Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E martė
7 shkurt 2012
Prishtinė Drifting Snow
-10°

Meshė e shenjtė pėr Shenjtoren

Ardianė Pajaziti & Ragip Sylaj | 06-09-2010 10:29 CET

13-vjetori i vdekjes sė Nėnė Terezes, qė ėshtė shėnuar tė dielėn me pėrurimin e Katedrales me emrin “Nėna Tereze”, ka shėrbyer pėr bashkimin e njerėzve pa dallim feje, qėndrimi politik apo etnie. Ashtu sikurse ka qenė misioni i saj gjatė jetės, edhe mesha e shenjtė e sė dielės ka ndikuar qė tė mbledhė nė hapėsirat e katedrales pėrfaqėsues tė institucioneve mė tė larta shtetėrore tė Kosovės, tė ndėrkombėtareve, pėrfaqėsues tė kishės katolike, pėrfaqėsues tė fesė islame dhe shumė tė pranishmėve tė tjerė.

Edhe para familjarėve tė Nėnė Terezes, mesha e sė dielės e udhėhequr nga i dėrguari i Papės sė Vatikanit, Papa Benediktit tė XVI-tė, arqipeshkvit nga Tivari, Zef Gashi, Nėnė Terezen, humanisten dhe nobelisten me famė botėrore e ka quajtur krenari tė kombit shqiptar.

Duke kujtuar fjalėt e Papa Gjon Palit II, se Nėna Tereze ėshtė nga Kalkuta, por bijė e popullit shqiptar, Zef Gashi pėrmes lutjeve fetare ka porositur pėr ngjasimin me Nėnėn e Madhe tė Botės.

Ndėrkohė, kryetari i Parlamentit tė Kosovės, Jakup Krasniqi nė kėtė ceremoni tė inaugurimit tė Katedrales ka shprehur kėnaqėsinė qė si pėrfaqėsues i Legjislativit tė Kosovės, tė jetė i pranishėm nė 100-vjetorin e lindjes sė Nėnė Terezes.

“Kjo Katedrale, qė qėndron madhėshtore nė qendėr tė kryeqytetit tė Kosovės, nė Prishtinė, ėshtė simbol i fesė katolike, i bashkėjetesės, i humanizimit dhe i tolerancės fetare qė e karakterizon kombin tonė qė nga lindja e tij. Ky tempull i besimit do tė shėrbejė si shtėpi e paqes dhe e dashurisė pėr njėri-tjetrin, si shtėpi e tolerancės ndaj diversitetit, e pėrkujdesjes pėr tė pambrojturin dhe tė vobektin, e paqes dhe e respektit ndaj jetės - reflektim i veprės sė Nėnė Terezes”, ka thėnė Krasniqi, duke shtuar se misioni i saj pėrkujtohet me nderim tė veēantė.

“E shenjtė ėshtė Nėna Tereze, po aq i shenjtė ėshtė edhe dinjiteti njerėzor qė me pėrkushtim e besim mbrojti ajo. Ky jubile e gjen Kosovėn nė njė situatė krejtėsisht tjetėr nga periudha kur Nėna Tereze e vizitoi Kosovėn pėr herė tė fundit, nė vitin 1996, kur u shpall edhe qytetare e nderit. Pėrkushtimi i Nėnės Tereze duhet tė na nxisė tė gjithėve qė sipas shembullit tė filozofisė sė saj ta japim kontributin pėr paqen, tolerancėn, mirėbesimin dhe pėr dashurinė ndaj njeri-tjetrit”, ka vijuar mė pas Krasniqi.

“Shėmbėlltyra e shenjtė e Nėnė Terezes mė shtyn tė kėrkoj nga komunitetet tona fetare dhe krerėt e kėtyre komuniteteve, tė bashkėpunojnė, tė krijojnė dhe tė forcojnė ura komunikimi ndėrmjet tyre dhe besimtarėve tė tyre, tė kontribuojnė pėr eliminim e frymės se urrejtjes, tė mosdurimit dhe tė mungesės sė tolerancės. Ata, duhet tė ushqejnė nėpėrmjet mesazheve fetare frymėn e vėllazėrimit, tė tolerancės, tė respektit, tė mirėsjelljes dhe tė dashurisė pėr njėri-tjetrin, angazhimin pėr njė shoqėri e shtet tė tė gjithėve, modern, evropian, pėr njė Kosovė, nė tė cilėn besimi, liritė fetare, qytetare, progresi, siguria, mirėqenia dhe solidariteti tė bėhen pasuri dhe pėrgjegjėsi e tė gjithėve”, ka thėnė Krasniqi.

Inaugurimin e Katedrales e ka pėrshėndetur edhe myftiu, Naim Tėrnava, i cili, ka kujtuar veprėn e madhe tė Nėnė Terezes, anekėnd botės.

Ndėrkohė, nė shėnimin e 100-vjetorit tė lindjes sė Nėnė Terezes, qė po mbahet edhe nė Kosovė me vendim tė presidentit tė Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiut, pat pėrfshirė nė fillim edhe rikthimin e njė relikti nga mbetjet tokėsore tė trupit tė Nėnės Terezė, prej varrit tė saj nė Kalkuta tė Indisė, qė besohet se do tė do tė jetė njė proces qė do tė vazhdojė.

Kurse sipas Ipeshkvisė sė Kosovės, katedralja “Nėna Terezė”, pėrveē nevojave fetare, do ta ketė edhe njė qendėr kulturore, e cila do tė shėrbejė pėr aktivitete kulturore e shkencore tė institucioneve shtetėrore, universitare, e kulturore tė Kosovės, ndėrkaq hapėsira e brendshme e saj do tė mund tė shfrytėzohet edhe nga orkestra e Filarmonisė Opera e Kosovės pėr koncertet e saj festive.

3.8/5 (5 votë/a)
arben (Prishtine): 06-09-2010 13:57
Nuk me pelqen cenzura qe i keni bere fjalimit te Muftiut Naim Ternava! Shpresoj qe fjalimi tij te ua kete hapur syte politikuajve tanƫ dhe krereve te Ipeshkivse!!

Arta Muēaj nė rolin e Helenės

Aktorja kosovare Arta Muēaj do tė shfaqet si njė nga katėr diplomatet e nivelit tė lartė nga Greqia dhe Troja, duke u pėrpjekur qė tė minimizojnė rrezikun e luftės. E gjithė kjo ka tė bėjė me impresionimin e njerėzve dhe humanitetit. Muēaj kėshtu ka marė rolin e parė ndėrkomb...

Rina, e vetmja kosovare finaliste

Tashmė dihen finalistėt e spektaklit tė madh tė talenteve, “The Voice of Albania”, ndėrsa zgjedhjet e bėra nė njė mbrėmje tė jashtėzakonshme kanė mundur tė lėnė shumė pretendentė nė lot, edhe pse ishin plotėsisht meritorė. Nga spektakli janė larguar Xheraldina Berisha, Dr...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

“NGOM Fest” fillon pėrgatitjet

Festivali i muzikės dhe i aktivizmit “NGOM Fest”, i cili pati edicionin e tij tė parė nė qersho...

Ribotohet “Gjarpinjtė e gjakut”

Nga foltorja ku po promovohej ribotimi i librit tė tij “Gjarpinjtė e gjakut”, shkrimtari Adem D...

Trio „Celebre“ koncerte nė Vjenė

Mė datė 7 dhe 8 tė kėtij muaji, me ftesė tė Shoqatės Ndėrkombėtare Frederic Chopin me seli nė V...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51