Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E martė
22 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
17°

Bora e madhe, ekipet kthehen nė palestra

Baki Berisha | 06-02-2012 11:45 CET

Moti i vėshtirė dhe acari qė po mbretėron kėto ditė nė Kosovė dhe rajon gjithsesi ka vėshtirėsuar edhe pėrgatitjet e skuadrave pėr sezonin pranveror, por duket se drejtuesit e klubeve nuk janė befasuar dhe se e kanė pritur njė gjė tė tillė, kėshtu qė edhe plani i tyre ėshtė bėrė pikėrisht pėr ditėt e ftohta. Temperaturat parashikohet tė shkojnė deri nė minus 22 gradė celsius dhe ato nuk i kursejnė as futbollistėt.

Prishtina ėshtė skuadėr e vetme qė tashmė e ka kryer njė faze tė pėrgatitjeve nė Ulqin dhe futbollistėt janė kthyer qė ta vazhdojnė punėn nė kryeqytet.

“Futbollistėt pas kthimit nga Ulqini kanė marrė planin personal tė pėrgatitjeve e qė ka tė bėjė me pushimin aktiv. Ata janė tė ndarė nė disa grupe me nga 7-8 futbollistė dhe pėr punėn qė bėjnė lajmėrojnė pėrgjegjėsin e grupit. Tė mėrkurėn e kemi takimin dhe njė stėrvitje, kurse nga e enjtja do tė nisė cikli i plotė i stėrvitjeve”, tha ndihmėstrajneri i Prishtinės, Sami Sermaxhaj.

“Kryetrajneri Jerat e ka bėrė planin duke e marrė parasysh motin e vėshtirė qė do tė marrė gjatė pėrgatitjeve. Ne nuk na prishet fare plani pasi gjatė dhjetė ditėve nė vijim do tė punojmė nė objekte tė mbyllura”.

Ajet Shosholli ėshtė ndėr trajnerėt mė me pėrvojė nė futbollin kosovar dhe raste tė tilla kur moti ka qenė i vėshtirė ka pasur edhe mė parė, kėshtu qė kjo nuk duket se e ke befasuar.

“Ne kemi stėrvitur me intensitet tė shtuar dhe dje e kemi pėrfunduar kėtė ciklus, kėshtu qė nga nesėr fillojmė me ciklin e ri. Kemi shfrytėzuar objektet e mbyllura, por edhe hapėsirėn e hapur, kėshtu qė nuk mendoj se kemi humbur shumė nga ajo qė ėshtė planifikuar. Kėtė e them edhe pėr faktin se nga fundi i javės presim qė tė shkojmė nė Shqipėri pėr t’i vazhduar pėrgatitjet dhe atje do tė kemi mundėsi pėr ndeshje tė shumta kontrolluese, kur dihet se shumė skuadra tona shkojnė atje nė pėrgatitje”, tha Shosholli, kryetrajner i Vėllaznimit.

Edhe kryetrajneri i Hysit, Afrim Tovėrlani, nuk ėshtė shumė i brengosur me motin e ftohtė. “Mund tė na prishė njė ditė tė stėrvitjeve, por mė shumė jo. Ne kemi punuar mė shumė nė fitnes, Gėrmi dhe palestėr, duke pushuar njė ditė gjatė javės dhe kėshtu do tė vazhdojmė deri nga mesi i muajit kur planifikojmė tė shkojmė nė pėrgatitje jashtė Kosovės, sipas tė gjitha gjasave nė Ohėr”.

Pėr dallim nga Tovėrlani, kryetrajneri i Dritės Bekim Isufi ka bindjen se skuadra ka humbur diēka gjatė kėsaj kohe, por qė do tė mundohet ta kompensojė. “Nė kėto kushte ėshtė vėshtirė tė realizohet plani nė tėrėsi. Kemi bėrė stėrvitje tė kombinuara dhe jo monotone, duke improvizuar diēka nė objekte tė mbyllura. Jashtė ėshtė vėshtirė tė punohet me pėrjashtim tė disa vrapimeve nė shtigje tė gjata. Edhe kėtė javė do t’ia bėjmė disi, kurse nga 12 shkurti nisemi pėr nė Durrės, ku do t’i vazhdojmė pėrgatitjet dhe do ta kompensojmė atė qė kemi humbur pėr shkak tė motit tė vėshtirė pasi tashmė ėshtė dashur t’i zhvillojmė 4-5 ndeshje kontrolluese”, tha Isufi.

