Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E martė
22 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
17°

Disa hapa para kohės

Astrit Gashi | 24-03-2011 10:01 CET

Tashmė kisha vendosur qė tė pranoja ofertėn e indianit, kur nga sekretaria mė njoftuan se njė person po mė kėrkonte tė takoheshim. Nuk e kisha idenė se pėr ēfarė, por fakti se isha prezent nė zyrė, si dhe politika ime personale e menaxhimit me dyer tė hapura, bėri qė takimin ta pranoja pa asnjė ngurrim. Para derės transparente me xhama, m’u shfaq njė figurė e njohur nga kafenetė e Prishtinės - njė djalė i trashė, me njė mjekėr dhe i veshur sportiv qė nė krah po i kacavirrej njė ēantė, me gjasė e ngarkuar me peshė qė e bėn tė strukur edhe njė person tė madh nė fizik. E njihja si dikush qė merret me programim dhe kompjuterė.

“Unė jam Fatosi... Fatos Gacaferri”, m’u prezantua ai derisa po shtrėngonim duart. Kisha mė shumė se tre muaj qė po kėrkoja dikė si ai nė Kosovė e nuk e gjeja. Gjurmimi mė dėrgoi tek indiani, por ky ishte momenti kur ofertės sė tij i rashė shqelm. Atė edhe ashtu e kisha marrė pėrmes njė mikut tim si ndėrmjetėsues. Fatosi me kompaninė e tij, nė moment tė duhur, kishte ardhur qė tė mė ofronte prodhimin e aplikacioneve mobile pėr gazetėn “Zėri”.

Sensi patriotik ekonomik nuk mė lejonte qė punėn t’ia besoj kujtdo tjetėr pėrveē se kosovarėve, shtuar kėtu edhe ēmimin konkurrent. Aplikacionet mobile, njė fjalė kjo qė nė vitin e shkuar ishte mė e pėrdorura nė ueb, si dhe nė rrjetin social Twitter (anglisht: apps), janė ato ikonat e vogla qė kemi nė “smartphone-t” tanė si iPhone, nga Samsung, LG etj me sistemin operativ Android (“Gugėll” i thonė te ne), si dhe gjeneratat mė tė reja tė telefonave “touch screen” tė Nokia, tė cilėt na mundėsojnė tė lexojmė pėrmbajtje nga ueb-i tė dizajnuar dhe optimizuar pėr ekranet mobil.

Nė iPhone tim sa herė qė ka aplikacion pėr mediet ose gjėrat e tjera qė dua t’i lexoj e t’i shikoj si foto apo video, kėtė e bėj direkt duke shtypur ikonėn e aplikacionit dhe jo pėrmes ueb-it. Thjesht ėshtė mė e pėrshtatshme pėr pėrdorim dhe mė e bukur pėr sy. Siē do tė thoshte Steve Jobs, nė epokėn post- PC gjithēka lidhet me eksperiencėn e pėrdoruesve (user experience). Aplikacionet e bėjnė shumė mė tė kėndshme kėtė pėrvojė tė pėrdoruesve, andaj edhe fjala app ishte mė e pėrdorura nė ueb vitin e shkuar, dhe pėr kėtė arsye tashmė s’ka mbetur thuaja medie apo organizatė nė botė qė ka peshė qė nuk e ka njė tillė. Pėrveē medieve kosovare.

Tė parakohshėm nė tren tė fundit

Kishim vendosur nė Zėri, qė pa asnjė dyshim qe edhe ne t’i bashkoheshim botės dhe tė kemi edhe ne aplikacionet mobile, pėr kėnaqėsi tė shfrytėzuesit qė pėrdor platformat mobile tė Apple (iOS), Google (Android) dhe Nokia me disa tė tjerė (Symbian). Sipas njė shkrimi tė fundit nė gazetėn “New York Times”, qė ka njė aplikacion mobil qe disa vjet, marrja e lajmit pėrmes internetit tashmė ka tejkaluar nė aspektin global gazetat e revistat, ndėrsa mė shumė se gjysma e kėtyre informatave on-line merren pėrmes aplikacioneve mobile.

Si pėrcjellės tė trendėve globalė, pėr ne ishte e pashmangshme qė tė mos kapim kėtė trend qoftė edhe nė momentin e fundit, edhe pse pėr rrethanat tona lokale ndoshta para kohės. Mediat on-line dhe mobile, megjithatė nuk janė tė varur nga faktori lokal, ato janė globale dhe ne shqiptarėt kemi aq shumė emigrantė qė janė pjesė e trendėve globalė, saqė ofrimi i njė pėrvoje mė tė kėnaqshme tė lajmit, qoftė edhe vetėm pėr ta, mjaftonte.

