Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E martė
22 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
17°

Loja shpėrblyese, njė shtysė plus pėr lexuesit

08-10-2011 09:47 CET

Ndarja e qindra shpėrblimeve tė ndryshme brenda njė dite pėr lexuesit e gazetės, e ka bėrė “Zėrin” njė gazetė shumė atraktive nė ēdo cep tė Kosovės. Llojllojshmėria e shpėrblimeve ka shtuar rregullisht lexuesit e gazetės, edhe pse nuk ėshtė vetėm loja ajo qė i shtynė ata ta blejnė gazetėn, por edhe trajtimi i temave tė ndryshme si dhe rubrikat e shumta dhe interesante tė gazetės, janė faktori kyē pėr lexuesit.

E pėrditshmja “Zėri” vazhdon ta ruajė epitetin e gazetės mė tė lexuar nė komunėn e Klinės. Shumė nga lexuesit e saj shprehin konsideratėn pėr seriozitetin qė “Zėri” ėshtė duke e treguar ēdo ditė e mė tepėr me materialet e ndryshme qė po ofron pėr lexuesit e rregullt tė kėsaj gazete.

Siē e pohojnė edhe vetė qytetarėt e Klinės, “Zėri” ėshtė gazetė pėr tė gjitha kategoritė e shoqėrisė sonė. Nė kėrkim tė qytetarėve qė janė lexues tė kėsaj gazete, rastėsisht takuam lexuesin e ditėve tė para tė “Zėrit”, avokatin dhe profesorin e nderuar Gjergj Skeli.

“Tė pėrditshmen ‘Zėri’ e lexoj rregullisht qysh nga numri i parė i daljes sė saj. Ėshtė gazetė serioze, informatat dhe shkrimet i ka shumė pėrmbajtjesore dhe tė drejta”, ėshtė shprehur ai nė prononcimin e tij.

Z. Skeli tregon se si nė njė kohė si lexues i rregullt i ka falur njė qytetari nga komuna e Prizrenit shumė ekzemplarė tė “Zėrit”. Mirėpo siē thotė ai, pėr shkak tė luhatjeve tė njė periudhe tė caktuar ai kishte hequr dorė nga leximi i gazetės “Zėri”, por, sipas tij, nuk kishte kaluar shumė kohė dhe i ėshtė kthyer sėrish leximit tė kėsaj gazete.

“Ardhja e stafit tė ri nė krye tė ‘Zėrit’ e ndryshoi politikėn redaktuese dhe tani pėr tani ‘Zėrin’ e kam gazetė shumė pėr qejf”, ka shtuar ai. Profesori Skeli pranon se loja shpėrblyese i tėrheq shumė lexuesit qė tė shpresojnė nė fatin e tyre. “Unė po shoh ēdo ditė fitues tė shumtė dhe i pėrgėzoj ata pėr fitimet, mirėpo ajo ēka mė intereson mė sė shumti mua ėshtė se gazetarėt dhe udhėheqja e kėsaj gazete janė shumė profesionalė edhe sa i pėrket aspektit gjuhėsor, pasi qė edhe vetė jam profesor i gjuhės dhe letėrsisė shqipe.

Kėtyre fjalėve do t’u pėrmbahem derisa ta vėrtetoj tė kundėrtėn e tyre”, ka thėnė ndėr tė tjera lexuesi i rregullt i gazetės “Zėri”, avokati Gjergj Skeli. Nė anėn tjetėr Qėndrim Bojaj, lexues i gazetės “Zėri”, thotė tė jetė shumė i pasionuar pas kėsaj gazete.

Ai tregon se ēdo ditė e gėrvisht “Zėrin” duke treguar se disa herė ka qenė fitues i disa prej shpėrblimeve qė kjo gazetė i ka ofruar atij. Faktin se “Zėri” vazhdon tė shtojė lexuesit e tij nga dita nė ditė e konfirmojnė edhe shitėsit e gazetave ditore.

Elez Leci, koordinator i shitjes sė gazetave ditore nė Klinė, tregon se “Zėri” ėshtė gazetė qė shitet nė orėt e para tė mėngjesit.

Edhe Fahrije Bojaj, pronare e kioskut “Agnesa”, nė Klinė, thotė se vetėm brenda 1 ore ajo ka shitur rreth 35 ekzemplarė tė gazetės “Zėri”, duke bėrė thirrje qė tė sillen mė shumė ekzemplarė tė kėsaj gazete pėr lexuesit klinas.

Sadri Haxhaj

Pėrmbajtja e lojes shpėrblyese shtuan lexueshmėrinė e “Zėrit”

Mitrovicė. Vazhdimi i lojės shpėrblyese nė “Zėri” ėshtė mirėpritur nga lexuesit e saj edhe nė Mitrovicė. Ata thonė se krahas pėrmbajtjes shumė tė mirė, loja shpėrblyese ia ka shtuar lexueshmėrinė “Zėrit” dhe e ka radhitur ndėr mė tė lexuarat nė Mitrovicė. Egzon Begu, student, tha se edhe pse deri tash nuk ka arritur tė fitojė ndonjė shpėrblim tė “Zėrit”, ėshtė lexues i rregullt i kėsaj gazete, nė tė cilėn ka tema interesante nga pėrditshmėria dhe realiteti kosovar.

