Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E diel
5 shkurt 2012
Prishtinė Snow  and  Windy
-10°

Njė libėr i spikatur letrar

Bajram Sefaj | 01-09-2010 16:40 CET

Lexuesi i pasionuar kosovar nuk ka si mos tė impresionohet kur merr nė dorė numrin mė tė ri tė revistės letrare “Jeta e re”, e fill pastaj, kur nis ta lexojė. Nė numrin mė tė ri, tė dytin mė radhė, janė pėrshirė punimet, sa nė prozė, nė poezi, dramė, krikė, ese e tė tjera, madje mbi pesėdhjetė autorė tė tanė dhe tė jashtėm, mė afro njėqind punime e ndihmesa tė tjerė, duke marrė parasysh se njė autor, sidomos nė domenin e poezisė, ėshtė prezantuar, jo njėherė, mė dy e mė shumė krijime. Midis kėtyre mbi pesėdhjetė autorėve, duhet dalluar e lavdėruar edhe punėn e vyer tė madje dhjetė pėrkthyesve tė zellshėm, qė, nga majat e krijimtarisė letrare dhe eseistike botėrore, sjellin edhe mė shumė se nga njė pėrkthim.

Derisa prezantimi i autorėve nė prozė, ėshtė proporcional. Katėr mė katėr. Sa tė huaj aq edhe shqiptarė. Ag Apolloni, Brunilda Ternova, Ibrahim Kadriu dhe, post mortum (lexo mortem), Rexhep Zogaj, janė nga tabori shqiptarė, pėrkundėr katėr tė tjerėve, Max Frish, Yojce Carol Oates, Nella Larsen dhe Ichiyo Higychi, qė janė autor tė jashtėm, qė vijnė nga meridiane tė ndryshme. Ndėrkaq, numri mė i madh i krijuesve tė pėrshirė dhe tė prezantuar nė kėtė numėr tė revistės, ėshtė ai i poetėve. Numri i gjithėmbarshėm i poetėve tė pėrfshirė ėshtė njėzetedy, ose gjashtėmbėdhjetė plus gjashtė poetė gjermanė tė radhitur nė panoramė tė poezisė gjermane. Kjo panoramė, deri diku e baraspeshon numrin e poetėve shqiptarė me ata tė jashtėm. Edgar Allan Poe, Rabindrath Tagore, Salman Rushdue, Yves Simon dhe Dimitris Allos, janė poetė tė jashtėm, pėrkundrejt Eva Hila, Ragip Sylaj, Nezir Sefaj, Sylejman Pireva, Trina Gojani, Sami Hajra, Ledia Dushi, Sabit Gecaj, Kreshik Berisha, Syhejl Havolli dhe Gėzim Zeqiri.

Kur ėshtė fjala pėr rubrikėn, intervista, ky numėr sjell intervistėn e pėrkthyer, me Don De Lillo (marrė nga revista amerikane, Guerica, 2oo7). Njė pjesė te mirė, madje 161 faqet e revistės i mbushin kritikat dhe esetė e autorėve tė jashtėm dhe tė brendshėm. Numri i gjithėmbarshėm i autorėve ėshtė tetėmbėdhjetė, kurse njėzetedy numri i kontributeve tė tyre. Tetė mė dhjetė, nė favor tė autorėve tanė, ėshtė numri i kritikėve dhe eseistėve tanė nė raport me ata tė jashtėm. Childich & Tomson, Chinua Achebe, Nathalie Kerouac, Carlos Fuentes, Ralf Thiesen, Oran Pamuk dhe Domenico Nucera, janė tė jashtėm kurse Alma Dema, Agron Y. Gashi, Naser Mrasori, Ndue Ukaj, Arlind Ferizi, Arbnore Lumi, Ramiz Kelmendi,Mhir Musliu, Shaip Beqiri dhe Viktor Ristani, janė tanėt. Nuk bėn pa e pėrmend kontributin e tyre tė vyer, nė tė mirė tė universit tė fjalės sė shkruar, qė e japin pėrkthyesit e zellshėm, ndėr tė cilėt duhet dalluar Urim Nergutin.

Nė fund nuk ngel tjetėr, pos si detyrimisht, tė pėrgėzojmė skuadrėn e vogėl por tė vyer tė krijuesve tė rinj entuziastė tė mbledhur rreth redaksisė (Gonxhe Boshtrakaj, Agron Y. Gashi, Avni Alija, Adil Olluri), gjithnjė tė udhėhequr nga, kryeredaktori, Ag Apolloni dhe redaktori pėrgjegjės, duke mos harruar pėr asnjė ēast edhe kontributin e drejtorit, Demė Topalli.

3.4/5 (5 votë/a)

Filarmonia nis vitin 2012

Ndėrthurja e tre kompozitorėve si Gioachino Rossini, Peter Hope dhe Franz Schubert, duket perfekte pėr Orkestrėn Simfonike tė Filarmonisė sė Kosovės. Kjo e fundit ka zgjedhur krijimtarinė e treshes sė njohur botėrore pėr koncertin e parė tė kėtij viti, i cili mbahet me datė 5...

Trashėgimia kulturore deri tash pa inspektorė

Sikur tė mos ishte pėrfshirė nė raportin e progresit kėrkesa pėr krijimin e inspektoriatit pėr kontrollimin e kryerjes sė punėve nė restaurimin e objekteve me rėndėsi tė veēantė kulturore nė Kosovė, kontrollimi i punėve mbi kėto objekte do tė vazhdonte tė bėhej nga persona j...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Ballkani ėshtė zemra e kulturės evropiane

Shkrimtari i madh maqedonas, Jordan Plevnesh, dramat e tė cilit janė shfaqur edhe nė teatrot mė...

Media flet, populli beson

Realisht, ajo ēka thuhet nė televizion shpesh merret si e vėrtetė dhe e besueshme. Sistemi info...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51