duhet ta ngre zėrin dhe tė mbrojė identitetin kombėtar tė shkollės shqipe para imponimeve tė huaja, tejet ekstemiste. Nuk i di apo i ka harruar porositė e pavdekshme tė rilindėsve ?! Turp i madh pėr tė!
bekim (Prishtinė): 30-06-2010 13:41
Kulturėn shqiptare, tė dhunuar me shekuj nga pushtues tė ndryshėm, duhet mbrojtur nė ēdo mėnyrė dhe, pra, edhe pėrmes institucioneve shtetėrore dhe Kushtetutės. Ata qė duan shami, shihet se nuk e duan identitetin shqiptar, i cili nuk ka asgjė tė bėjė me shami. Le t'i mbajnė shamitė pėr vete ata qė duan dhe le tė shkollohen nė institucionet fetare, tė cilat i ka lejuar shteti. Po, shkollat tona, institucionet tona kombėtare, tė mos na i bastardojnė me identitetet e huaja. Figurat tona kombėtare, tė cilat i pėrgojon dikush, mė poshtė, janė sytė dhe zemra e qenies sonė kombėtare, tė cilat i duhen kėtij populli si buka e si uji! Shqiptarė, hapni sytė dhe mbrojeni identitetin komb⌂tar, tė cilin mbeturinat e pushtuesve tė huaj duan ta pėrdhosin pa farė tė drejte!!! marrė
Mėrgimtari (Gjermani): 30-06-2010 12:06
Allahu e din se a e ka me Zemer se siq ka shkru ashtu ėshtė.Por ja lem ndėrgjegjjes sė tij .Se duke shikuar vijen tė cilen e ka ndjekur pra tė Xhaxhit Enver qė Shqipėria nė rexhimin e tij u shpall shteti i vetėm nė bot Ateist . E ku pasues po na tregon prralla .ZOTI e di
Afrimi (Peja): 30-06-2010 09:53
Si eshte e mundur qe njerezit si Xhavit Haliti, Behxhet Pacolli, Rrustem Mustafa etj. etj... nuk dine te flasin aspak shqip, ndersa dine te shkruajne artikuj filozofik ne kete gjuhe?! Nje gjuhe eshte me lehte ta flasesh, sesa ta shkruash ... apo jo?
Shqyptar (RKS): 30-06-2010 08:54
Paramendojeni se n'ē'kulm ka arrite ēmenduria shqiptare, sa ne emer te lirise dhe kushtetutes e cila shkilet nga te gjithe, t'ua ndaloj shkollimin femres shqiptare, ta nenēmoj dhe diskriminoj n'maksimum vleren e saj. O Zot, jepju mend, fali dhe udhezoj sepse nuk e dine se ēfare bejne. A ma mire nje femer t'mbuluar, por mjeke, mesuese, etj, etj, etj, por mbi te gjitha nene e ardhmerise se kombit apo nje lavire udhe, te droguar dhe te humbur ne pergjithesi?!
Petiriti (Prishtine): 30-06-2010 00:18
Vallahin qeky Xhaviti me qesifar artikuj ka mi qit edhe Beduinat ne depresion .Ky ja po kujton qe na jena idiota e se marim vesh cka osht ka bon e cka osht ka fol ,ja mose bo zot ka rshit .Ky vllau jem osht i mire per Partin Komuniste te Kines qupa qupa e knej miletit thuj hani oriz
demokrat (helsinki): 29-06-2010 23:43
zotri gjavit haliti siq thot nji fjal popullore ashte tue tjerr holl ky zotri krejt shqiptaret patriot do ti qes mbas shpine edhe gjuhen shqipe ka filuar prej qe ashte ber deputet po fol me gramatike themelues i greves ne trepce themelues i ushtris qlirimtare te kosves luftare i forte ne shqipri me kon ka luftue ne shqipri spo tregon se simbas te dheneva haliti gjate luftes ka qen ne shqipri tashashte ber analitiqar i fort shkrimtare gazetar se di se aka doktorue diqka hala ajo se si po shifet komandantat te gjith po doktorojne si kupa populli se paska dite qe ka ksi shqiptari te meqem trim patriot vetum nji gabim e ka shum te madhe gjaviti korupcionin hajnin e partise se tije dhe qeveris kun se permend as nuk ka deshir te fol per korupcion vall mos ashte edhe ky ptriot i perzier ne korupcion e hajni neqoftese ashte por me siguri se ashte nji nder hajnat ma te mdhej te partis se vet prej vendlindja thrret zotri gjavit me ksi njerze si ju e me komandanta e shkrimtare si ju populli shqiptar ashte rras deri ne fyt keto 11vjet demokrat.
Geto (SHBSH): 29-06-2010 23:13
Kesaj i thon vraj naten e qaj diten njejt sikurse politika e malit te zi me Shqiptart. Te nesermen ishte referendumi per pavarsin e malit te zi dhe kah gjysma e nates arrestoj shqiptar per tju than serbeve dhe malazezve se votoni edhe ju pro se une kshtu do jau baj shqiptarve dhe shqiptaret pa e dit se qkishte ndodhur gjat nates doli dhe votoj dhe kah gjysma e dites doli lajmi se qkishte ber me shqiptar dhe pas ati lajmi dolen edhe serbomalazezet dhe u pavarsua mali i zi edhe zotri Haliti atje mirato ligje kundraj tyne e kha qiti ne protesta se jua kan ba te pa drejten mani more kshtu me popullin e juaj se ka zot.Edhe nje gja zotri Haliti ma nalt paske citu"Perkatsia fetare perkon me identitetin etnik"tlutem mos te shkon mendja me na perzi kombin me cilendo fe apo edhe me ateist qe jan krejt normale njeriu lind dhe e merr cilendo fe te ja do qefi asgje sesht e obligushme me asnje fe kurse kurse njeriu lind me kombesi dhe asgje smund te ja ndryshoj at.
aga imeri (gjakov): 29-06-2010 22:15
po qka jeni pizat bre nato shamija, por edhe pa to ban kryesisht me ndir veten ne at fej qe je dmth me rrespektu edhe me mbajt. Kshtu qe ne muslimanet shqipetar te majm fejen qysh duhet e mos te luajm jo me shamija jo me pantolla te shkurt jo me mjekrra se ska sen prej tyne seneve. mlo kryt e shplo belin etj...
Dardi (Prishtine): 29-06-2010 21:43
Po ku pi jepnni hapsire ketij ENVERISTI te FLLIQUR. Ky eshte KRIMI vet. Mbas tij fshihen te gjitha krimet, kerkoni e gjeni te verteten se Kosova e Bota po e pret... mjafte me me PALLAVRA Staliniste.. filloni te veproni, mbylleni kete maskara te parin... te tjeret jua tregon ky vet...
nastradamusi (): 29-06-2010 21:43
Eshte e drejt e qedo njeriut te vesh qka te don qka ia bane fetyra edhe karakteri,kur po dalin gjysum lakuriqe femrat askush nuk kundershton te gjithe kane qef,po pse me ju pengue shamia,kush te don le ta bane. Por me qudi fakti i keti pis mileti i keti njeriut me te rrezikshem ne Republiken e Kosoves emri i te cilit eshte kryefjale e disa atentatave politike e tash na shet patriotizem edhe fetarizem. O LULO ti e ke vendin ne burgun e GUATAMALES vetem athere do te jemi te sigurt qe nuk te kemi. Hesht mos shkruej o turpi i Kosoves.
Laura (Albanien): 29-06-2010 18:04
O ti je taliban i fshehun...Po ka me ardh dita e kemi me te demasku edhe ty o taliban flliqtan. Zeri botojeni se ky njeri eshte rreziku ma i madh per kombin shqiptar.
Shamizeza (Gjermani): 29-06-2010 17:29
O politikuaj, kur kryekishtari i kishes ortodokse thote qe "Kosova eshte pjese e pandashme e serbise" atehere per te nuk vlen as neni 38, e as paragrafi 4. E kurse vete ju qeveritaret e perdhosni kushtetuten me rastin e ndalimit te shamijave dhe e shkelni nenin e siperpermendur ne artikull, neni 38, paragrafi 3: "Askush nuk mund tė detyrohet ose tė ndalohet, nė kundėrshtim me ndėrgjegjen e vet, qė tė marrė pjesė nė praktikimin e fesė, si dhe tė bėjė publike bindjet ose besimin e tij/saj”. Kurse ju vete pop i detyroni femrat besimtare me i hjek shamijat me force dhe kunder ndergjegjjes dhe bindjes se tyre fetare. vete po i ndaloni, apo mos kjo rregullore na piku prej qiellit? po nejse, ka Zot, Atij i kofshim fale, e masi sot ministrit te arsimit i kishin "qu selam" nashta don Zoti e mledheni pak mene e leni njerezit rahat me e praktiku fene e me adhuru Allahun ashtu si duhet, e shamija eshte pjese e adhurimit. Ma mire merruni me probleme tjera madhore qe e kan kaplu vendin e mundohuni me e zvoglu korupcionin edhe me siguru kufinin, me e luftu kontrabanden, drogen dhe dukurite tjera negative, se shamija absolutisht kerkuj nuk osht tu i ba dem, por ne te kunderten: femra me shami verehete si besimtare dhe e devotshme dhe njerezit e lene rahat!

