Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E martė
22 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
15°

Edhe dy fitues tė iPhone 4 nga EuroPrinty

02-11-2011 10:42 CET

Lojės sė madhe shpėrblyese nė gazetėn “Zėri”, ēdo ditė i gėzohen rreth 100 fitues, por ata qė ditėve tė fundit janė gėzuar mė shumė, janė Burim Latifi nga Ferizaj dhe Sefer Demiri nga Gjilani, tė cilėt janė fitues tė nga njė telefoni tė bukur iPhone 4, qė ndahen nga sponsori ynė, kompania EuroPrinty.

Burimi ndjehet mjaft i lumtur me shpėrblimin e fituar, edhe pse nuk e kishte pritur qė tė jetė fitues. Ai thotė se tashmė disa muaj ėshtė bėrė lexues i rregullt i gazetės “Zėri”, por jo pėr shkak tė lojės shpėrblyese, por pėr shkak tė artikujve, qė, sipas tij, janė tejet atraktiv.

“Ka disa muaj qė jam bėrė lexues i rregullt i gazetės ‘Zėri’, jo vetėm pėr shkak tė lojės por pėr shkak tė artikujve qė mė duken gjithnjė e mė atraktivė. Sa i pėrket dhuratės qė fitova nga loja “Lexo dhe Fito” t’ju them tė drejtėn as qė e kam pritur sepse gjithnjė nė fund e gėrvishti kėndin e lojės.

Mirėpo, edhe pse s’kam fituar deri mė tani, besoj se kjo ėshtė shpaguar dje, sepse fitova iPhone 4 qė dihet vlera e tij kėtu te ne. Pėr mua kjo ėshtė njė dhuratė shumė e madhe qė as nė ėndėrr s’e kam parė. Uroj qė tė fitojnė tė gjithė lexuesit e ‘Zėri’-t. Unė ju them atyre lexoni se me tė vėrtetė nė njė ditė do tė fitoni”, ėshtė shprehur Burimi.

“Zėri” gazetė qė lexohet dhe komentohet

Nga ana tjetėr, e pėrditshmja “Zėri” tashmė ėshtė bėrė gazeta mė e lexuar nė komunėn e Skėnderajt. Numri i lexuesve ėshtė rritur dukshėm, ndėrsa kėrkesat pėr vazhdimin e lojės edhe pas pėrfundimit tė edicionit tė tretė tė lojės shpėrblyese, janė tė vazhdueshme. “Lexuesit vazhdimisht pyesin, nėse ‘Zėri’ do tė vazhdojė edhe mė tutje me lojėn shpėrblyese, pas pėrfundimit tė edicionit tė fundit.

Ndonėse ky edicion i lojės shpėrblyese ende nuk ėshtė nė gjysmė, lexuesit sikur brengosen nėse nuk do tė vazhdohet me lojėn”, thotė Aziz Veliu, shitės i gazetave. Sipas tij, “Zėri” ėshtė bėrė gazeta me numrin mė tė madh tė lexuesve. Veliu tha se “Zėri” e ka shtuar numrin e lexuesve pas fillimit tė lojės shpėrblyese, tė cilėt tek atėherė kishin parė se ēfarė materialesh dhe tema interesante ka nė tė.

Jetullah Meha, avokat, tha se ėshtė lexues i rregull i “Zėrit” qė nga numri i parė nė dhjetorin e vitit 1999. “E kam blerė numrin e parė, ka qenė numri festiv i Vitit tė Ri. Ne kishim nevojė edhe pėr njė gazetė, ndėrsa ‘Zėri” ishte pikėrisht ajo gazetė, tė cilėn ne e kėrkonim”, ėshtė shprehur ai pėr tė vazhduar: “Prej atėherė jam lexues i rregull i kėsaj gazete.

