Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E martė
22 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
17°

Ku ishim ku do tė vemi

Mehmetali Rexhepi | 05-02-2012 13:52 CET

(Selatin Novosella, “Metush Krasniqi, Personalitet Unifikues i Lėvizjes Kombėtare”, botoi Shoqata e tė Burgosurve Politikė tė Kosovės, Prishtinė, 2011)

Gjatė vitit 2011, pėrmes Shoqatės sė tė Burgosurve Politikė tė Kosovės dhe strukturave tjera shtetėrore, u rikthye nė mėnyrė tė pėrqendruar nderimi pėr figurėn e Metush Krasniqit: nė njėrin nga sheshet e Prishtinės u vendos shtatorja e tij. Me dekret tė ligjshėm tė kryetares sė Kosovės, Metush Krasniqi u shpall “Hero i Kosovės”. Po ashtu, nė Kamenicė (Dardanė), nė rrugėn mė tė qarkullueshme, qėndron mendueshėm, ndoshta dhe qortueshėm, me pėllėmbėn e dorės sė djathtė tė shtrirė, Ai sikur duket se do tė pohojė: ku ishim dhe ku do tė vemi?

Dy shtatoreve pėr Metush Krasniqin dhe shpalljes sė ligjshme “Hero i Kosovės”, iu shtua edhe libri i autorit Selatin Novosella “Metush Krasniqi”; monografia me ndajshtesėn kurzive “Personalitet Unifikues i Lėvizjes Kombėtare”.

Monografia pėr kėtė personalitet unifikues ėshtė ngėrthyer nė nėntė kapituj, duke pėrfshirė dokumentet e njohura, programin dhe statutin e Lėvizjes Nacional Ēlirimtare tė Kosovės, sė cilės iu shtua “dhe Viseve Tjera Shqiptare nė Jugosllavi”; aktgjykimet e gjyqeve tė qarkut nė Gjilan, nė Prishtinė, nė Pejė; literatura: vepra, fejtone, intervista, gazeta, dorėshkrime, kujtime tė bashkėveprimtarėve, tė bashkėkohėsve, tregues tė emrave, e tė tjera.

Nė njė hapėsirė shkrimi prej 435 faqesh, me portrete fotosh me bashkėveprimtarėt e pasrendėsit, pamje ambientesh tė trishta, burgjesh namkėqija, seancash gjyqėsore, harta, faksimile tė gjyqeve, copėza tė shtypit, citate e fusnota…

Mėtimi i autorit Selatin Novosella ėshtė i qartė: tė ngėrthejė dhe tė zbėrthejė plotėninė e pėrmasave kombėtare, njerėzore, politike dhe morale tė njė ideatori, tė burgosuri e tė pėrndjekuri tė pėrjetshėm… I tillė ēfarė ishte Metush Krasniqi, prore i papajtueshėm me statusin e bashkėkombėsve tė tij, nėn Jugosllavinė e pas Luftės sė Dytė Botėrore, pėrkatėsisht njė kryengritės nė periudhat e bashkėrendimit tė shtypjes dhe tkurrjes sė shqiptarėve nė pushtetet e serbėve, maqedonasve sllavė dhe malazezė, tė bashkuar nė njė Federatė, pos tjerash, bashkėthurėse e rrjetės sė gjerė pėr t`i mbėrthyer viset shqiptare…

Pikėrisht e kėtillė, e pa hiperbolizuar ėshtė figura e Metush Krasniqit nė librin pėr tė. As heroi, as autori nuk joshin me pėrmasa hiperbolizuese, sepse ato qenė tė ngjizura nė natyrėn tokėsore tė heroit, ndėrsa rrėfimi i autorit pėr heroin ndoqi njė tipologji tė jetėshkrimit tė sprovuar.

Leximi i kėsaj tipologjie tė shkrimit, tė jetėshkrimit pėr heroin Metush Krasniqi, tė bėn kureshtar tė palodhshėm. Karakteri i tillė i fortė tė kthen tek vetvetja, ta shpalosh atė, ta hulumtosh dhe tė gjesh a tė mos gjesh diēka tė tijėn; tė krahasosh, tė jesh i krahasuar a i pakrahasueshėm, tė imagjinosh kategorinė e madhėshtisė ose tė vogėlsisė njerėzore… Nė kėtė frymė pashmangshėm do tė pėrballemi me provokimin e ndėrgjegjes sė strukur nė ndėrdijen tonė… Jemi ose nuk jemi nė peshoren e vlerave dhe, gjithsesi prehjen mund ta gjejmė nė sfondin e admirimit…

Me tė dhėnat e deritashme qė voli Selatin Novosella pėr Metush Krasniqin, pėr pėrkushtimin jetėsor qė bėri Ai pėr kombin, pėr ta mėkėmbur Lėvizjen pėr Ēlirim dhe Bashkim tė Viseve Shqiptare nė Jugosllavi, veēmas synimi unifikues i kryepersonazhit tė librit, autori i thuri njė pėrmendore tė llojit tė vet, qė t`iu jepet brezave.

Pena e motivuar e Selatin Novosellės spikati bėma tė dhimbshme, trimėrore, tė trishta, finoke, paepshmėri dhe krenari, qoftė drejtėpėrsėdrejti, ose tėrthorazi pėrmes vetjeve si Sejdi Kryeziu, Sabri Novosella, Adem Demaēi, Kadri Halimi, Mark Gashi, Hyrije Hana, Ramadan Rexha, Zeqir Gėrvalla, Fehmi Elmazi, Jusuf Gėrvalla, Rexhep Mala, Fehmi Baftiu, Hydajet Hyseni…

Nga ky libėr gjithėpėrfshirės pėr figurėn e ēmuar tė “tribunit popullor“, Metush Krasniqi, do tė nėnvizoja tri pėrmasa: rolin pėr themelimin dhe vėnie nė veprim tė Lėvizjes pėr Bashkimin e Tokave Shqiptare me gjysmėn e ndarė tė Shtetit Amė, karakterin unifikues si njė kryetemė e lajtmotivit atdhetar dhe, cilėsitė e forta morale tė pathyeshmėrisė pėr shejtninė e tij: atdheun dhe kombin...