Intelektualėt dhe zagarėt

Nexhmedin Spahiu Njė nga tė metat mė tė mėdha tė funksionimit tė shoqėrisė nė Kosovė e Shqipėri ėshtė mungesa e intelektualėve. Pėr mė tepėr qė fjala intelektual ėshtė denigruar nė atė masė sa qė mund tė pėrdoret si sinonim pėr zagar tė pushtetit. Madje, edhe pjesa mė e mad...

“Republika” e Shatėrvanit

Gjokė Dabaj Kam jetuar nė Prizren dhe, kur shkoj nė tė, ndjehem si nė vendrrėnjėn time, nė Shestan. Le qė, edhe po tė mos kem jetuar aty, Prizreni ėshtė qytet i shenjtė pėr tė gjithė shqiptarėt. Si Kruja e si Vlora. Edhe si Tirana e Prishtina, qė janė sot dy kryeqytetet tona, ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Edhe katėr vjet mundim

Andin Lokaj Pėrsėri gjithēka e njėjtė dhe sėrish do tė ballafaqohemi me parregullsitė e shu...

Mospastrimi i rrugėve tė Prishtinės dhe teorizimet ekonomike

Halil Krasniqi Ristrukturimi i partisė numėrikisht mė tė madhe opozitare po vazhdon paraleli...

Thėngjilli i Kosovės dhe Kosova Thėngjilli

Hamit Leci Pse buxheti i Kosovės nuk pėrfiton qindra mijėra euro nga taksat e thėngjillit tė...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51