“Nuk e marr ‘Zėrin’ vetėm pėr shkak tė lojės shpėrblyese, por edhe pėr tė lexuar tema e komente tė ndryshme nga sferat e ndryshme tė jetės”, tha Begu. Pensionisti Hamėz Rreci, tha se ėshtė lexuesi i rregullt i kėsaj gazete qė nga numri i parė i daljes sė saj si gazetė e pėrditshme.

“Me duhet ta marrė nė mėngjes, pasi mė vonė nuk gjendet nė shitje”, tha Rreci dhe shtoi se interesimi pėr gazetėn “Zėri” ėshtė i madh. Ai tha se lexuesi i “Zėrit”, jo vetėm qė informohet me tema e ngjarje interesante qė ndodhin te ne dhe nė botė, por kjo gazetė pėrmes lojės shpėrblyese po ofron edhe shpėrblime tė shumta mė ēka ėshtė shndėrruar nė gazetėn mė atraktive dhe mė tė kėrkuar nė Mitrovicė.

Pronari i njė objekti pėr shitjen e duhanit, afėr ish-tregut tė gjelbėr, Fikri Abazi, tha se ėshtė shtuar dukshėm shitja e gazetės. “Kėrkesat janė tė vazhdueshme dhe sė shpejti do ta shtojė numrin e ekzemplarėve tė gazetave”, tha Abazi, sipas tė cilit disa lexues qė e kanė blerė gazetėn tek ai kanė fituar shpėrblime tė ndryshme.

‘Zėri’ ka pėsuar ndryshime tė mėdha pozitive nė kualitet dhe pėrmbajtje duke u sjellė lexuesve risi tė ndryshme”, ėshtė shprehur Abazi. Alban Shala, nxėnės, tha se zgjatja e lojės shpėrblyese nė gazetėn “Zėri” ėshtė mirėpritur edhe nga lexuesit mitrovicas, tė cilėt kėtė gazetė e konsiderojnė si mė tė lexueshmen e mė tė besueshmen nė Mitrovicė.

“Lexuesit mitrovicas e kanė shtuar interesimi pėr gazetėn ‘Zėri’”, tha Bedri Sadiku, sipas tė cilit, kjo gazeta ėshtė bėrė edhe mė e lexueshme dhe mė atraktive edhe pėr shkak tė lojės shpėrblyese.

Ai tha se edhe pse e lexon vazhdimisht kėtė gazetė ende nuk ka arritur tė fitoj ndonjėrin nga shpėrblimet e gazetės, por kjo nuk do tė thotė sė njė ditė nuk do tė fitojė ndonjė ēmim, qė do t’i mbeste kujtim nga gazeta. Rifat Broja, arsimtar, tha se ėshtė lexues i rregullt i gazetės “Zėri”, pasi ofron befasi tė ndryshme pėr lexues.

Broja tha se do tė vazhdojė tė lexojė kėtė gazetė edhe nė tė ardhmen. Ai pėr lojėn shpėrblyese tha se ėshtė edhe njė argument shtesė qė e shtyn qytetarin ta blejė “Zėrin”. Kastriot Morina, shitės nė dyqanin e plisave nė Mitrovicė, tha se vazhdimisht e lexon gazetėn “Zėri”, dhe pret qė deri nė fund tė lojės shpėrblyese tė jetė fitues i ndonjėrit shpėrblimi qė i ndan kjo gazetė.

Edhe shitėsit e gazetave nė Mitrovicė, Qerim Voca, Ali Beka, Bajram Rexhepi…na thanė se “Zėri” vazhdon tė mbetet ndėr gazetat mė tė kėrkuara nga lexuesit. Se ėshtė kėshtu flet fakti se numri i kėrkesave pėr kėtė gazetė po shtohet nė ēka ka ndikuar edhe Loja e Shpėrblyese.

Bekė Abazi

0.0/5 (0 votë/a)

Shpėrblimet nga “Zėri”, dhurata tė veēanta

Ēdo ditė nė lojėn e madhe shpėrblyese nė gazetėn “Zėri”, u buzėqesh fati me dhjetėra lexuesve besnikė tė gazetės. Edhe pse fondi i shpėrblimeve ėshtė tejet i madh dhe vlera e shumicės sė shpėrblimeve ėshtė e lartė, shumica e fituesve thonė se pėr ta nuk ka rėndėsi vlera e shpėrbl...

Lexuesit vlerėsojnė guximin e gazetės “Zėri”

“Zėri” ju lumtė, jeni mė tė mirėt nė luftė kundėr korrupsionit, i cili si “mortajė” po e godet zhvillimin e vendit. Kėto janė fjalėt e dy tė anketuarve nė Deēan, tė cilėt kėrkojnė vazhdimin e kėtij imazhi, i cili gjithnjė e mė shumė po shton numrin e lexuesve tė kėsaj gazete. ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

“Zėri” mban primatin e mė tė mirit, pėr guxim dhe realitet

Nuk ka mė asnjė dyshim se gazeta “Zėri” mban primatin e mė tė mirit nė Deēan. Temat e trajtuara...

Edhe katėr iPhone 4 tėrhiqen nga fituesit

E premtja ishte njė ditė tejet e lumtur pėr shumė fitues tė lojės shpėrblyese tė gazetės “Zėri”...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51