Krijimi i aplikacioneve mobile pėr Zėrin dhe kompaninė qė mori pėrsipėr realizimin, ishte njė pėrvojė e re dhe e para. Dikush mė thoshte se kėtu ishin bashkuar entuziastėt lokalė tė teknologjive tė reja me programerėt lokalė. Asnjė medie apo organizatė kosovare apo e Shqipėrisė nuk kishte ndėrtuar deri tani aplikacione pėr sisteme mobile. Asnjė kompani kosovare dhe shqiptare nuk kishte programuar e dizajnuar njė aplikacion mobil.

Ishte pėrvoja e parė pėr tė dy palėt, dhe ashtu do tė mbetet e shkruar dhe nė histori. Vendi ėshtė zėnė, ju kėrkoj falje tė gjithė tė tjerėve.

Tre muaj punė

Tė papėrvojė dhe pa ndonjė referencė paraprake nga kushdo qoftė, menduam se aplikacionet pėr tė gjitha kėto platforma mobile do t’i kishim gati pėr njė muaj, diku nga mesi i janarit tė kėtij vitit. Nuk na doli kėshtu, pasi qė rrugės po na shfaqeshin sfida e probleme tė papritura, si “rss feedi” i rubrikės sė ekonomisė nga www.zeri.info apo dikujt tjetėr qė nuk funksiononte si duhej apo fotografitė nuk optimizoheshin si duhet qė tė hapen shpejt nėpėr pajisjet mobile, iPhone- iPad- Android- Nokia.

Prodhimi ishte njė pėrvojė komplekse, ku shpesh duheshin mė shumė se dy veta. Kompania qė e mirėmban ueb faqen, Trembelat, nė kėso rastesh ishte ajo qė duhej tė pėrmirėsonte problemet. Ata i bėnė me shumė pėrkushtim dhe profesionalizėm kėto gjėra. Por mė problematikja ishte pėrvoja e pėrdoruesit. Kėtu hynte nė punė syri, i tė gjithė neve dhe disa dhjetėra tė tjerėve qė na ndihmuan nė testim. Po bėnim njė produkt global, andaj “user experience” nė pėrdorimin e aplikacionit tė Zėrit do tė duhej tė ishte si ajo e pėrdorimit tė ‘New York Times’, ‘The Guardian’, ‘BBC’, ‘SuedDeutcheZeitung’, ‘Gazeta Wyborcza’, ‘Engadget’, etj.

Sinkronizimi i eksperiencave mori kohė dhe prodhoi shumė kokėēarje pėr Fatosin dhe programorėt e tij, tė cilėt shpesh mendonin “jo, nuk e bėjmė kėtė punė”, por thoshin se e bėjnė, dhe e bėnin duke pėrgjysmuar edhe orėt e tyre tė gjumit. Fotolajmi, thjesht duhej tė rritej sa ekrani, dhe nė aplikacionet on-line do tė duhej tė dilnin tre tė fundit. Videot, thjesht duhej tė shikoheshin nė aplikacionin pėr iPad.

Tė gjithė ata qė pėrdorėm si referencė i ofronin kėto mundėsi, ne nuk guxonim tė ishim mbrapa. Ishte njė proces i shtyrjes, negocimit, zėnkave dhe punės. Por nuk u ndalėm. Vodhėm ide aq sa mundėm prej tė tjerėve, dhe aq sa na lejoi koha. Nuk mund tė prisja mė gjatė as unė, as Fatosi dhe as ata shumė njerėz qė na ndihmuan pėrmes testimit. Kėrkonim qė t’i kemi nė pajisjet tona mobile. Nuk na pritej mė gjatė.

Tashmė ishin bėrė tre muaj qėkur filluam t’i krijonim. Aplikacionet duhet t’i dorėzonim nė dyqanet virtuale pėr t’u shkarkuar nga pėrdoruesit. Kjo ishte eksperienca ime, dhe ajo ėshtė e paharrueshme. E thėnė tamam si njė entuziast i risive dhe teknologjisė. E pranoj.

Nga kėtu e mė tej gjithēka ėshtė nė duar tė pėrdoruesve. Pėr eksperiencėn e pėrdoruesve do tė mėsojmė nga vet ata. Shumė gjėra do tė pėrmirėsohen e do tė bėhen mė tė kėnaqshme pėrmes informatave nga pėrdoruesi. Kjo punė nuk pėrfundon asnjėherė.

Falė nė dyqanet mė tė mėdha

Versioni i parė i aplikacionit pėr telefonat me Android u shfaq nė Android Market, para disa javėsh. Gjatė testimit nga pėrdoruesit e parė kuptuam se do tė duhej tė shpejtonim performancėn e tij. Njė javė mė vonė postuam versionin 1.1 pėr kėtė sistem operativ mobil- qė tashmė ishte shumė mė i shpejtė. Tashmė kemi disa mijėra pėrdorues nė Kosovė dhe posaēėrisht jashtė saj. Komentet janė pozitive, por na duhen mė shumė ato negative.

