| Prishtinė | ![]() |
| 17° |
Vazhdimi i lojės sė madhe shpėrblyese nė gazetėn Zėri ėshtė mirėpritur jashtėzakonisht mirė nga lexuesit e kėsaj gazete, e sidomos e vlerėsojnė korrektėsinė e lojės dhe llojllojshmėrinė e ēmimeve.
Ēdo ditė mbi 80 lexues bėhen fitues tė shpėrblimeve tė ndryshme tė gazetės, ku shumė prej tyre janė shpėrblime me vlerė tė madhe, ndėr to edhe Sony PlayStation, shpėrblime nė vlerė 200 dhe 20 euro nga Banka Ekonomike, kuponė nė vlerė 50 euro nga MiniMax Shopping Center, DVD, etj.
Vlera e shpėrblimit nuk ka rėndėsi
Nafije Gashi, nga Prishtina, ėshtė njėra nga fitueset e njė DVD-je. Ajo ka shfaqur kėnaqėsinė qė ka arritur tė fitojė njė shpėrblim tė tillė dhe qė thjesht ėshtė bėrė njėra nga fitueset e kėsaj loje.
Ajo gjithashtu ka rrėfyer se si ishte bėrė fituese e kėtij shpėrblimi. Bashkėshorti im ēdo ditė e blen gazetėn Zėri, por jo pėr shkak tė lojės shpėrblyese, por se i pėlqen pėrmbajtja e gazetės, ndėrsa unė interesohem mė shumė pėr gėrvishtjen e kuponit.
Edhe ditėn kur kam fituar, si zakonisht burri im e ka blerė gazetėn dhe pasi e ka pėrfunduar me leximin, ka dashur ta hedhė, por unė i kam thėnė se duhet ta gėrvishtė kuponin. Ai mė tha mos e ēo kohėn kot, se nuk ka asgjė nga kjo punė, sepse nuk besonte nė lojėn.
Mirėpo, unė insistova dhe pasi e gėrvishta kuponin, pashė se kisha fituar njė DVD dhe pastaj fillova tė tallem me burrin tim pėr kėtė dhe ai vėrtet u bind nė korrektėsinė e lojės. Nuk ka rėndėsi vlera e shpėrblimit, por vetėm fakti se kam fituar, ka deklaruar Nafija.
Njė tjetėr fituese e njė DVD-je ishte edhe Sebehate Gėrbeshi, po ashtu nga Prishtina, derisa kuponė nė vlerė nga 50 euro nga MiniMax, kanė fituar Shemsi Novoberdali dhe Adem Syla nga Prishtina, derisa nga 20 euro nga Banka Ekonomike kanė fituar Muhamer Arllati nga Drenasi, Fahri Jetullahu nga Prishtina, Luan Halilaj nga Drenasi dhe Merita Zariqi nga Prishtina, derisa qindra lexues kanė fituar mbushje me vlerė 5 euro nga VALA gjatė ditėve tė fundit.
Zėri shitet qysh nė mėngjes
Interesimi pėr gazetėn Zėri ėshtė jashtėzakonisht i madh dhe nė shumė kioskė dhe minimarkete, shitet qysh nė orėt e hershme tė mėngjesit. Albert Braholli, shitės nė njė minimarket nė lagjen Bregu i Diellit, thotė se gazeta "Zėri" ėshtė gazeta e cila shitet nė mėngjes dhe kėrkesa ėshtė edhe gjate ditės.
Besoj dhe mendoj qė me lojėn shpėrblyese, lexuesi jo vetėm qė informohet me tema dhe me ngjarjet interesante qė i bėn kjo gazetė, por po shpėrblehet edhe me shpėrblime atraktive qė i ofron kjo.
Gazeta ėshtė nė hap tė mirė dhe pres qė tė jetė edhe mė atraktive nė tė ardhmen, ėshtė shprehur Alberti. Se gazeta Zėri ėshtė mė e kėrkuara dhe mė e shitura, e ka konfirmuar edhe Zenel Gashi, gjithashtu pronar i njė supermarketi afėr shkollės teknike nė Prishtinė. Para 5-6 muajsh unė nė minimarketin tim kam marrė nga 10 ekzemplarė tė Zėri-t dhe nė ditė shisja 8-9 copė.
Por, tani e kam dyfishuar tirazhin, pra marr 20 copė dhe qė tė gjitha shiten qysh herėt nė mėngjes. Kėrkesat janė tė vazhdueshme dhe sė shpejti do ta rris edhe numrin e gazetave.
