Zėri Mobile ėshtė aplikacioni pėr iPhone i gazetės sė pėrditshme tė pavarur kosovare, "Gazeta Zėri", qė ėshtė njė ndėr gazetat mė tė vjetra nė Kosovė dhe publikohet qė nga viti 1999. Nė kėtė aplikacion mund tė gjeni tė gjitha informacionet qė ofron kjo gazetė. Pėr tė gjitha ato qė janė tė interesuar tė lexojnė lajmet nga Kosova i ftojmė ta shkarkojnė kėtė aplikacion pasi ėshtė e realizuar mjaft mirė.
Karakteristikat e aplikacionit Zėri Mobile pėr iPhone:
Ka njė grafikė tė pėrkryer, pėr tu pasur zili jo vetėm nga gazetat shqiptare, por edhe ato tė huaja. Deri tani ėshtė aplikacioni mė i realizuar nga ana grafike ndėr faqet shqiptare qė ndodhen nė App Store. Ėshtė e realizuar si njė faqe normale informative, e ndarė nė kategori tė ndryshme qė ofrojnė informacione specifike si Ditari, Ekonomi, Opinione, Kulture, sport, Zip, Kidz, etj...
Ofron tė njėjtat informacione qė ju mund tė lexoni edhe nė versionin web tė portalit Zėri. Kur klikoni tek njė artikull, brenda janė tė integruar edhe butoni i Twitter dhe Facebook, kėshtu qė ju mund tė shpėrndani lajmet e ndryshme edhe nė dy rrjetet sociale mė tė famshėm.
Nqs nuk e keni shkarkuar akoma kėtė aplikacion nė iPhonin tuaj, ju ftojmė ta bėni menjėherė pasi do tė ngeleni mėse tė kėnaqur, nga kualiteti i aplikacionit dhe cilėsia e informacioneve qė ofron. Zėri Mobile mund ta shkarkoni falas nga App Store. Ju mjafton tė futeni nė App Store, tė klikoni tek search dhe tė shkruani "Zėri" dhe menjėherė do ju hapet aplikacioni, atėherė do ju duhet tė klikoni tek butoni ku shkruhet free dhe ta shkarkoni. /iPhoneAlbania/