Nė shkrimndėrtimin e tij, autori e bėri monumentin e Metush Krasniqit. Kėtij monumenti i mungojnė edhe disa vija e skalitje tė reja, qė pa dyshim, nė rrjedhėn e kohės skulptori i fjalės do t`ia vijėzojė. Megjithatė, monumenti ėshtė i kėtillė, dhe pėrjetėsinė qė ofron e shijojmė natyrshėm. Ai na jepet si njė strumbullar i nismave, thurės i fijeve tė tė ndodhurės; strumbullar i shpirtmadhėshtisė, rreth tė cilit sillen e mbėshtillen shpirtra e vullnete tė paepura, por me vragė tė thella nė shpirt e trup.

Autori shkruan pa ndėrlikime stilistike, me thjeshtėsinė e qartėsinė pėr kapjen e tė domosdoshmes, tė aspekteve rrėqethėse, tė dhimbjes e tejqėndresės njerėzore…

Cila ishte ajo fuqi e fshehtė qė e bėnte tė paepur personalitetin e Metush Krasniqit? Ai nė brendi kishte diēka mė tė fortė se torturat sadiste serbe, diēka mė tė fortė se sa prangat, mė tė fortė se dhimbja e padurueshme e trupit, diēka mė tė dashur se babai, bijat e bijtė e gjakut e tė shpirtit… Diēka mė e ēmuar se jeta!...

Metush Krasniqi u kap dhe u mbajt pėr toke, pėr rrėnje, u kap pas diēkaje qė i kalonte caqet e jetės... Tėrė energjinė, tėrė dijen, tė tėra ecejaket ia fali idesė sė ēlirimit tė kombit.

Autori i librit pėr Metush Krasniqin ia ka arritur t’i prekė tė gjitha anėt relevante nga fushėveprimi i heroit: vlerat njerėzore, rropatjet jetėsore, ecjen e pėrgjuar, mposhtjen e dėshpėrimit, pėrtrollitjen e idesė edhe nė njė hapėsirė tė kornizuar, shndėrrimin e saj nė diēka lėvizėse, zgjerimin e rrathėve koncentrikė tė ithtarėve...

Autori preku edhe ēastet njerėzore tė pashmangshme, pikėllimin pas daljes nga burgu dhe ndarjes nga bashkėvuajtėsit, antitezat e jetės: mizorinė e saj tė hasur burgjeve, tė fortifikuar, pothuajse, vetėm pėr shqiptarė.

Heroi i trajtuar nė kėtė libėr, asnjėherė nuk u fut nė kallėpe dogmatike. Ai iu rrek kėrkimit tė formulės, pėr gjetjen nė ēdo mes tė emėruesit tė pėrbashkėt, mes individėve e organizatave, sidomos aty ku kishte ngjyrime ideologjike e politike dhe, Ai rrezatonte shumėsi demokratike. Kėsisoj u shndėrrua nė model prijatar i mosimponimit tė pikėpamjeve pėr kahet e rrugėzgjidhjes.

Pikėrisht kėtu ngėrthehet porosia madhore e librit...

Selatin Novosella pėrmes kėsaj monografie nxori pėrfundimin sintetik, se ideja kombėtare e Metush Krasniqit prirej nga vizioni euroatlantik i lirisė dhe i demokracisė...

Nga prizmi i tė sotmes, me statusin qė ka Kosova dhe viset shqiptare nė Maqedoni, Serbi e Malin e Zi, stepemi dhe admirojmė: guximin, pathyeshmėrinė, ēiltėrinė dhe tejshikimin e ideatorėve si: Metush Krasniqi, Kadri Halimi, Adem Demaēi, Jusuf Gėrvalla, Rexhep Mala, Kadri Zeka, Hydajet Hyseni, legjendari Adem Jashari...

(Pjesė nga njė punim mė i gjatė)

0.0/5 (0 votë/a)

“Kosovo 2.0” promovon religjionin

Magazina e nisur si elektronike “Kosovo 2.0” sot (e hėnė) nga ora 19:00 bėn promovimin e revistės sė tretė me radhė, e cila kėtė radhė shqyrton konceptin e gjerė tė religjionit. Promovimi i cili do tė mbahet nė Sheshin 21, do tė jetė njė zbulim i sistemeve tė ndryshme tė besi...

Gjithēka nis nė “ReMusica”

Gjithēka nisi kur treshja po kombinohej me kryeveprėn grupore. Trumpetisti francez Roman Leleu, mezosopranoja kosovare Sanije Matoshi dhe dirigjenti japonez Toshio Yanagisawa, tė kombinuar me rreth 40 instrumentistė tė Filarmonisė sė Kosovės, sollėn edhe njė herė me profesionizmi...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Fest i kulturės rome nis me dramėn pėr romėt

Historia e Madeleine, vajzės rome dhe e vėshtirėsive tė familjes sė saj, pėrballja me burokraci...

Violinēelisti italian Trainini

Italiani i lindur nė Bari tė Italisė, i cili tash e disa vjet jeton e vepron nė Gjermani, ka sh...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51