Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E martė
22 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
17°

Rrėmujė pėr teatrin

Arbėr Selmani | 01-02-2012 09:54 CET

Teatri ėshtė shndėrruar nė rrėmujė, por bashkė me tė edhe klanet e komunitetit artistik, tė cilėt po i hedhin edhe mė shumė zjarr kėsaj pune. Projektligji i ri pėr teatrin po sjell konfrontimin e radhės artistik. I konsideruar se nuk i pėrmbush kriteret juridike ndėrkombėtare, ky projektligj po merr thirrjen e disa artistėve dhe njohėsve tė teatrit pėr ndryshim urgjent.

Me njė polemikė gjithmonė kundėr projektligjit, regjisori Bekim Lumi thotė se projektligji pėr teatrin me shumėēka ėshtė mė i keq se vetė ligji nė fuqi. Ai nuk pajtohet se si Qeveria e Kosovės miraton njė projektligj tė tillė pa asnjė debat publik dhe asnjė konsultim artistik, e mė pas i tillė shkon edhe nė Kuvend. Fillet, sipas tij, mbesin te MKRS-ja.

“Zyrtarizimi eventual i kėtij projektligji nė versionin e tij tė tanishėm edhe nga Kuvendi i Kosovės do tė ishte zyrtarizim i instalimit tė kontrollit administrativ, burokratik e teknokratik mbi teatrin dhe cenim i rėndė i pavarėsisė krijuese nė njė medium jashtėzakonisht tė rėndėsishėm artistik”, shton Lumi.

Nė njė shkrim qė ai ka bėrė enkas pėr kėtė ēėshtje, thuhet se problemet kryesore dhe deformitetet qė cenojnė teatrin, gjenden shembull nė pikat 2,3 tė Nenit 9, ku “teatrove private u imponohet mėnyra e zgjedhjes sė drejtuesve dhe e miratimit tė statuteve tė tyre ngjashėm me teatrot publike”, apo pjesa e drejtorit artistik, qė sipas tij, mbetet njė nga aspektet mė tė ndjeshme tė ligjit.

“Drejtori artistik, i cili nė kėtė draft, krejt ēuditshėm, nuk quhet mė ‘drejtor’, por ‘udhėheqės artistik’, pėrmes kėtyre ndryshimeve, nė kundėrshtim me karakterin dhe pozicionin e tij, del i zhveshur pothuaj krejtėsisht nga roli, vendimmarrja dhe shumė nga kompetencat e tij. Mė shumė se nė njė drejtor artistik, ai tashmė ngjan nė njė kukull-marionetė sakate, pa atribute dhe pa asnjė autoritet, i cili, me kėtė ‘soj kompetencash’, nė ēdo rast duhet tė jetė nė shėrbim tė pėrcaktimeve, preferencave, direktivave, urdhrave, kontrollit dhe diktatit tė drejtorit tė pėrgjithshėm”, pėrfundon Lumi. Arian Krasniqi ka tė njėjtat mendime.

“Versioni i Ligjit pėr Teatrin, dėrguar nga MKRS-ja, esencialisht, strukturalisht dhe profesionalisht ėshtė shumė mė i dobėt se ligji aktual nė fuqi, si dhe dukshėm nėn nivelin e versioneve paraprake tė punuara nga grupet e ekspertėve. Ky ligj rrėnon shtyllėn kryesore tė funksionimit tė teatrove nė Kosovė, dhe kėsisoj e pamundėson zhvillimin normal dhe pa probleme tė jetės teatrore”, shton Krasniqi. Ndėr tė tjerash, ai nxjerr edhe ilustrimet.

“Pika 3 e kėtij neni (15) ėshtė krejtėsisht e paqartė, e pakuptimtė edhe diskriminuese.

Nė kėtė pikė thuhet: “Repertorin e zgjeruar nė pėrpjesėtim dy pėr njė e paraqet pėr miratim para Kėshillit Drejtues tė Teatrit, duke krijuar hapėsira pėr afirmimin e krijimtarisė kombėtare”. Pėr ēfarė proporcioni bėhet fjalė?

