Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E diel
5 shkurt 2012
Prishtinė Snow  and  Windy
-10°

“Gomarėt e kufirit”, nė “ABC”

Ardianė Pajaziti | 02-09-2010 12:05 CET

“Gomarėt e kufirit”, filmi artistik i metrazhit tė gjatė i bazuar nė skenar tė Jeton Nezirajt dhe regji tė Jeton Ahmetaj, mė nė fund do tė prezantohet premierė para publikut kosovarė. I mbėshtetur financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovės gjatė vitit 2008, ky film qė ėshtė xhiruar nė njė fshat nė magjistralen Prishtinė- Gjilan, nuk ka arrite tė prezantohet para publikut, edhe pėrkundėr faktit se ka shkelė kontratat e parapara pėr disa herė, si pasojė e mos posedimit tė buxhetit tė mjaftueshėm.

Se ka ardhur koha tė vlerėsohet kjo punė e shumėpritur edhe nga publiku, ka bėrė tė ditur menaxhmenti i kinemasė ABC, tė cilėt, kanė thėnė se premiera e kėtij filmi pritet tė jetė nė Kosovė pas pėrfundimit tė Festivalit Ndėrkombėtarė tė Filmit “Prifilm”, qė do tė mbahet nė Kosovė nga datat 22 deri mė 29 shtator. “Gomarėt e kufirit”, pritet tė prezantohet me fillimin e muajit tetor.

“Gomarėt e kufirit”, trajton ēėshtjen ndėrkufitare nė mes ish Jugosllavisė dhe tė Shqipėrisė dhe me rolet e tyre nė kėtė film janė angazhuar kėta aktorė: Shkumbin Istrefi, Enver Petrovci, Arta Muēaj, Bajrush Mjaku, Hysen Binaku…Filmit “Gomarėt e kufirit”, nga QKK-ja i janė ndarė 240 mijė euro dhe sipas deklaratave tė mėhershme tė Jeton Ahmetajt, kėto mjete kanė qenė tė pakta pėr mbulimin e shpenzimeve dhe pikėrisht ky problem ka reflektuar edhe nė zvarritjen e prezantimit tė premierės.

“Gomarėt e kufirit”, fillimisht ėshtė prezantuar para bordit tė Qendrės Kinematografike tė Kosovės, tė cilėt, me dyer tė mbyllura kanė parė punėn e bėrė mbi kėtė film, pėr ti dhėnė mė pas lejen qė mund tė prezantohet edhe pėr publikun e gjerė.

Nė anėn tjetėr, nė kėtė periudhė pritet tė prezantohet edhe njė film tjetėr premierė, qė nuk ėshtė me produksion shqiptarė, por qė ka tematikė shqiptare. Menaxhmenti i kinemasė “ABC”, ka njoftuar se filmi tjetėr qė do tė prezantohet ėshtė filmi “Dosja K”, i regjisorit tė njohur flaman Jan Verheyen qė flet pėr shqiptarėt dhe flamanėt dhe i realizuar nga aktorė belgė dhe shqiptarė. Nė kėtė film qė ka marrė edhe elemente tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit nė njėrin nga rolet kryesore paraqitet aktori shqiptar, Blerim Destani pėr tu pėrcjellė edhe nga aktorėt e tjerė: Kushtrim Sheremeti, Fatos Kryeziu, Ēun Lajēi, Safete Rugova, Afrim Kasapolli, Jehon Gorani, Eglantina Cumeri...

“Ėshtė kėnaqėsi qė filmi “Dosja K”, po zbret nė trojet shqiptare, sepse deri mė tashti ky film ėshtė shfaqė nė shtete tė ndryshme si: Belgjikė, Spanjė, nė njė pjesė tė Francės dhe nė Japoni. Ndėrkohė, filmi ėshtė shitė edhe nė televizionet e 15 shteteve”, ka thėnė nė njė deklaratė mė tė hershme, aktori Blerim Destani, i cili nė kėtė film bart rolin e Nazim Tahirit.

Ndėrkohė, nė kinemanė “ABC”, pos kėtyre dy filmave, njėri kosovarė dhe tjetri me tematikė shqiptare, gjatė sezonit vjeshtorė do tė prezantohen edhe filmat: “Eat, Pray, Love”, me Julia Roberts dhe “Resident Evil : Afterlife”, me Milla Jovovich, Ali Larter etj. Sipas tyre, muaji nėntor pritet te sjellė edhe kulturėn kinematografike turke, gjermane dhe franceze.

4.5/5 (4 votë/a)

Filarmonia nis vitin 2012

Ndėrthurja e tre kompozitorėve si Gioachino Rossini, Peter Hope dhe Franz Schubert, duket perfekte pėr Orkestrėn Simfonike tė Filarmonisė sė Kosovės. Kjo e fundit ka zgjedhur krijimtarinė e treshes sė njohur botėrore pėr koncertin e parė tė kėtij viti, i cili mbahet me datė 5...

Trashėgimia kulturore deri tash pa inspektorė

Sikur tė mos ishte pėrfshirė nė raportin e progresit kėrkesa pėr krijimin e inspektoriatit pėr kontrollimin e kryerjes sė punėve nė restaurimin e objekteve me rėndėsi tė veēantė kulturore nė Kosovė, kontrollimi i punėve mbi kėto objekte do tė vazhdonte tė bėhej nga persona j...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Ballkani ėshtė zemra e kulturės evropiane

Shkrimtari i madh maqedonas, Jordan Plevnesh, dramat e tė cilit janė shfaqur edhe nė teatrot mė...

Media flet, populli beson

Realisht, ajo ēka thuhet nė televizion shpesh merret si e vėrtetė dhe e besueshme. Sistemi info...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51