Dy ekipet e tjera tė elitės sė futbollit kosovar, Besa dhe KEK-u gjithashtu kanė qenė tė detyruara tė ndryshojnė planin e punės pas kohės sė ftoftė dhe dėborės ė madhe qė ka rėnė javėn e fundit nė Kosovė. “Kjo kohė e keqe na ka ndryshuar tėrė planin e punės. Tėrė javėn kemi punuar nė palestėr dhe do tė vazhdojmė tė punojmė derisa tė ndreqet koha. Nuk kemi alternativa tė tjera pos kėsaj, pasi qė nuk kemi mundėsi tė udhėtojmė diku jashtė”, tha trajneri i Besės, Valdet Shoshi.

Trajneri i KEK-ut, Fetah Veliu gjithashtu shpreson pėr kohė mė tė mirė. “Javėn e fundit kemi punuar vetėm nė palestėr, ngase kemi qenė tė detyruar ta bėjmė kėtė. S’ka kushte qė tė punohet jashtė. Do tė vazhdojmė, megjithė planet qė na ka prishur bora e madhe, kėshtu edhe disa ditė, pasi qė ka gjasa qė tė udhėtojmė jashtė pėr njė pjesė tė pėrgatitjeve. Shpresoj se kjo tė mos ndikoj nė lojėn tonė nė pranverė”, tha Veliu.

Lirinė e Prizrenit nuk e pengon as bora e as ftohti qė tė zhvillojė stėrvitjet nė terren tė hapur. Ata vrapojnė nėpėr borė si eskimezėt.

“Ėshtė shumė ftoftė dhe ka shumė borė, por ne nuk jemi ndalur sė punuari jashtė. Pra ēdo ditė kemi vrapuar nėpėr borė, por nė tė njėjtėn kohė i kemi shfrytėzuar hapėsirat e brendshme, pra fitnesin”, tha trajneri i Lirisė, Skender Shengyli. “Njėjtė do tė vazhdojmė edhe nė tė ardhmen pavarėsisht kohės, pėrderisa nuk do tė shkojmė nė Durrės, ku kemi planifikuar tė qėndrojmė sė paku 10 ditė”, tha trajneri i ekipit prizrenas.

4.0/5 (1 votë/a)

Kombėtarja luan me shirita tė zinj

Ekipi kombėtar i Shqipėrisė, i cili tė martėn (sot) do tė luajė ndeshjen miqėsore kundėr Katarit nė Madrid tė Spanjės, do tė paraqitet me shirit tė zi nė krah pėr shkak tragjedisė sė Himarės. Nė afėrsi tė kėsaj qyteze njė autobus me studentė kishte rėnė nė humnerė, duke lėnė 12 t...

Miqėsore edhe pėr U-21 dhe futbollistet

Tė martėn (sot) pritet tė luajnė ndeshje miqėsor edhe ekipi kombėtar U-21 dhe ai i futbollisteve. Pėrfaqėsuesja shpres (U-21) ėshtė tė hėnėn drejt Austrisė pėr tė zhvilluar brenda katėr ditėsh dy ndeshje miqėsore. Tė martėn (sot), futbollistėt e trajnerit, Skender Gega do tė ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Shosholli: Vėshtirė, por ende jemi nė lojė pėr titull

Ndonėse rezultati i barabartė nga ndeshja me Dritėn nuk ishte shumė i favorshėm pėr Vėllaznimin...

Xhemajli fitoi Kupėn e Italisė

Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemajli, ka fituar kupėn e Italisė me ekipin e Napolit. Skuadra na...
EkipetPlPts
Manchester City 23 45
Manchester United 20 44
Arsenal 22 43
Chelsea 22 38
Tottenham Hotspur 21 36
Sunderland 23 34
Bolton Wanderers 23 30
Stoke City 22 30
Newcastle United 22 29
Blackpool 21 28
Blackburn Rovers 23 28
Everton 22 26
EkipetPlPts
AC Milan 19 40
Napoli 20 37
Lazio 20 37
AS Roma 20 35
Juventus 20 34
Internazionale 18 32
Palermo 20 31
Udinese 20 30
Cagliari 20 26
Sampdoria 19 26
Fiorentina 19 24
Chievo 20 23
EkipetPlPts
FC Barcelona 18 49
Real Madrid 18 47
Villarreal CF 19 39
Valencia CF 19 37
RCD Espanyol 19 34
Athletic Bilbao 19 29
Atlético Madrid 18 27
RCD Mallorca 18 27
Getafe CF 19 27
Sevilla FC 19 26
Real Sociedad 19 25
Hércules CF 19 22

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51