Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E martė
22 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
17°

40 minuta pėr rizgjedhje tė tė gjithėve

Baki Berisha | 03-02-2012 12:03 CET

Tė gjithė ata tė cilėt duan qė kuvendet e federatave tė mos zgjasin shumė, mund t’i marrin shembull kuvendet e Federatės sė Futbollit tė Kosovės (FFK), qofshin ato tė rregullta apo zgjedhore, pasi duket se ėshtė bėrė e zakonshme qė ato tė pėrfundojnė pa e pritur as njė orė tė plotė.

Kėshtu ndodhi edhe tė enjten (dje) me kuvendin zgjedhor tė FFK-sė, i cili nisi e pėrfundoi punėn pėr vetėm 40 minuta, madje me kėtė rast fare nuk pati nevojė pėr kutinė e votimit. Kur kėsaj i shtohet fakti se salla “Te Rrethi” ku mbahej kuvendi ishte tejet e ftohtė, doli se pėr shumė delegatė edhe 40 minutat ishin tė gjatė dhe ngushėllimin e vetėm e gjetėn nė koktejin e organizuar nga FFK-ja.

Kryetarit tė Shoqatės sė trajnerėve tė Kosovės dhe kryetrajnerit tė Vėllaznimit, Ajet Shoshollit i takoi hisja qė si mė i moshuari ta drejtojė kuvendin.

Nga 59 delegatė sa kishin marrė ftesa, tė pranishėm ishin 54. Munguan dy delegatėt e Prishtinės dhe nga njė delegat tė Vėllaznimit, Mitrovicės dhe Sharrit. Ashtu siē pritej rendi i ditės u miratua pa asnjė vėrejtje dhe kishte tė bėjė me zgjedhjen e kryetari tė FFK-sė dhe anėtarėve tė Komitetit Ekzekutiv tė FFK-sė. Mė pas, kandidati i vetėm pėr kryetar tė FFK-sė, Fadil Vokrri, doli nė foltore dhe u foli delegatėve pėr planin e ardhshėm katėrvjeēar 2012-2016.

Pasi Vokrri tha ēka kishte pėr tė thėnė, dhe drejtuesi i kuvendit tregoi pėr mėnyrėn e zgjedhjes sė kryetari tė FFK-sė, nė skenė doli kryetari i Lidhjes Rajonale tė Prishtinės, Ismail Ajeti, tė cilit sikur nuk i pritej t’ia urojė postin e ri (tė vjetėr) Vokrrit dhe propozoi qė tė mos shkohet fare nė votim, por qė kryetari tė zgjidhet me aklamacion. Kjo edhe u bė, kėshtu qė pas 26 minutave Fadil Vokrri u rizgjodh kryetar i FFK-sė dhe radha u erdhi duartrokitjeve.

Po ashtu edhe ajo qė nuk mund tė quhet formė demokratike ishte zgjedhja e Komitetit Ekzekutiv tė FFK-sė, pasi nuk ishte asnjė emėr i ri, por tė gjithė tė propozuarit nga Lidhjet Rajonale ishin emra qė tashmė katėr vite janė pjesė e Komitetit Ekzekutiv. Janė kėta: Agim Ademi, Xhelal Broja, Bakir Burri, Agim Maloku, Murat Hoxha, Ilaz Mjeku, Luan Vokshi dhe Vjollcė Krasniqi nga futbolli i femrave. Tė gjithė kėta me aklamacion u rizgjodhėn nė pozitat qė i kishin. Mbetet qė Komiteti Ekzekutiv i FFK-sė tė plotėsohet me emrat qė do tė emėrohen nga Vokrri, i cili aty pėr aty e emėroi vetėm Bekim Haxhiun.

Delegati i Lirisė sė Prizrenit, Hatmi Gashi, tha se “nė tė ardhmen ėshtė mirė qė kandidati pėr kryetar tė mbledhė maksimalisht 20 nėnshkrime nė mėnyrė qė edhe dikujt tjetėr t’i jepet rasti pėr t’u kandiduar pėr postin e kryetarit tė FFK-sė”.

Ndėrkohė pėrgjigjen ia dha shumė shpejt sekretari i pėrgjithshėm i FFK-sė Eroll Salihu duke thėnės se “shumė shpejtė do tė mbahet kuvendi i punės dhe aty mund tė propozoni ndryshime, por edhe do tė qartėsohen zgjedhjet e delegatėve nga Lidhjet Rajonale.

Pėrfaqėsuesi i Dritės kishte vėrejtje nė punėn e Lidhjes rajonale tė Gjilanit, veēmas tė kryetarit tė kėsaj lidhje rajonale. Ishte pikėrisht ora 16:40 kur kryetari i FFK-sė i dha fund kuvendit zgjedhor, nga i cili nuk doli asnjė emėr i ri.

0.0/5 (0 votë/a)

Kombėtarja luan me shirita tė zinj

Ekipi kombėtar i Shqipėrisė, i cili tė martėn (sot) do tė luajė ndeshjen miqėsore kundėr Katarit nė Madrid tė Spanjės, do tė paraqitet me shirit tė zi nė krah pėr shkak tragjedisė sė Himarės. Nė afėrsi tė kėsaj qyteze njė autobus me studentė kishte rėnė nė humnerė, duke lėnė 12 t...

Miqėsore edhe pėr U-21 dhe futbollistet

Tė martėn (sot) pritet tė luajnė ndeshje miqėsor edhe ekipi kombėtar U-21 dhe ai i futbollisteve. Pėrfaqėsuesja shpres (U-21) ėshtė tė hėnėn drejt Austrisė pėr tė zhvilluar brenda katėr ditėsh dy ndeshje miqėsore. Tė martėn (sot), futbollistėt e trajnerit, Skender Gega do tė ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Shosholli: Vėshtirė, por ende jemi nė lojė pėr titull

Ndonėse rezultati i barabartė nga ndeshja me Dritėn nuk ishte shumė i favorshėm pėr Vėllaznimin...

Xhemajli fitoi Kupėn e Italisė

Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemajli, ka fituar kupėn e Italisė me ekipin e Napolit. Skuadra na...
EkipetPlPts
Manchester City 23 45
Manchester United 20 44
Arsenal 22 43
Chelsea 22 38
Tottenham Hotspur 21 36
Sunderland 23 34
Bolton Wanderers 23 30
Stoke City 22 30
Newcastle United 22 29
Blackpool 21 28
Blackburn Rovers 23 28
Everton 22 26
EkipetPlPts
AC Milan 19 40
Napoli 20 37
Lazio 20 37
AS Roma 20 35
Juventus 20 34
Internazionale 18 32
Palermo 20 31
Udinese 20 30
Cagliari 20 26
Sampdoria 19 26
Fiorentina 19 24
Chievo 20 23
EkipetPlPts
FC Barcelona 18 49
Real Madrid 18 47
Villarreal CF 19 39
Valencia CF 19 37
RCD Espanyol 19 34
Athletic Bilbao 19 29
Atlético Madrid 18 27
RCD Mallorca 18 27
Getafe CF 19 27
Sevilla FC 19 26
Real Sociedad 19 25
Hércules CF 19 22

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51