Qė ta bėjmė pėrvojėn edhe mė tė kėndshme. Versioni i parė pėr iPhone, u publikua diku para 10 ditėsh. Apple e cila pėr tė pranuar njė aplikacion pėr tregun virtual tė saj AppStore, kėrkon qė atė ta shqyrtojė nėse ėshtė sipas udhėzimeve dhe standardeve tė saj. Kjo ėshtė njė punė qė merr kohė pėr njė dyqan qė tashmė ka mbi 500,000 mijė aplikacione, dhe ku pėrditė programerėt dorėzojnė me qindra apo mijėra aplikacione pėr shqyrtim.

Na futėn pa rend, sepse ishim tė parėt qė po dorėzonim pėr aprovim njė aplikacion tė tillė nė gjuhėn shqipe. Faleminderit! Kur versioni 1.0 mė nė fund u paraqit nė AppStore, u dhamė komandėn qė ta shkarkonim. Aplikacioni kėrkonte qė tė kemi versionin e fundit tė iOS atė 4.3 qė tė mund tė instalohej. Unė nuk e kisha siē nuk e kanė edhe shumica e kosovarėve, pa marrė parasysh faktin qė mund tė posedojnė edhe iPhone 4. Duhej ta bėnim aplikacionin qė tė instalohej nė tė gjitha versionet e softuerėve.

Kjo kėrkoi punė tė re nga programorėt, si dhe kohė pėr shqyrtim nga Apple. Nė shaka atyre qė po prisnin qė ai tė paraqitej nė Appstore pėr instalim, iu thosha qė “aplikacioni i Zėrit po pret aprovimin nga Steve Jobs”. Jo Jobs vetė, por shokėt tij e aprovuan dhe versioni i softuerit pėr tė gjitha versionet e iOS ėshtė gati pėr instalim nga mbrėmja e 23 marsit. Zėri HD, aplikacioni unik pėr iPad, qe disa ditė ėshtė duke u shqyrtuar nga Apple, dhe shpresojmė se do tė jetė i gatshėm pėr instalim brenda pak ditėsh.

Ju njoftojmė me kohė. Aplikacioni pėr sistemin operativ Symbian (Nokia, Samsung etj) do tė jetė gati pėr instalim gjatė javės. Zėri ėshtė nė dyqanin mė tė madh nė botė Apple AppStore, si dhe nė Android Market e Ovi Store qė po ndjekin rrugėn e Apple. Kush do tė mendonte para njė viti qė Zėri jo vetėm qė do tė bėhej gazetė tjetėr, por do tė bėhej edhe me ueb faqe, si dhe do tė jetė i pari ndėr shqiptarėt qė do tė bėhej edhe Mobil edhe HD. Punėt ecin kur ka vullnet, pėrkrahje dhe dėshirė. Nuk bėmė asgjė qė tė tjerėt nuk e kanė bėrė nė botė, fundi i fundit.

Jemi veē disa hapa para kohės.

4.6/5 (36 votë/a)
Gazmend Selmani (Prishtine): 01-04-2012 14:30
Astrit,Urime per mobile app-in e Zer-it!S'me pelqeu qe kishe prite me muaj per te gjetur nje ekzekutues per nje gje te tile. Ne Prishtine ka shume kompani qe merren me programim, dhe, zhvillimi i nje aplikacioni si mobile app eshte nje nder zhvillimet me themelore dhe shume e thjeshte.Nese ke ndonje nevoje te tille te rekomandoj te hulumtosh ne Google dhe shume nga to.Si do qe te jete, pergezime per mobile app!

Instalimi i Zėri Mobile

Instalimi i Zėri Mobile pėr iPhone Klikoni nė ikonėn App Store. Nė opsionin “Search” shkruani Zėri. Kur tė hapet faqja me aplikacionin e Zėri, kliko sė pari nė kutinė “Free”, pastaj “Install”. Pėrcilli udhėzimet dhe instaloje aplikacionin. (Demonstrimin mund ta shihni nė f...

Disa hapa para kohės

Tashmė kisha vendosur qė tė pranoja ofertėn e indianit, kur nga sekretaria mė njoftuan se njė person po mė kėrkonte tė takoheshim. Nuk e kisha idenė se pėr ēfarė, por fakti se isha prezent nė zyrė, si dhe politika ime personale e menaxhimit me dyer tė hapura, bėri qė takimin ta p...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Instalimi i Zėri Mobile, video demonstrim

Instalimi i iZėri Instalimi i Zėri Widget ...

Instalimi i Zėri Mobile

Instalimi i Zėri Mobile pėr iPhone Klikoni nė ikonėn App Store. Nė opsionin “Search” shkruan...

"Zėri" n'telefonin tuaj

Instalimi i Zėri Aplikacioneve pėr iPad Klikoni nė ikonėn App Store. Nė opsionin “Search” sh...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51