Sporti

Ballina / Sporti / Vendore
Drita i kthehet fitoreve
Publikuar: 16.05.2013 - 10:27

. Drita i kthehet fitoreve në kurriz të Trepçës’89, ekipit që deri javën e shkuar ka pretenduar titullin kampion, duke e mposhtur me rezultat 2:1, në kuadër të javës së 30-të të Superligës. Kjo ishte fitorja e parë e ekipit gjilanas në shtatë ndeshjet e fundit, karshi katër barazimeve dhe dy humbjeve. Drita fitoren e fundit e kishte shënuar në javën e 23-të ndaj Kosovës së Vushtrrisë, si vendas.

Në pjesën e parë nuk pati asnjë nga ekipet, derisa rastin më ideal e patën vendasit në minutën 44’, kur Xh. Shabani harkoi nga e majta, e Caka me kokë dhe në vend të rrjetës qëlloi shtyllën pingule. “Luajtëm pa ngarkesë dhe erdhëm me ekip plotësisht të ri, të cilët po i promovojmë, ngase tashti i kemi çuar duart nga titulli. Kjo ka një të mirë, sepse të rinjtë po i testojmë për stinorin e ardhshëm”, tha Gani Sejdiu, kryetrajner i Trepçës’89. Pjesa e dytë nisi furishëm nga ana e vendasve. Në minutën 47 Abazi në e shërbeu G. Aliun, i cili gjuajti saktë në këndin e epërm të djathtë të portës mysafire (1:0). Shtatë minuta përkatësisht dymbëdhjetë minuta më vonë Rama dhe Abazi kishin mundësi të shtojnë epërsinë vendas, por gjuajtën mbi portë.

Goli i dytë gjilanas ka ardhur në minutën 62’, edhe atë pas një harkimi nga këndi të Xh.Shabanit, të cilin me kokë në gol e shnëdrroi B. Shabani. Mysafirët që gjatë tërë ndeshjes u përpoqën mjaft ti shmangen humbjes, golin e vetëm e shënuan në minutën 77’ nëpërmjet Latifit, që u arritë nga largësia. “Ishte kjo lojë e vështirë, aq më parë që u përballëm me të dytin në tabelë. Edhe më parë patëm lojë të mirë, por kohëve të fundit na mungoi rezultati. Edhe lojtarët tanë të rinj dëshmuan se bëjnë lojë të bukur, kurse minatorët dëshmuan se nuk janë rastësisht në krye të tabelës”, tha kryetrajneri i Dritës, Arbnor Morina. E. Sadiku

Drita 2
Trepça’89 1

Stadiumi i qytetit në Gjilan. Shikues: 500. Arbitra: Kelmendi, Morina, Zeqiri, Jannjevaliu. Shënues: Aliu 47’, B. Shabani 62’ – Idrizi 77’

Drita: Latifi, Ramadani, Ahmeti, Tusuni (Morina), Cakaj, Xh. Shabani, Abazi (Baxhuku), Sopa, G. Aliu (S. Aliu), B, Shabani, Rama - Trajner: Arbnor Morina

Trepça’89: Selimi, Bekteshi, Berisha (Feka), Potoku, Dajaku, Ademi, Musaj, Idrizi, Sahitim Jetullahu (Kaqiku), Tolaj (Latifi) -Trajner: Gani Sejdiu


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Sporti