| Prishtinė | ![]() |
| -11° |
Ismail Kadare ėshtė njė romancier i stilit tė lartė, i cili e sheh veten nė tė njėjtėn linjė me Shekspirin dhe Danten, dhe njė fabulist modernist i cili, me anė tė alegorisė dhe metaforės, ka nxjerrė lakuriq, mendjemprehtėsinė, ironitė dhe idiotėsitė e pėrvojės sė kohėve tė fundit tė Ballkanit. Bindja e tij se shakatė mė tė mira janė ato tė vjetrat - mizoria, xhelozia, egoizmi, intoleranca - e vendos atė nė radhėn e gjatė tė satirikėve evropianė. Pėr shkak tė vendit nga vjen, satira mund tė kalojė nė tragjedi.
"Kudo nė botė, zhaurima e ngjarjeve qė ndodhnin nė sipėrfaqe ishte nė kundėrshti tė plotė me heshtjen e thellėsisė", shkruan ai nė romanin e tij tė ri, "por askund ajo kundėrshti nuk ishte aq e madhe sa nė gadishullin Ballkanik".
"Aksidenti" merr njė motiv tė njohur tė Kadaresė, pamundėsinė e marrėdhėnieve, dhe e shndėrron nė njė alegori tė njė konflikti tė kohėve tė fundit nė Ballkan, nė tė cilin u pėrfshi edhe pjesa tjetėr e Evropės, lufta nė Kosovė. Nė fillim tė romanit, dy protagonistėt shqiptarė, njė analist nė Kėshillin e Evropės, Besfort Y., dhe Rovena, stazhiere nė Institutin Arkeologjik tė Vjenės, janė nė taksi, rrugės pėr nė aeroportin e Vjenės. Papritur taksia del nga rruga, duke i flakur jashtė tė dy udhėtarėt. Hetimi i vdekjes sė tyre kalon nėpėr shumė duar, duke pėrfshirė edhe shėrbimet e fshehta serbe dhe shqiptare. Shoferi i plagosur nuk mund tė japė ndonjė arsye, me pėrjashtim se taksia e tij kishte dalė nga rruga pikėrisht nė ēastin kur ai vėshtroi te pasqyrėza sipėr timonit dhe pa se udhėtarėt "po pėrpiqeshin tė putheshin".
Kjo frazė, dhe pėrqafimi fatal i mundimshėm qė ajo pėrshkruan, dominon hetimin, qė nė fund fare vazhdohet nga njė "hulumtues i panjohur", pėr tė cilin mund tė dyshojmė se mund tė ketė diēka tė pėrbashkėt me romancierin. Hulumtuesi ėshtė mė i vėmendshėm se shėrbimet e fshehta. Tabloja e marrėdhėnies dymbėdhjetėvjeēare tė dashnorėve, e zhvilluar pėrgjatė Evropės nė morinė e emrave tė hoteleve - Lorelei. Schlosshotel-Lerbach. Ernst Excelsior - ėshtė e koklavitur, e tensionuar nga koha dhe vendndodhja, dhe banale, e praruar nga shkėlqimi i lehtė i dhomave tė gjumit tė hoteleve me pesė yje, tė tė brendshmeve tė mėndafshta dhe bisedave tė orėve tė vona. Rrėfimi i sertė i Kadaresė, i zotėruar mirė nė pėrkthimin e John Hodgson-it, vendos nė ekuilibėr tė plotė pėrbėrėsit erotikė dhe emocionalė tė historisė dhe kėndshėm gozhdon edhe paaftėsinė e tė dy dashnorėve pėr t'u pėrkushtuar, edhe dhuratėn e veēantė tė modernizmit ndaj marrėdhėnieve njerėzore. Edhe pse i gjendet shėrimi, ajo mbetet e tillė: "I dukej se askush nuk besonte mė nė tė (te dashuria)".
Marrėdhėnia e tyre kumbon me jehonėn e konflikteve politike. Kadare e fton lexuesin tė luajė njė lojė dhe se sa larg mund ta ēojė alegorinė e tij tė dashnorėve Serbi-Kosovė. Ēfarė duhet tė lexojmė nė zbulesėn se pas disa viteve tė marrėdhėnies sė tyre, ēifti po "kėrkonin tė maskonin dashurinė e tyre pas dukjes lavire-pusht".
Duket se ka njė pėshtjellim tė vėrtetė dhe tė qėllimshėm nė thelbin e kėtij romani; ashtu siē ka tė panjohura nė thelbin e tė gjitha marrėdhėnieve dhe marrėveshjeve politike. Talenti i admirueshėm i Kadaresė ėshtė se "Aksidentin" halucinativ, enigmatik dhe madje edhe irritues nė fillim, nuk mund tė lėshosh nga dora, por e ngacmon fort lexuesin qė tė pėrpiqet tė kuptojė mė shumė kuptimin e asaj se ēfarė, saktėsisht, pa shoferi nė pasqyrėzėn e tij.
Albumi OLD IDEAS i Leonard Cohenit
NGOM Fest fillon pėrgatitjet
Ribotohet Gjarpinjtė e gjakut
Trio Celebre koncerte nė Vjenė
Arta Muēaj nė rolin e Helenės
The Artist pa zė por me vlera
Rina, e vetmja kosovare finaliste
Elsie pėr Kosovėn e Shqipėrinė
Diēka po zihet te Komuna
Ku ishim ku do tė vemi
Vdekja e autorit
Ballkani ėshtė zemra e kulturės evropiane
Media flet, populli beson
Mediet dhe opinioni publik
Filarmonia nis vitin 2012
Pas Sundanc-it pretendojnė Oscar-in | 6 vota
Trojanėt sjellė pėrjetimet e luftės | 6 vota
Do tė festohet, pavarėsisht sa harxhohet | 4 vota
Filarmonia nis vitin 2012 | 3 vota
Pėrbuzje serbe ndaj Angelina Jolie | 2 vota
Mentor Kosova, protagonisti kryesor i serialit ballkanik | 2 vota
Catherine Russell nxjerr nė treg albumin e ri Strictly Romancin' | 2 vota
Trashėgimia kulturore deri tash pa inspektorė | 2 vota
Media flet, populli beson | 2 vota
Karikaturisti i festivaleve | 1 vota
Mediet dhe opinioni publik | 1 vota
Ballkani ėshtė zemra e kulturės evropiane | 1 vota
"Hugo" i Skorces udhėheq me 11 nominime | 0 vota
Guillaume Lejean, udhėtar nė Turqinė evropiane | 0 vota
Teatri Kombėtar i Shqipėrisė me Festival tė rrugės | 0 vota
GAK hap konkursin pėr ēmimin Muslim Mulliqi | 0 vota 