| Prishtinė | ![]() |
| -10° |
Ideja e themelimit tė ēmimit vjetor Bekim Fehmiu, pėr aktorin mė tė mirė nga Ministria pėr Kulturė, Rini dhe Sporte akoma mbetet tė jetė vetėm njė ide. Pėr kėtė ēmim qė ėshtė menduar tė nderohet aktori i mirėnjohur shqiptar, Bekim Fehmiu tashmė i ndjerė, pat premtuar ministri i Ministrisė pėr Kulturė, Rini dhe Sporte, Lutfi Haziri, me rastin e vdekjes sė aktorit tė madh shqiptar, Bekim Fehmiu, mė 15 qershor tė kėtij viti.
Po, ideja pėr themelimin e kėtij ēmimi qėndron dhe ėshtė duke u punuar nė kėtė drejtim, ka thėnė ministri Lutfi Haziri pėr gazetėn Zėri, i cili ka njoftuar se brenda MKRS-sė tashmė ėshtė duke punuar njė grup i njerėzve se ēfarė do tė pėrmbajė ky ēmim.
Kam themeluar njė grup punues brenda ministrisė dhe nė bazė tė kėtij punimi do tė hartohet edhe ēmimi Bekim Fehmiu, ka thėnė Haziri.
Mirėpo, deri nė ndarjen e kėtij ēmimi, aktorėt kosovarė duhet tė presin deri nė vitin e ardhshėm, pasi qė, brenda kėtij viti nuk do tė ndahet ky ēmim. Se kush do tė jetė aktori i parė qė do tė nderohet me kėtė ēmim, mbetet tė pritet.
Brenda kėtij viti nuk do tė ndahet ky ēmim, pasi qė nuk ėshtė gati ideja e propozuar. Vitin tjetėr do ta ndajmė ēmimin Bekim Fehmiu, ka thėnė Haziri.
Ēmimi Bekim Fehmiu, do tė ndahet nga Ministria pėr Kulturė, Rini dhe Sporte, mirėpo, sipas Hazirit ky ēmim do ti besohet njė nga festivalet ekzistuese qė kėtė ēmim mė pas ta ndaj tradicionalisht. Njė nga festivalet e filmit nė Kosovė do tė gėzojė tė drejtėn e dhėnies sė kėtij ēmimi. Nuk dihet se cili festival do ta marrė kėtė tė drejtė, pasi qė grupi punues do tė punojė edhe nė kėtė drejtim, ka thėnė Haziri.
Se ēfarė kritere duhet plotėsuat pėr pėrvetėsimin e kėtij ēmimi, do tė mėsojnė mė pas festivalet ekzistuese tė filmit nė Kosovė, siē janė: Prifilmfest, Dokufest, Shqipfilmfest, ...
Nė anėn tjetėr, edhe pėrkundėr faktit se brenda kėtij viti nuk ėshtė ndarė ky ēmim qė u pat premtuar para disa muajve, ministri i MKRS-sė, Lufi Haziri ka thėnė pėr gazetė se qė nga vdekja e aktorit tė madh shqiptar, Bekim Fehmiu, tė gjitha ngjarjet kulturore tė zhvilluar brenda Kosovės, por edhe jashtė kanė pas pjesė me tė cilėn kanė kujtuar jetėn dhe veprimtarinė e kėtij aktori qė ka jetuar dhe vepruar nė Beograd tė Serbisė, por qė ka prek edhe botėn pėrmes filmave qė ka realizuar me aktorė tė mirėnjohur tė kohės sė tij.
Pothuajse tė gjitha festivalet ekzistuese nė Kosovė, por edhe aktivitetet e tjera kulturore kanė kujtuar jetėn dhe veprimtarinė e Bekim Fehmiut. Edhe nė kuadėr tė 100 vjetorit tė lindjes sė Nėnės Terezė qė po shėnohet nė Kosovė, ėshtė menduar tė kujtohet ky aktor i madh shqiptar, ka thėnė Haziri.
Nė anėn tjetėr, pas vdekjes tragjike tė aktorit Bekim Fehmiu, edhe festivale dhe aktivitete tė ndryshme kulturore tė shteteve tė huaja kanė kujtuar kėtė aktor, duke e kujtuar edhe Festivalin Ndėrkombėtarė tė Filmit nė Sarajevė, tė cilėt, hapjen e edicionit tė fundit e kanė bėrė me prezantimin filmit Mbledhėsit e puplave, ku Bekim Fehmiu ka bartė rolin e njė romi.
Bekim Fehmiu, i lindur mė 1 qershor tė vitit 1936 nė Sarajevė tė Bosnjė e Hercegovinės, ka arritur tė jetė shumė i suksesshėm nė arenėn e kinematografisė botėrore, pėr tė luajtur nė shumė filma me figura tė njohura tė filmit. Aktori Bekim Fehmiu ėshtė njė nga emrat mė tė dėgjuar shqiptarė tė aktrimit. Ai ėshtė bėrė i famshėm me filmin "Unė kurrė nuk kam parė ciganė tė lumtur", nė vitin 1966. Deri nė atė kohė, ai kishte studiuar dhe ishte bėrė i njohur nga shumė shtėpi filmi nėpėr botė. Ai ėshtė aktori i parė shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses nė filmat dhe skenat e gjithė hapėsirės sė ish-Jugosllavisė. Ka qenė njė nga personalitetet qė ka lėnė gjurmė nė kinematografinė ballkanike, por mbi tė gjitha, ai ėshtė i madh pėr kontributin artistik nė kinematografinė botėrore. Rolet e tij nė "Prova speciale", "Odiseja", "Aventurieri", "Rruga", "Vitet e nxehta", "Dezertori", pėrmenden si kryevepra. Bekim Fehmiu ėshtė vetėvrarė mė 15 qershor tė kėtij viti nė banesėn e tij nė Beograd.
shputa (Kosova): 03-09-2010 21:22
Albumi OLD IDEAS i Leonard Cohenit
NGOM Fest fillon pėrgatitjet
Ribotohet Gjarpinjtė e gjakut
Trio Celebre koncerte nė Vjenė
Arta Muēaj nė rolin e Helenės
The Artist pa zė por me vlera
Rina, e vetmja kosovare finaliste
Elsie pėr Kosovėn e Shqipėrinė
Diēka po zihet te Komuna
Ku ishim ku do tė vemi
Vdekja e autorit
Ballkani ėshtė zemra e kulturės evropiane
Media flet, populli beson
Mediet dhe opinioni publik
Filarmonia nis vitin 2012
Pas Sundanc-it pretendojnė Oscar-in | 6 vota
Trojanėt sjellė pėrjetimet e luftės | 6 vota
Do tė festohet, pavarėsisht sa harxhohet | 4 vota
Filarmonia nis vitin 2012 | 3 vota
Pėrbuzje serbe ndaj Angelina Jolie | 2 vota
Mentor Kosova, protagonisti kryesor i serialit ballkanik | 2 vota
Catherine Russell nxjerr nė treg albumin e ri Strictly Romancin' | 2 vota
Trashėgimia kulturore deri tash pa inspektorė | 2 vota
Media flet, populli beson | 2 vota
Karikaturisti i festivaleve | 1 vota
Mediet dhe opinioni publik | 1 vota
Ballkani ėshtė zemra e kulturės evropiane | 1 vota
"Hugo" i Skorces udhėheq me 11 nominime | 0 vota
Guillaume Lejean, udhėtar nė Turqinė evropiane | 0 vota
Teatri Kombėtar i Shqipėrisė me Festival tė rrugės | 0 vota
GAK hap konkursin pėr ēmimin Muslim Mulliqi | 0 vota 