Kryeministri Sali Berisha ka vizituar Institutin e Arkeologjisė nė kryeqytet ku ka parė nga afėr statujėn e zbuluar sė fundmi nė Apoloni.
Arkeologėt mendojnė se kjo mund tė jetė statuja mė e veēantė e zbuluar nė Mesdhe, ndėrsa pėr vendin tonė ėshtė statuja mė e rėndėsishme zbuluar nė 50 vjetėt e fundit. Bėhet fjalė pėr bustin e njė atleti qė i pėrket periudhės romake, nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė dytė tė erės sonė.
"Njė kryevepėr e gjenisė krijuese nė skulpturėn e tė gjitha kohėrave. Ky zbulim ka vlera tė jashtėzakonshme, nė rrafshin krijues artistik, nė rrafshin historik", tha Berisha.
Statuja e atletit romak u zbulua nga ekspedita shqiptaro-franceze zhvilluar ne Apoloni nė sektorin e vilės romake. Kryeministri Berisha premtoi angazhimin e qeverisė pėr tė fuqizuar mbėshtetjen e saj nė fushėn e arkeologjisė, si dhe pėr tė rritur bashkėpunimin me vendet mike pėr tė zhvilluar tė tjera ekspedita tė kėsaj natyre. (TCH)