Ta sanksionosh dhunshėm dominimin e dramaturgjisė kombėtare mbi atė botėrore ėshtė diskriminim i llojit tė vet. Ėshtė imponim mbi atė se ēka duhet tė krijohet, ėshtė pėrpjekje pėr instrumentalizim, shpėrdorim i konceptit dhe terminologjisė: dramė kombėtare”, pohon Krasniqi, duke pėrfunduar se “logjika e ndėrrimit tė ligjeve sa herė ndėrrohen qeveritė nuk garanton sukses, pėrkundrazi po instalohet logjika e adaptimit tė ligjeve pėr shtatin e njė garniture tė caktuar qeverisėse dhe interesave tė ngushta politike e klanore”.

Pėr TKK, gjithēka ėshtė nė rregull

Tė kundėrtėn e mendon Burbuqe Berisha, drejtoreshė e Teatrit Kombėtar tė Kosovės. Pėr tė, hartimi i kėtij ligji ėshtė shumė mė funksional dhe praktik.

“Ekipi punues ėshtė bazuar edhe nė pėrvojėn e rajonit”, ka thėnė Berisha, duke shtuar se nėse do tė miratohej ky ligj, teatri do tė kishte kodin e vet buxhetor dhe funksionaliteti e pėrgjegjėsia e tij do tė precizoheshin edhe mė shumė. Ajo ka shpjeguar se Ligji pėr Teatrin do tė jetė edhe nė favor tė teatrove komunale.

Nėse ky ligj do tė duhej tė ndėrrohej sa herė qė ndėrron politika e Ministrisė sė Kulturės, Berisha thotė se problemi nuk qėndron te politika dhe stafi udhėheqės i MKRS-sė.

“Ky nuk ėshtė rezultat i ndryshimit tė politikės. Por nevoja ka ekzistuar pėr amendamentimin e ligjit me qėllim tė funksionimit normal tė teatrit”, ka thėnė Berisha.

MKRS: Akuzat janė tė ndėrtuara nė baza personale

Sipas Shasivar Haxhijajt, kėshilltar politik i ministrit tė Kulturės, arsyet kryesore pėr gjithė kėto akuza janė tė ndėrtuara nė baza personale.

“Kėtyre personave nuk iu intereson asgjė tjetėr nė teatėr pos pozita e drejtorit artistik, sepse mendojnė qė herėdokur do ta drejtojnė atė. Ata dėshirojnė tė kenė kompetenca por jo tė kenė edhe pėrgjegjėsi, e ne po synojmė tė kundėrtėn”, shton Haxhijaj.

Dokumentacioni i siguruar nga Ministria tregon se gjatė hartimit tė draftit, kjo e fundit u ka dėrguar letra elektronike shumicės sė artistėve, me draftin brenda dhe duke pritur komentet e tyre. Midis tyre gjenden edhe drejtorėt e drejtorive tė kulturės tė tė gjitha komunave tė Kosovės. Nė akuzat se gjatė pėrpilimit nuk ka pasur artistė dhe sugjerime nga ta, Haxhijaj thotė tė kundėrtėn.

“Grupi qeveritar ka pasur artistė nė pėrbėrje, por ne s`mund t’i thėrrasim shumė prej tyre, sepse kjo ėshtė kosto e lartė”, thotė ai.

0.0/5 (0 votë/a)

“Kosovo 2.0” promovon religjionin

Magazina e nisur si elektronike “Kosovo 2.0” sot (e hėnė) nga ora 19:00 bėn promovimin e revistės sė tretė me radhė, e cila kėtė radhė shqyrton konceptin e gjerė tė religjionit. Promovimi i cili do tė mbahet nė Sheshin 21, do tė jetė njė zbulim i sistemeve tė ndryshme tė besi...

Gjithēka nis nė “ReMusica”

Gjithēka nisi kur treshja po kombinohej me kryeveprėn grupore. Trumpetisti francez Roman Leleu, mezosopranoja kosovare Sanije Matoshi dhe dirigjenti japonez Toshio Yanagisawa, tė kombinuar me rreth 40 instrumentistė tė Filarmonisė sė Kosovės, sollėn edhe njė herė me profesionizmi...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Fest i kulturės rome nis me dramėn pėr romėt

Historia e Madeleine, vajzės rome dhe e vėshtirėsive tė familjes sė saj, pėrballja me burokraci...

Violinēelisti italian Trainini

Italiani i lindur nė Bari tė Italisė, i cili tash e disa vjet jeton e vepron nė Gjermani, ka sh...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51