| Prishtinė | ![]() |
| -10° |
Asnjėherė nuk jam gėzuar mė shumė pėr ardhjen e muajit tė Ramazanit sikur sivjet. Nuk e di qė e kam pritur ndonjėherė me aq dėshirė e mall, thuajse ėshtė iftari nė mesditė. Porsi me dorė magjike, qysh ditėn e parė, u ndalėn tupanėt e surlet, defat e dajret tjera, ndėrsa gjithashtu nuk tė zė mė syri nė rrugė gra e plaka lyer e ngjyer lara-lara, kah vrapojnė duke mbajtur dimitė e bardha nėpėr zijafete e mexhlise.
As nuset e reja stolisur si bredhi i verės, kah e reflektojnė dritėn e diellit prej fytyrave shkėlqyese me akllėk e xixave vezulluese nė veshjet alla turka. U ndalėn edhe kolonat kilometrike tė dasmorėve, qė bllokonin komunikacionin sipas qejfit. Del i biri i botės, tė cilin e kanė caktuar si tė parin e kolonės, dhe bėn rolin e policit tė trafikut, ndal kėtė trakė, lėshon tjetrėn... Tjetri gjuan me armė nė pikė tė ditės, fluturojnė plumbat si nė filma western, plagosen njerėzit nė rrugė, fėmijėt e pleqtė. Shqiptari kur bėn dasmė duhet tė shihet e tė ndihet nė tėrė Kosovėn. Pėr atė se kush u vra e ēka u bė, nuk ka dert, aman, dasma njėherė bėhet.
Besoj se ēdonjėri nga ne, qė ka pasur fatin e keq tė bėjė ndonjė udhėtim nėpėr rrugėt kosovare kėtė verė (dhe dhjetėra vera tjera), ka parė akrobacione nga mė tė ndryshmet nėpėr dyer e dritare tė veturave, nga ana e dasmorėve e dasmorkave, qė luhateshin tė kapura nėpėr shiberė, njėsoj si paraardhėsit tanė nėpėr degė. Tjetėr spjegim ska xhanėm, nuk ėshtė se tė gjithė e kanė kryer shkollėn e atletikės nė Rumani a Rusi. Thjesht e kemi nė gjene. Mos ta kundėrshtojė dikush teorinė e Darwinit! Biles, me sytė e mi kam parė edhe aso lloj krijesash, qė vareshin jashtė dritares dhe bėnin veprime me dy duart njėkohėsisht: me njėrėn i mėshonin tavanit tė veturės si daulle, ndėrsa me tjetrėn e valėvisnin shaminė nė ajėr.
Dhe, derisa unė e vrisja mendjen se me ēfarė force mbinjerėzore mban ekuilibrin krijesa nė fjalė, shoh dy fėmijė, qė ia mbanin kėmbėt brenda veturės. Shumė interesant! Shembull i mirė pėr fėmijėt dhe njėkohėsisht sa bukur ti besohet jeta dy qenieve tė vogla, qe u interesonte dasma aq sa kundėrmimi i kėmbėve tė vajzės, a nuses, a nėnės, qė po e mbanin me zor. Dhe, paramendoni kur kėtyre kolonave kaotike u shtoheshin edhe kolonat e pushuesve, qė shkonin ose vinin nė bregdet, ekskursionet e nxėnėsve, studentėve, gazetarėve e pjesėmarrėsve tė festivaleve tė shumta verore tė filmit, apo ndonjė gjėje tjetėr. Plus veturat e gastarbajterėve tanė, qė i vozisin me shpejtėsi autobani nėpėr rrugė tona tė dhive. Dhe plus njerėzit e zakontė, qė nuk kanė as dasma, as festivale, as ekskursione, por thjesht shkojnė nė punė, ose vizita tė zakonshme familjare a zyrtare.
Wow, trembem ta mendoj. Ēfarė pamje e tmerrshme p.sh., njė veturė me muzikė tallava nė maksimum: gruaja me dimi tė derdhura nėpėr derė tė veturės dhe def nė dorė, varet nė dritare dhe kėndon si CD e prishur. Ndėrsa, fill pas asaj veture, futur me njė rastėsi fatkeqe, vjen njė veturė me familjarė tė lodhur nga deti, nga rruga, nga i nxehti e nga bllokadat e shumta. Tė gjithė duken depresivė, me fytyra tė lodhura e rroba tė ndyra nga ushqimi, lėngjet, djersa e rėra. Dhe prapė, fill pas asaj veture, njė autobus plot me njerėz kureshtarė, me aparate e dylbi, qė vijnė ti shohin kosovarėt mendjetrashė e gjaknxehtė dhe pėrpiqen tė shohin a gjejnė a shkruajnė diēka sa mė primitive, sa mė origjinale e mbresėlėnėse, thuajse kanė vizituar xhunglat tropikale.
E kėshtu, kush pat tė martohet sivjet u martua, kush u bė synet u bė, por nė momentin qė hyri Ramazani, tė gjitha u qetėsuan e ranė nė vend si retė e pluhurit. E tash, bėjnė mirė qė tė fillojnė brengosjen dhe llogaritė e mira edhe ata qė planifikojnė ndėrtimin e banesave shumėkatėshe dhe pirgjeve kosovare. Jo se skemi para, largqoftė, por krejt nė fund tė verės, si pėr inat, dikush u kujtua qė nusen ta marrė me helikopter. Dhe, duke marrė parasysh konkurrencėn e fortė mes shqiptarėve dasmo-ekzibicionistė, verėn e ardhshme mund tė kemi fluks tė madh te fluturakeve tė ndryshme, helikopterėve e nuseve me parashuta. Ndoshta dhe zbulohet ndonjė fustan nusėrie-parashutė.
Kam shumė frikė se atėherė tė gjithėve do tė na shihej balta, qė na rri ngjitur me dekada nė kėpucė. Por hej, mbetet sėrish mes nesh, tė tjerėt janė mėsuar tė na shikojnė gjithmonė prej sė larti. (drenusha.zajmi@zeri.info)
daffyyy (Peje): 24-10-2011 20:12
Vjollca (kosove): 27-08-2010 11:15
floriani (prishtine): 26-08-2010 18:50
Bujar (Prishtine): 26-08-2010 16:38
dasmori (kosova-evropa ): 26-08-2010 15:35
Ekuilibri mundėson lumturinė
Ēka kur miku ju tradhton
Ju kopjojnė, si tė veproni
Fore
Gjithmonė pjesė e imja
Me bizhuteri mė cool
Julian Assange nė episodin e The Simpsons
Vjehrra dhe djali i saj mbysin gruan pse bėri vajzė
Ja se ēfarė kėnge mėsojnė fėmijėt e Poliēanit! (VIDEO)
Ndėrrimi i gjinisė nė Serbi pa pagesė
Si ta kuptoni a ėshtė e vėrteta?
Me bisedė zbulojeni a ju tradhton
Duke tė pritur
I harrojnė tė gjitha, humbasin nė internet
Ronzulli rritė fėmijėn nė Parlamentin Evropian
Ja se ēfarė kėnge mėsojnė fėmijėt e Poliēanit! (VIDEO) | 4 vota
Fore | 1 vota
Ju kopjojnė, si tė veproni | 1 vota
Vjehrra dhe djali i saj mbysin gruan pse bėri vajzė | 0 vota
Julian Assange nė episodin e The Simpsons | 0 vota
Me bizhuteri mė cool | 0 vota
Gjithmonė pjesė e imja | 0 vota
Ēka kur miku ju tradhton | 0 vota
Ekuilibri mundėson lumturinė | 0 vota 