Thjesht, nė tė gjej gjithēka qė mė intereson, duke filluar nga politika, ekonomia, kultura, sporti, ka aty materiale edhe pėr tė rinjtė. Gjithēka qė i duhet njė qytetari pėr t’u informuar. Gjithsesi mė duhet tė them, se pėr dallim nga gazetat tjera, ‘Zėri’ ka materiale shumė interesante edhe pėr tė gjitha komunat, kėshtu tė gjitha informacionet pėr ngjarjet qė ndodhin brenda njė dite nė gjithė Kosovėn i gjejmė aty”, tha avokati Meha.

Ai shtoi, se loja shpėrblyese veē sa e ka shtuar oreksin e lexuesve dhe vjen si njė ėmbėlsirė nė fund tė ushqimit. Avokati Meha thekson se ka fituar nė lojėn shpėrblyese dhe se herė pas herė e pėrcjell fati.

Edhe pėr afaristin Hajdin Sokoli, “Zėri” ėshtė bėrė ushqim i pėrditshėm. “Pa tė gjithsesi qė nuk mundemi. Sa pėr vete, hapin e parė qė e bėj nė mėngjes, e blej “Zėri”-n, e gėrvishti dhe shikoj nėse kam fituar.

Pastaj e lexoj pjesė-pjesė. Si i ri qė jam, mė interesojnė temat qė trajtohen pėr tė rinjtė, pėr bizneset dhe pėr gjithēka tjetėr qė hyn nė zhvillimin e ekonomisė, tė infrastrukturės dhe nė kulturė.

Nuk kam fituar deri mė tani, por e kemi bėrė ves qė mė sė pari ta gėrvishtim pjesėn e caktuar dhe pastaj hyjmė dhe e lexojmė gazetėn. Mė pėrpara gazetat i kam lexuar kohė pas kohe, por tani jam i rregullt me ‘Zėri’-n. Pos qė lexohet, materialet dhe temat e kėsaj gazete komentohen pasi qė tė lexohen, sepse nxisin interesimin e njerėzve”, pohon Sokoli. Shqipe Hajdini, studente, thotė se mė pėrpara nuk ka qenė shumė adhuruese e gazetave, por tani me “Zėri”-n, siē thotė ajo, “ėshtė mė ndryshe”.

“Valla kurrė nuk kam lexuar gazetė, sepse krejt i shihnim nė televizor, por ‘Zėri’ nisi me lojėn shpėrblyese dhe unė vendosa qė ta blej. Fillimisht vetėm e gėrvishtja atė pjesėn e lojės, por mė vonė fillova ta lexoj dhe vėrejta se ka shumėēka interesante, sidomos pėr ne femrat.

Kam fituar vetėm njėherė dhe vazhdoj tė luaj, por pėrveē kėsaj jam bėrė edhe lexuese e pasionuar”, ėshtė shprehur Shqipja. “Unė e kam njė rekomandim pėr tė gjithė ata qė nuk lexojnė gazeta, qė tė fillojnė tė lexojnė, sepse njeriu duke lexuar i shton njohuritė e veta. Ka materiale qė nuk mund t’i gjesh as nė libra.

Vetėm dy tema dua t’i pėrmend, e qė i kam lexuar nė ‘Zėri’ qė nuk kam mundur t’i gjej askund, ndoshta mė herėt dikur po, por ne tė rinjtė nuk kemi pasur rast t’i dijmė: tema pėr periudhat e krijimit tė shtetit tė Izraelit nė territoret e Palestinės, si dhe ngritja dhe rėnia e Gadafit. Vetėm pėr kėso temash ia vlen tė lexohet ‘Zėri’”, tha nė fund Shqipja. Kajtaz Gecaj

“Zėri” rrit numrin e lexuesve nė Rahovec

Gazeta “Zėri”, kohėve tė fundit ka shtuar numrin e lexuesve edhe nė komunėn e Rahovecit, duke u bėrė ndėr dy gazetat kryesore tė kėsaj komune. Sokol Sokoli, koordinator kryesor i shitjes sė gazetave nė Rahovec, pėrderisa flet pėr rėnie tė interesimit pėr gazetat nė pėrgjithėsi, flet pėr shtim tė interesimit pėr gazetėn “Zėri”, duke bėrė me dije se ajo tashmė ėshtė ndėr dy gazetat kryesore qė shiten mė sė shumti nė kėtė qytet.

