Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E martė
22 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
17°

Lin Delija dhe Ibrahim Kodra, bashkė nė Tiranė

30-01-2012 10:34 CET

Ata janė padyshim dy piktorė tė mėdhenj qė i bashkon i njėjti fat. Janė lindur nė Shqipėri, por jetėn e tyre artistike e kanė pasur nė Itali. Dy piktorė me dy atdhe. Lin Delija dhe Ibrahim Kodra rikthehen nė atdheun e parė nė Shqipėri pėrmes veprave tė tyre me rastin e 100-vjetorit tė Pavarėsisė. Dy ekspozita personale do tė sjellin krijimtarinė e dy piktorėve nė Galerinė Kombėtare tė Arteve.

Pėr ekspozitėn e Lin Delisė do tė bashkėpunohet me muzeun e tij nė Itali, i cili ka mundėsuar edhe sjelljen e veprave tė tij nė Tiranė pėr tė ēelur njė ekspozitė personale tė piktorit shkodran. Ndėrkohė qė ekspozita e Ibrahim Kodrės do tė ēelet nė bashkėpunim me Fondacionin Kodra nė Milano, ku njė grup i GKA-sė do tė pėrzgjedhė veprat mė tė mira tė tij mes shumė veprave qė ai ka lėnė pas.

Gjysma e veprave tė Kodrės ndodhen nė Tiranė, nė pronėsi tė koleksionistėve shqiptarė, ndėrsa njė pjesė tjetėr do tė sillet nga Fondacioni ‘Kodra’. Ibrahim Kodra ka lėnė pas rreth 6 mijė vepra, tė shpėrndara nga muze privatė, koleksionistė dhe vetėm 2 mijė prej tyre janė tė regjistruara dhe tė dokumentuara. Njė pjesė e tyre, me sa duket ndodhet edhe tek koleksionistėt shqiptarė.

Ai ka hapur ekspozita nė vende tė ndryshme tė botės me piktorėt mė tė njohur bashkėkohorė, si ekspozitė kolektive nė “Paradise”, me piktorė si Picasso, Dali, Matta, Ernest, Levi, Panseca, Braque etj. Ekspozitė kolektive nė “Stone Gallery” nė Newcastle me Corneille, Gear, Gleghorn, Michaux, Millares. Ekspozita nė Itali, Gjermani, Francė, Amerikė etj.

Ibrahim Kodra vdiq mė 7 shkurt 2006 nė Milano, ku jetonte prej 30 vjetėsh. Ndėrkohė qė krijimtaria e Lin Delijas, i njohur nė Shqipėri, por jo aq mirė i prezantuar, ėshtė ekspozuar herė pas here nė ekspozita modeste, ndėrsa nė kėtė 100-vjetor Galeria Kombėtare ka marrė pėrsipėr tė organizojė njė ekspozitė personale me veprat e tij mė tė mira. Pėr herė tė parė kjo galeri ka prezantuar krijimtarinė e piktorit shkodran nė vitin 2004, dhjetė vjet pasi ai u nda nga jeta.

Ekspozita mė e fundit e piktorit pak tė njohur nė Shqipėri, por shumė tė vlerėsuar nė Itali, u ēel nė qershor tė 2010-ės, ku atij iu dha dhe titulli “Nder i Kombit”. Tematika kryesore e tij ėshtė arti sakral, i ndėrthurur edhe me vepra laike, me njė veēori tė tij qė e bėn tė dallueshėm nga tė gjithė piktorėt bashkėkohorė. Nė vėmendje tė krijimtarisė sė tij ka qenė edhe Shqipėria, ku figura e shqiptarit ka qenė prezente nė pjesėn mė tė madhe tė veprave tė tij. Lin Delija ka rreth 3 500 piktura tė shpėrndara nėn administrimin e shoqatės dhe muzeut “Lin Delija”.

Por ashtu si Kodra, edhe Delija ka lėnė trashėgim nga vepra e tij kėtu nė Shqipėri. Njė pjesė e mirė e veprave tė tij kryesisht tė artit sakral ndodhen nė administrim e Franēeskanėve tė Shkodrės. Kėto vepra vetė piktori ua kishte dhuruar franēeskanėve tė Romės dhe kėta tė fundit pas vdekjes sė piktorit ua dhuruan franēeskanėve tė Shkodrės. Piktori Lin Delija mbylli sytė mė 9 prill 1994 nė Romė, nė moshėn 68-vjeēare. Sot veprat e tij ekspozohen nė Pinakotekėn e Artit Modern nė Vatikan, nė Romė, nė Kanada, nė Gjermani, nė Nju-Jork etj.

Pavarėsia nė fokusin e Marubėve

Imazhe tė atyre ditėve tė mėdha historike pėr Shqipėrinė, tė pėrcjella kohė pas kohe nga njė brez i tėrė siē janė Marubėt nė fotografinė shqiptare, do tė vijnė tė ekspozuara nė Galerinė e Arteve. Ekspozita me fotografi ėshtė konceptuar si njė proces dokumentimi i ngjarjeve para dhe pas shpalljes sė Pavarėsisė. Nga Arkivi i Shtetit dhe arkivi i Fototekės “Marubi” janė pėrzgjedhur ndėrkohė foto qė i pėrkasin kėsaj periudhe historike dhe pėrmes dėshmisė fotografike do tė pėrcillet atmosfera, mentaliteti, gjendja dhe protagonistėt e shpalljes sė Pavarėsisė. Ashtu si dhe institucionet e tjera nė vend, edhe kalendari i GKA-sė ėshtė projektuar nė kuadėr tė festimeve tė 100-vjetorit tė shtetit shqiptar.

0.0/5 (0 votë/a)

“Kosovo 2.0” promovon religjionin

Magazina e nisur si elektronike “Kosovo 2.0” sot (e hėnė) nga ora 19:00 bėn promovimin e revistės sė tretė me radhė, e cila kėtė radhė shqyrton konceptin e gjerė tė religjionit. Promovimi i cili do tė mbahet nė Sheshin 21, do tė jetė njė zbulim i sistemeve tė ndryshme tė besi...

Gjithēka nis nė “ReMusica”

Gjithēka nisi kur treshja po kombinohej me kryeveprėn grupore. Trumpetisti francez Roman Leleu, mezosopranoja kosovare Sanije Matoshi dhe dirigjenti japonez Toshio Yanagisawa, tė kombinuar me rreth 40 instrumentistė tė Filarmonisė sė Kosovės, sollėn edhe njė herė me profesionizmi...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Fest i kulturės rome nis me dramėn pėr romėt

Historia e Madeleine, vajzės rome dhe e vėshtirėsive tė familjes sė saj, pėrballja me burokraci...

Violinēelisti italian Trainini

Italiani i lindur nė Bari tė Italisė, i cili tash e disa vjet jeton e vepron nė Gjermani, ka sh...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51