| Prishtinė | ![]() |
| 15° |
Loja e madhe shpėrblyese nė Gazetėn Zėri, nuk kishte pėrfunduar mė datėn 31 dhjetor 2011, pasi redaksia e gazetės kishte paraparė shpėrblime edhe pėr ata qė nuk kishin pasur fatin tė gėrvishtin kuponė fitues gjatė lojės sė madhe shpėrblyese, gjatė sė cilės gazeta ka shpėrblyer me mijėra lexues me shpėrblime tė ndryshme, duke pėrfshirė edhe veturėn Peugeot 206, qė ishte edhe ēmimi kryesor, pastaj shumė iPhone 4, PlayStation 3, DVD, para tė gatshme, kuponė pėr blerje dhe mijėra mbushje telefoni.
Dhe tė premten nė lokalet e redaksisė sė gazetės Zėri, ėshtė bėrė tėrheqja e fituesve tė lojės shpėrblyese me zarfe, qė ishte pjesė e lojės sė madhe shpėrblyese tė gazetės gjatė vitit tė kaluar. Rregulla pėr tė marrė pjesė nė kėtė lojė, ishte dėrgimi i njė zarfi me 10 kuponė tė cilėt nuk ishin fitues gjatė lojės sė rregullt dhe tė cilėt duhet tė ishin tė datave tė ndryshme. Dhe nė redaksinė e gazetės Zėri, kishin arritur me mijėra zarfe nga lexuesit e rregullt tė gazetės.
Nė praninė e shumė qytetarėve, apo mė mirė tė themi shumė lexuesve tė gazetės Zėri si dhe tė komisionit i cili pėrbėhej nga tre anėtarė, ku kryetar i komisionit ishte z.Sedat Uka nga Ministria e Financave, pastaj Agon Osmani, redaktor i ueb-faqes Zeri.info, dhe Shpend Krasniqi, zyrtar pėr marketing nė gazetėn Zėri, u bė tėrheqja e fituesve fatlumė tė ēmimeve mjaft tėrheqėse, duke pėrfshirė DVD, 2 PlayStation 3, iPhone 4 dhe ekstra-pushim, fundjavė nė Mavrovė pėr ēift, ku fituesit do tė pushojnė nė hotelin Alpina.
Tėrheqjen e zarfeve e kanė bėrė disa nga tė pranishmit nė kėtė ceremoni tė tėrheqjes. Fituesi i parė i kėsaj loje, njė DVD, ishte Lorent Konjusha nga Fushė Kosova, i cili kishte dėrguar 10 kuponė me data tė ndryshme. Shpėrblimi tjetėr ishte Playstation 3, i cili ka shkuar pėr fituesin Agim Cana nga Prishtina, derisa fituesi i PlayStation tė dytė, ishte Florian Bytyēi po ashtu nga Prishtina.
Fatlumja tjetėr nė kėtė tėrheqje, ishte Majlinda Islami nga Prishtina, e cila ėshtė fituese e shpėrblimit tė mrekullueshėm, njė iPhone 4. Por ai qė do ti gėzohet mė sė shumti shpėrblimit, gjithsesi se ėshtė Ismet Osmani nga Dardana (ish-Kamenica), i cili do ta ketė mundėsinė qė sė bashku me njė person tjetėr qė ai e zgjedh, tė kėnaqet tre ditė pushim nė Mavrovė, nė hotelin Alpina.
Loja shpėrblyese vazhdon
Gjithsesi se kėto nuk do tė jenė shpėrblimet e fundit qė ndahen nga gazeta Zėri, pasi lexuesit e gazetės do ta kenė sėrish mundėsinė tė fitojnė shumė ēmime tė tjera. Redaksia e gazetės Zėri, sė shpejti do tė vazhdojė me lojėn e madhe shpėrblyese, gjatė tė cilės do tė ndahen edhe mijėra shpėrblime tė tjera nga mė tė ndryshmet dhe me tė cilat do tė befasohen lexuesit.
Ky ėshtė njė pėrkushtim i gazetės pėr tė shpėrblyer lexuesit e saj tė shumtė, tė cilėt ēdo ditė janė tė shoqėruar me gazetėn Zėri dhe tė cilėt kėtė gazetė e kanė si burim informacioni. Edhe lexuesit e gazetės e kanė mirėpritur paralajmėrimin pėr vazhdimin e lojės, ku shumica thonė se tashmė janė mėsuar me kėtė lojė. I njė mendimit tė tillė ėshtė edhe Agron Fejza nga Prishtina, i cili ėshtė shprehur se sa herė e blen gazetėn, sytė fillimisht i shkojnė nė pjesėn ku gjendet kuponi pėr gėrvishtje.
Gėrvishtja e kuponit nė gazetėn Zėri, ėshtė bėrė njė shprehi pėr mua dhe pėr anėtarėt e familjes sime. Dhe kur kemi mėsuar se loja do tė vazhdojė, jam ndjerė i lumtur, pasi pėrveē informimit tė saktė dhe tė paanshėm tė gazetės Zėri, po kemi mundėsi edhe tė argėtohemi dhe tė fitojmė, ėshtė shprehur z.Fejza. Edhe Zymer Demolli e ka mirėpritur vazhdimin e lojės shpėrblyese.
Ėshtė njė vendim i mirė i gazetės Zėri pėr tė vazhduar me lojėn, sepse jemi mėsuar me tė. Unė e kam blerė gazetėn qė nga fillimi, jo vetėm prej se ka filluar loja, mirėpo, me lojėn, ka ndodhur qė unė dhe familja ime tė blejmė edhe deri nė 3 ekzemplarė. Prandaj jam i lumtur qė sėrish do tė kemi mundėsi pėr tė fituar, pėrveē informimit tė saktė, ėshtė shprehur z. Demolli.
Ismet Osmani fiton vikend nė Mavrovė, Majlinda Islami iPhone 4
Vetura Peugeot 206 u dha, loja shpėrblyese vazhdon...
Gėzim Mehmeti merr dhuratėn mė tė mirė nga Zėri
SHANSI I FUNDIT PĖR TA FITUAR VETURĖN
Zėri mban primatin e mė tė mirit, pėr guxim dhe realitet
Edhe katėr iPhone 4 tėrhiqen nga fituesit
Gazetė qė lexohet nga tė gjitha shtresat
Shpėrblimet nga Zėri, dhurata tė veēanta
Lexuesit vlerėsojnė guximin e gazetės Zėri
Zėri vazhdon tė befasojė por edhe tė shpėrblejė
E vlerėsojnė korrektėsinė e lojės shpėrblyese
Edhe dy fitues tė iPhone 4 nga EuroPrinty
E kėrkuar nga tė gjitha moshat
Vetėm vazhdoni, jeni mė tė mirėt
Zėri, gazetė qė informon shpejt, drejt dhe paanshėm 