Ai ka folur edhe pėr korrektėsi nė shpėrndarjen e shpėrblimeve, pėr tė cilat thotė se fituesit ato mund t’i tėrheqin nė Rahovec, pėr dallim nga ndonjė gazetė tjetėr. “Fituesit e gazetės ‘Zėri’ shpėrblimet e tyre i tėrheqin nė Rahovec, pėr dallim nga ndonjė gazetė tjetėr, e cila shpėrblimet pėr fituesit eventual tė Rahovecit i ndan nė Prizren, qė atyre u krijon telashe tė konsiderueshme”, thotė Sokoli, duke shpresuar se ndonjėri nga shpėrblimet e mėdha tė lojės sė gazetės tė bjerė edhe nė Rahovec.

Kimete Dėrguti nga Rahoveci po ashtu shprehet tė jetė lexuese e rregullt e gazetės pėrderisa tregon se lexon kryesisht rubrikėn pėr komunat. “Mė duket se ndonjėherė rubrika e komunave ka hapėsirė tė kufizuar”, thotė ajo pasi mendon se ėshtė pak hapėsirė pėr mbi 30 komunat e Kosovės.

“Do tė doja tė lexoj tema nga pėrditshmėria e jo veē politikė, e cila na ka hipur nė kokė”, pėrfundon kjo e re. Edhe Astrit Mullaaliu qė ka njė butik nė qendėr tė Rahovecit shpreh fjalė tė mira pėr gazetėn, e cila kohėve tė fundit po bėhet gazeta kryesore edhe nė kėtė komunė. “Unė shkoj dhe secilin mėngjes i lexoj tė gjitha gazetat pasi mė pėlqen sporti”, thotė Astriti, duke e lavdėruar pjesėn e gazetės, e cila merret me sport.

Ndryshe, nė kėtė qytet, gazeta “Zėri” lexohet nga tė gjitha shtresat e qytetarėve, kurse pjesa mė e madhe e lexuesve tė saj shprehen se pėr sė shpejti gazeta do tė stabilizohet nė krye tė mjeteve tė shkruara tė informimit nė Rahovec. N. Krasniqi

0.0/5 (0 votë/a)

Edhe dy fitues tė iPhone 4 nga EuroPrinty

Lojės sė madhe shpėrblyese nė gazetėn “Zėri”, ēdo ditė i gėzohen rreth 100 fitues, por ata qė ditėve tė fundit janė gėzuar mė shumė, janė Burim Latifi nga Ferizaj dhe Sefer Demiri nga Gjilani, tė cilėt janė fitues tė nga njė telefoni tė bukur iPhone 4, qė ndahen nga sponsori ynė,...

Venera Ruhani fiton 500 euro, “Zėri”-e para nė ēdo komunė

Se loja shpėrblyese e “Zėrit” po gėzon me tė madhe lexuesit e saj, dėshmon edhe Venera Ruhani, tė cilės i buzėqeshi fati dhe fitoi shumėn e radhės prej 500 eurove. Ajo pohon se nuk ka pritur tė jetė fituese e ndonjė shumė kaq tė madhe tė parave. “Jam fituese e 500 eurove dhe ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Vetura “Peugeot 206” u dha, loja shpėrblyese vazhdon...

Ēelėsat e veturės “Peugeot 206”, e cila ndahet nga “MercomCompany”, fituesit fatlum Gėzim Mehme...

Gėzim Mehmeti merr dhuratėn mė tė mirė nga “Zėri”

Edhe pse tė gjithė nė njė farė forme kemi marrė dhurata tė ndryshme pėr vitin e ri, dhurata qė ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51