| Prishtinė | ![]() |
| -8° |
Eros Ramazzotti, kėngėtari italian nuk do tė jetė mė 30 korrik nė Prishtinė. Kėshtu tė paktėn thotė faqja zyrtare e kėngėtarit italian, ku Prishtina, e cila ka figuruar deri nė ditėt e fundit si dita e performancės sė Ramazzottot nė kryeqytetin mė tė ri tė botės, ėshtė larguar. Sipas kėsaj faqe, data e radhės qė ka mbete valide ėshtė ajo e 31 gushtit qė parashihet tė jetė nė Zvicėr.
Mirėpo, nuk ėshtė shenja e vetme qė kėngėtari italian ka anuluar koncertin. Se nuk janė duke u bėrė pėrgatitjet nė Stadiumin e Kryeqytetit pėr njė koncert tė pėrmasave botėrore ka konfirmuar edhe Afrim Muqiqi, nėnkryetar i KF Prishtina.
Nė adresė tė Stadiumit tė Kryeqytetit, mė 20 korrik kemi pranuar njė shkresė nga sekretari permanent i Ministrisė pėr Kulturė, Rini dhe Sporte, Sali Morina, e cila ka vėrtetuar se MKRS si mbėshtetės i koncertit tė Eros Ramazzottit, ndan njė shumė prej 15 mijė eurove, gjė qė ėshtė vėrtetuar me kontratė nė mes Stadiumit tė Kryeqytetit dhe MKRS-sė, ka thėnė Muqiqi.
Po sipas tij, mjetet e ndara qė i bėnė valide edhe kontrata akoma nuk janė derdhė nė konto, por, sipas Muqiqit, kontrata e vėrteton se pėr njė gjė tė tillė janė tė obliguar dhe se beson se kėto mjete do tė ndahen.
Kėto mjete janė ndarė pėr shkak se koncerti ėshtė dashtė tė mbahet nėn patronazhin e ministrit tė Ministrisė pėr Kulturė, Rini dhe Sporte, Lutfi Hazirit, gjė qė e ka obliguar organizatorin qė stadiumin ta kthej nė gjendje tė njėjtė ashtu sikurse edhe do ta pranonte, ka thėnė Muqiqi.
Mirėpo, organizatorėt e kėtij koncerti Ubboss, janė zhdukė nga faqja e dheut. Pos qė nuk kanė shkuar tė nėnshkruajnė kontratėn mes tyre dhe Stadiumit tė Kryeqytetit, Armenda Filipaj, udhėheqėse e kėtij organizimi, ka tri ditė qė nuk ka hapė telefonat pėr medie.
Muqiqi, po ashtu ka konfirmuar pėr gazetėn Zėri, se mė datėn 21 korrik, Armenda Filipaj ka shkuar dhe ėshtė takuar me Afrim Muqiqin, ku i ėshtė ofruar asaj njė kontratė qė do ta obligonte pėr pėrgjegjėsitė e mbajtjes sė koncertit. Ajo ka marrė kontratėn me vete tė cilėn nuk e ka nėnshkruar. Sipas rregullave, ajo ėshtė dashtė qė mė 22 korrik tė nėnshkruaj kontratėn dhe po atė ditė ti marrė ēelėsat e Stadiumit tė Kryeqytetit, mirėpo, as njėrėn dhe as tjetrėn nuk e ka bėrė. Prej asaj dite ajo nuk ėshtė lajmėruar. Nuk di se pėr ēfarė koncerti profesional bėhet fjalė kur asnjė pėrgatitje nuk ėshtė bėrė. Dy ditė para koncertit nuk ka shenja se do tė ketė koncert, ka thėnė Muqiqi.
Nė anėn tjetėr, se para pėr njė koncert komercial janė dhėnė nga Ministria pėr Kulturė, Rini dhe Sporte, ėshtė vėrtetuar edhe nga njė burim i Zėrit. Sipas burimit tonė, mėsohet se mjetet nuk janė ndarė nga departamentet e kulturės, por, duket qė ka shkuar si sponsor pėr mbajtjen e kėtij koncerti.
Pėr kėtė ēėshtje ka qenė e pamundur tė flitet me ndonjė zyrtarė brenda ministrisė, pėr shkak tė mos posedimit tė qasjes nė telefon.
Ndryshe, stendat qė kanė figuruar deri nė ditėn e djeshme nėpėr kryeqytetin e Kosovės, pėr shitjen e biletave pėr koncertin e Eros Ramazzottit, janė avulluar. Stadiumi i Kryeqytetit ėshtė i paraparė qė tė grumbullojė mbi 16 mijė njerėz, dhe nėse bazohemi nė kėtė shifėr, stendat do tė duhej tė ishin edhe mė tutje nėpėr rrugėt e Prishtinės, pasi qė, sipas deklaratės sė fundit tė Filipajt, deri sė voni janė shitur mbi 10 mijė bileta. Se ēfarė do tė ndodhė me paratė e qytetarėve tė cilėt kanė dhėnė pėr kėngėn italiane, prej 20 deri 50 euro, mbetet tė shihet.
Skenderbeu (Prishtine): 30-07-2010 00:50
Ilaz Bregorja (Krisja Vajit ): 29-07-2010 16:14
Vdekja e autorit
Ballkani ėshtė zemra e kulturės evropiane
Media flet, populli beson
Mediet dhe opinioni publik
Filarmonia nis vitin 2012
Trashėgimia kulturore deri tash pa inspektorė
Trojanėt sjellė pėrjetimet e luftės
Ministria pret ekipin e filmitKthimi
Rrėmujė pėr teatrin
Pas Sundanc-it pretendojnė Oscar-in
GAK hap konkursin pėr ēmimin Muslim Mulliqi
Do tė festohet, pavarėsisht sa harxhohet
Catherine Russell nxjerr nė treg albumin e ri Strictly Romancin'
Mentor Kosova, protagonisti kryesor i serialit ballkanik
Lin Delija dhe Ibrahim Kodra, bashkė nė Tiranė
Pas Sundanc-it pretendojnė Oscar-in | 5 vota
Trojanėt sjellė pėrjetimet e luftės | 5 vota
Do tė festohet, pavarėsisht sa harxhohet | 4 vota
Pėrbuzje serbe ndaj Angelina Jolie | 2 vota
Mentor Kosova, protagonisti kryesor i serialit ballkanik | 2 vota
Catherine Russell nxjerr nė treg albumin e ri Strictly Romancin' | 2 vota
Filarmonia nis vitin 2012 | 2 vota
Karikaturisti i festivaleve | 1 vota
Trashėgimia kulturore deri tash pa inspektorė | 1 vota
Mediet dhe opinioni publik | 1 vota
Ballkani ėshtė zemra e kulturės evropiane | 1 vota
"Hugo" i Skorces udhėheq me 11 nominime | 0 vota
Guillaume Lejean, udhėtar nė Turqinė evropiane | 0 vota
Teatri Kombėtar i Shqipėrisė me Festival tė rrugės | 0 vota
GAK hap konkursin pėr ēmimin Muslim Mulliqi | 0 vota
Rrėmujė pėr teatrin | 0 vota 