Tashmė disa lexues qė e kanė blerė gazetėn tek unė, edhe kanė fituar shpėrblime. Zėri ka pėsuar ndryshime tė mėdha si pėr nga kualiteti, ashtu edhe pėr nga pėrmbajtja dhe lexuesve vazhdimisht po u sjell risi tė ndryshme, ėshtė shprehur z.Gashi.
Kastriote Bajrami
Kėnaqen me befasitė qė po ua sjell Zėri
Gjilan. Edicioni i tretė i lojės shpėrblyese tė gazetės Zėri ėshtė mirėpritur edhe ndėr gjilanasit, tė cilėt vazhdojnė qė kėtė gazetė ta konsiderojnė si mė tė lexueshmen e mė te besueshmen, e cila pėrpos shkrimeve interesante, lexuesve po u sjell edhe befasi tė mėdha.
Dhjetėra shpėrblime ishin fituar nga lexuesit gjilanas nė edicionet e kaluara tė lojės, kurse tashti kur fondi i shpėrblimeve ėshtė rritur, me tė ėshtė rritur edhe interesimi pėr gazetėn.
Burim Kadriu, lexues i rregullt i gazetės, thotė se i pėlqejnė shkrimet qė kanė tė bėjnė me sportin dhe sidomos ato ku flitet pėr sportin vendor, e ai nuk e fsheh faktin se ėshtė lojtar i rregullt nė lojėn shpėrblyese.
Ai nuk beson se do tė arrijė ndonjėrin nga shpėrblimet e mėdha, por thotė se do tė ishte shumė i kėnaqur nėse ia del tė fitojė ndonjė ēmim, qė do ti mbetej si kujtim nga gazeta e tij e preferuar.
Afrim Selimi, punėtor, gjithmonė ka qenė lexues i rregullt i gazetės Zėri e atė e lexon edhe tashti, kur sipas tij gazeta ka marrė njė pamje krejt tjetėr, ofron befasi pėr lexues dhe ēka jo tjetėr.
Afrimi thotė se do tė jetė lexues edhe nė tė ardhmen, pėrderisa gazeta tė mbajė kėtė formė, kurse pėr lojėn shpėrblyese thotė se ajo ėshtė edhe njė motiv shtesė qė e shtyn ta blejė gazetėn Zėri.
Edhe Burim Musliu, i cili vazhdimisht lexon gazetėn Zėri, thotė se pret qė nė numrat nė vijim tė jetė fitues i ndonjėrit nga shpėrblimet qė i ndan gazeta Zėri. Siē thotė ai, mė me dėshirė do tė donte tė fitonte ndonjėrin nga shpėrblimet mė tė mėdha, por siē ka shtuar ai, edhe nėse nuk fiton, ai do ti mbetet besnik gazetės Zėri.
Shitėsit e gazetave nė Gjilan thonė se Zėri vazhdon tė mbetet ndėr gazetat mė tė preferuara tek lexuesit dhe se numri i kėrkesave pėr kėtė gazetė po shtohet nga dita nė ditė. Ata e pranojnė se pėrveē shkrimeve me interes, kėrkesat pėr Zėrin i ka rritur edhe Loja e Madhe Shpėrblyese.
E. Sadiku
Ismet Osmani fiton vikend nė Mavrovė, Majlinda Islami iPhone 4
Vetura Peugeot 206 u dha, loja shpėrblyese vazhdon...
Gėzim Mehmeti merr dhuratėn mė tė mirė nga Zėri
SHANSI I FUNDIT PĖR TA FITUAR VETURĖN
Zėri mban primatin e mė tė mirit, pėr guxim dhe realitet
Edhe katėr iPhone 4 tėrhiqen nga fituesit
Gazetė qė lexohet nga tė gjitha shtresat
Shpėrblimet nga Zėri, dhurata tė veēanta
Lexuesit vlerėsojnė guximin e gazetės Zėri
Zėri vazhdon tė befasojė por edhe tė shpėrblejė
E vlerėsojnė korrektėsinė e lojės shpėrblyese
Edhe dy fitues tė iPhone 4 nga EuroPrinty
E kėrkuar nga tė gjitha moshat
Vetėm vazhdoni, jeni mė tė mirėt
Zėri, gazetė qė informon shpejt, drejt dhe paanshėm 