Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E martė
22 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
17°

Trashėgimia kulturore deri tash pa inspektorė

Ardianė Pajaziti | 03-02-2012 12:30 CET

Sikur tė mos ishte pėrfshirė nė raportin e progresit kėrkesa pėr krijimin e inspektoriatit pėr kontrollimin e kryerjes sė punėve nė restaurimin e objekteve me rėndėsi tė veēantė kulturore nė Kosovė, kontrollimi i punėve mbi kėto objekte do tė vazhdonte tė bėhej nga persona joadekuatė, ashtu siē ėshtė vepruar deri mė tani.

Kompanitė fituese pėr restaurimin e objekteve tė vjetra duket tė mos kenė pasur dikė mbi kokė qė tė kontrollojnė nėse kėto kompani mund tė kenė devijuar nė ruajtjen e vlerės sė njė objekti tė caktuar. Dhe objektet me vjetėrsi qindravjeēare shpeshherė kanė rėnė nė duart e joprofesionistėve, tė cilat kanė pėsuar nė ruajtjen e vlerave pėr tė cilat edhe janė pėrzgjedhur.

Shasivar Haxhijaj, zėdhėnės dhe kėshilltar i lartė i ministrit tė Kulturės, Rinisė dhe Sportit, Memli Krasniqit, ka bėrė tė ditur pėr “Zėrin” se sė shpejti brenda MKRS-sė, pikėrisht pėr trashėgiminė kulturore do tė formohet ekipi i inspektoriatit me njė kryeinspektor dhe dy inspektorė tė tjerė. I vetėdijshėm qė numri i tyre ėshtė i paktė pėr tė vėnė nė rreth krejt territorin e Kosovės, ai ka thėnė se pėr kėtė ēėshtje do tė kėrkojnė ndihmė edhe nga qendrat rajonale tė trashėgimisė kulturore, tė cilat mund tė ndihmojnė nė kėtė aspekt.

“Krijimi i inspektoriatit ėshtė njė objektiv i rėndėsishėm pėr ne dhe tashmė ėshtė futur nė planin strategjik tė MKRS-sė”, ka thėnė Haxhijaj, i cili nė pyetjen se si

ėshtė lejuar deri mė tashti njė intervenim i tillė nė objektet me rėndėsi tė veēantė pa u kontrolluar nga profesionistėt ai ka thėnė se ky nuk ėshtė problem i vetėm nė ministrinė qė e kanė trashėguar nga tė tjerėt.

“Nė pėrgjithėsi shumica e punėve qė ėshtė dashtė tė kryhen pėr vite tė tėra nuk janė kryer. Ne kėtė institucion e kemi gjetur nė njė gjendje jo tė mirė. Nuk jemi shumė tė kėnaqur me punėt dhe mėnyrėn se si janė kryer. Ne jemi tė interesuar qė tė punojmė duke mos bėrė njė investim tė kotė. Do tė punojmė qė mos tė detyrohemi qė nesėr ta kthejmė kokėn mbrapa apo tė korrigjojmė”, ka thėnė ai.

Nė anėn tjetėr pėr mosposedimin e inspektoriatit nė kuadėr tė trashėgimisė kulturore dhe pasojat e saj , Arben Hajdari, arkeolog e shpjegon mė sė miri me Kalanė e Harilaqit dhe Kalanė e Prizrenit. “Mungesa e inspektorėve nė kėtė fushė ka ndikuar shumė keq. Kemi ilustrimin mė tė mirė me shėmtimin e Kalasė sė Harilaqit dhe tė Prizrenit”, ka thėnė Hajdari i cili ka shtuar se punimet qė janė bėrė nė kėto dy pika kulturore kanė ndryshuar edhe destinimin pėr ēka edhe janė pėrzgjedhur. Duke e vlerėsuar Kalanė e Harilaqit si njė perlė tė rajonit, Hajdari ka thėnė se mbi kėtė kala nuk ėshtė punuar por ėshtė betonuar. “Ka shpresė pėr pėrmirėsimin e punėve por kostoja do tė jetė e lartė dhe natyrisht se nuk mund tė jetė ajo Kala ēfarė ka qenė edhe para betonimit”, ka thėnė ai.

Tė mobilizuar pėr punė, nė mėnyrė qė tė bėjnė mė tė mirėn pėr kėtė fushė, pasi qė sipas tyre tė tjerėt i kanė neglizhuar, ky institucion tashmė ka ndarė edhe buxhet mė tė lartė pėr trashėgiminė kulturore dhe sipas Haxhijajt vetėm pėr pjesėn e subvencioneve janė ndarė rreth 400 mijė euro kurse pėr investime kapitale rreth njė milion e 400 mijė euro.

Ndėrkohė, pikėrisht pėr fushėn e trashėgimisė kulturore me qėllim tė realizimit tė planit vjetor kjo ministri ka paraparė edhe objektiva tė shumta.

Mirėpo, kėto zhvillime janė duke u bėrė duke u bazuar nė njė ligj tė vjetėr qė ėshtė hartuar qysh nė kohėn e UNMIK-ut. Pėr njė pėrmirėsim nė anėn e legjislativit por e kėrkuar edhe nga raporti i progresit Shasivar Haxhijaj ka thėnė se duhet tė hartohet ligji pėr trashėgimi kulturore pasi qė ligji ekzistues ka plot mangėsi dhe nuk i plotėson nevojat qė i kėrkon kjo fushė.

“Besoj qė do tė jetė nė standardet mė tė mira, edhe komuniteti i kėsaj fushe ka treguar qė nė praktikė nuk ka treguar tė duhurin dhe mendojmė qė ligji ka mungesa tė shumta. Na duhet njė ligj i ri, njė ligj qė do tė rregullojė mė mirė fushėn e trashėgimisė kulturore”, ka thėnė ai, i cili ka specifikuar se hartimi i kėtij ligji do tė pėrfundojė deri nė fund tė muajit qershor kur edhe do tė niset pėr nė Qeveri tė Kosovės pėr procedim e mė pas tė kalojė edhe nė Kuvendin e Kosovės pėr miratim.

3.5/5 (2 votë/a)

“Kosovo 2.0” promovon religjionin

Magazina e nisur si elektronike “Kosovo 2.0” sot (e hėnė) nga ora 19:00 bėn promovimin e revistės sė tretė me radhė, e cila kėtė radhė shqyrton konceptin e gjerė tė religjionit. Promovimi i cili do tė mbahet nė Sheshin 21, do tė jetė njė zbulim i sistemeve tė ndryshme tė besi...

Gjithēka nis nė “ReMusica”

Gjithēka nisi kur treshja po kombinohej me kryeveprėn grupore. Trumpetisti francez Roman Leleu, mezosopranoja kosovare Sanije Matoshi dhe dirigjenti japonez Toshio Yanagisawa, tė kombinuar me rreth 40 instrumentistė tė Filarmonisė sė Kosovės, sollėn edhe njė herė me profesionizmi...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Fest i kulturės rome nis me dramėn pėr romėt

Historia e Madeleine, vajzės rome dhe e vėshtirėsive tė familjes sė saj, pėrballja me burokraci...

Violinēelisti italian Trainini

Italiani i lindur nė Bari tė Italisė, i cili tash e disa vjet jeton e vepron nė Gjermani, ka sh...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51