Ditari

Ballina / Ditari / Kryeqyteti
Më 1 Maj, pa makina në Gërmi
Publikuar: 29.04.2013 - 12:34
Foto: Driton Bublaku

Komuna e Prishtinës ka nxjerrë një urdhëresë për ndalimin e qarkullimit të automjeteve përveç atyre të KFOR-it, UNMIK-ut, EULEX-it dhe automjeteve emergjente, në drejtim të Parkut të Gërmisë, gjatë festës së Një Majit.

Sipas urdhëresës, të cilën ua ka dërguar mediave, pika përfundimtare për lëvizjen e automjeteve, përveç banorëve të lagjeve Normale, Sefali, Tauk-Bahçe, do të jetë si më poshtë :

“Kryqësimi i rrugëve “1 Tetori”- “Nazim Gafurri” dhe “ Ymer Lutfi Paqarizi”; Kryqëzimi i rrugëve: “Nazim Gafurri”-“Xhavit Ahmeti” dhe “dr. Lec Gradica”; Kryqëzimi i rrugëve: “Dr. Shpëtim Robaj”, me atë të Sefali; ose në drejtim të pishinës dhe Parkut të Gërmisë”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Ndërkaq, Komuna do të angazhojë inspektorët përgjegjës të Drejtorisë së Inspeksionit për të parandaluar shërbyesit e paautorizuar që të bëjnë shitjen-shërbimin ndaj qytetarëve.

Gjithashtu, ajo do të organizojë kujdestari me qëllim të ruajtjes së ambientit (përdorimi i zjarreve për destinime të ndryshme), si dhe hedhjen e mbeturinave në vende të caktuara. /Zëri/


Komento
Komente (1)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Vendim shume i mire, Germia eshtevendi ku njeriu ik nga ndotja e automobilave, por komuna duhet te kete linje te rregullt te autobusit deri ne Germi, kjo do ti zgjidhte problemet e qytetareve.
Fakti
rekomanduar (0)
29 Apr 2013
16:02
 
Me shume nga Ditari