| Prishtinė | ![]() |
| -10° |

Me gjithė shpalljen e opinionit tė Gjyqit Ndėrkombėtar tė Drejtėsisė nė Hagė, mė 22 korrik, i cili ishte nė favor tė Kosovės, deri mė sot nuk kemi asnjė njohje tė re tė pavarėsisė sė saj. Por, ajo qė vlen tė theksohet se pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė Kosovės janė optimistė se do tė ketė njohje tė reja pėr Kosovėn, por askush nuk ėshtė nė gjendje tė thotė se kur do tė vijnė ato njohje.
Qysh me rastin e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, mė 17 shkurt 2008, kemi llogaritur se njohjet e para do tė vijnė nga bota arabe dhe islame, edhe pse thėnė realisht nė kėtė drejtim ėshtė punuar shumė pak. Nga numri i pėrgjithshėm i 22 vendeve, sa numėron Liga Arabe, me seli nė Kajro, deri tani Kosova ėshtė njohur nga 8 shtete, kurse nga numri i pėrgjithshėm i 57 shteteve tė Konferencės Islamike, Kosova ėshtė njohur vetėm nga 9 shtete. Me kėtė rast vlen tė theksohet se tė gjitha vendet e Ligės Arabe, nė tė njėjtėn kohė janė anėtare tė Organizatės sė Konferencės Islamike.
Thėnė realisht, ky numėr i njohjeve nga kėto vende pas mė shumė se dy vjetėve nga shpallja e pavarėsisė sė Kosovės mund tė konsiderohet tejet i vogėl, nga njė bllok i vendeve me tė cilat kemi shumė gjėra tė pėrbashkėta, por deri tani nuk di se ėshtė bėrė ndonjė analizė nga institucionet kompetente pėr kėtė gjendje. Ndėrkohė qė nė media ka pasur shkrime se nė pyetje ėshtė propaganda e diplomacisė serbe, e cila ka shfrytėzuar periudhėn e miqėsisė sė kohės sė Titos dhe Lėvizjes sė Vendeve tė Painkuadruara.
Nė mesin e arsyetimeve tė njė numri tė qeverive tė atyre vendeve kanė qenė problemet e brendshme me tė cilat ballafaqohen ato, siē janė kėrkesat e disa rajoneve pėr shkėputje nga qeveritė qendrore. Mirėpo, pas shpalljes sė opinionit kėshillėdhėnės nga ana e Gjyqit Ndėrkombėtar tė Drejtėsisė nė Hagė justifikimet e kėtilla nuk kanė vend.
Diplomacia kosovare dhe institucionet e tjera, sa i pėrket botės arabe dhe asaj islame, kanė anashkaluar faktorin fetar, i cili ėshtė element tejet i fuqishėm qė na bashkon me ato vende. Diplomacia serbe ka shfrytėzuar kėtė dobėsi tonėn, duke propaganduar nė botėn islame se institucionet e Kosovės janė tejet properėndimore e antisilame. Kėtė e ka bėrė nėpėrmes pėrfaqėsuesve tė Bashkėsisė Islame tė Serbisė nė Beograd si dhe kanaleve tjera.
Diplomacia kosovare dhe institucionet e tjera, kėtė gafė tė veten e kuptuan shumė vonė, pėr kėtė tash e tutje ato duhet tė punojnė edhe mė tepėr nė kėtė drejtim. Pėr botėn arabe dhe atė islame, ekziston ajo qė mund tė quhet diplomaci e kėmbimit tė urimeve me rastin e festave fetare, siē ėshtė fillimi i muajit tė agjėrimit dhe festat e bajrameve. Me kėto raste, mbretėrit, kryetarėt, kryeministrat e kryeparlamentarėt e vendeve islamike kėmbejnė mesazhe urimi. Do tė kishte qenė njė hap tejet i qėlluar, sikur nė fillim tė Ramazanit mesazhe tė kėtilla urimi, presidenti i Kosovės, kryeministri apo kryeparlamentari tu kishin dėrguar sė paku atyre vendeve qė e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės.
Do tė ishte njė hap tejet i qėlluar sikur njė mesazh tė tillė urimi, presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, tia kishte dėrguar sovranit saudit, mbretit Abdullah bin Abdul Aziz, nėn pėrkujdesjen e tė cilit janė dy qytet e shenjta, Meka dhe Medina. Njė akt i kėtillė mund tė merret edhe me rastin e Fiter Bajramit, vetėm disa ditė para shqyrtimit tė rezolutės serbe pėr Kosovėn nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara nė Nju-Jork.
(Autori ėshtė kolumnist i rregullt i gazetės Zėri)
OBSERVER (KOSOVE): 24-08-2010 11:39
shkurt_e_shqip (dhe_direkt): 24-08-2010 02:17
VEZHGUESI (Kosove): 21-08-2010 07:05
enea (elbasan): 20-08-2010 18:57
Copėtimi dhe shpėtimi
Ta ndajmė politikėn e ditės nga lufta ēlirimtare
Studentėt e braktisur!
Ec e mos u merr me politikė!
Diplomimi i Republikės sė Kosovės
Borė mbi barrikada
Veriu i egėr
Legjitimiteti 1343
Pėrmbyllja, veriu, konsolidimi!
Tadiqi me plan, e ne...?
Kosova nė fusnotė, republika e hundėleshave...
Si Jay Leno!
Dy shkurt...
Ēka po thonė gazetat
Edhe katėr vjet mundim
A po doket me babėn? | 59 vota
Fizioterapeuti Kamishi | 54 vota
Presidente, ke hyrė nė valle! | 29 vota
Marketingu ministror i vikendit | 29 vota
Shpėrndarja e fajit | 24 vota
Ēka po thonė gazetat | 24 vota
Pėrtej shantazheve tė njė deputeti | 22 vota
Oj Kosovė, oj nana ime! | 15 vota
Inati mbi kapuē! | 15 vota
Mekanizimi pėr prodhimin e milionerėve tė nėntokės | 14 vota
Intelektualėt dhe zagarėt | 12 vota
Njė kryeprokurore qė Kosova se ka! | 10 vota
Nazimi, Naimi.... | 9 vota
Komuna jam unė | 8 vota
Marrja e turpit | 7 vota
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs | 3 vota 