| Prishtinė | ![]() |
| -10° |
Oktapodi Paul ėshtė bėrė njė nga yjet e Botėrorit tė Afrikės sė Jugut, falė parashikimeve tė famshme dhe rezultateve korrekte tė tij tė ndeshjeve tė Kupės sė Botės. Pasi ka gjetur 100% tė ndeshjeve tė Gjermanisė nė kėtė botėror, gazeta angleze Telegraph ka hartuar njė listė me 10 gjėra qė nuk dihen nė lidhje me gjallesėn me tentakula.
1. Ėshtė me origjinė nga Uejmauth
Edhe pse tani ndodhet nė akuariumin e gjallesave tė detit, Aquarium Sea Life Centre, nė Oberhauzen (Gjermani), Paul ka lindur nė Uejmauth tė Anglisė dhe lėvizi nga Sea Life Park nė vitin 2006. Fiona Smith nga Uejmauth Sea Life Park tha pėr Dorst Echo: Ai kurrė nuk bėri ndonjė parashikim gjatė kohės qė ishte kėtu, ndoshta priste ndonjė ngjarje tė madhe si Kupa e Botės deri sa tė zbulonte aftėsitė e tij.
2. Ėshtė njė i kėrkuar
Shefi argjentinas Nikolas Bedorou ishte kaq i zėmėruar pasi Paul parashikoi saktėsisht se ekipi i tij do tė humbiste nė ēerekfinale me Gjermaninė sa ai sugjeroi qė tė gatuante oktapodin.
3. Ai pėr njė lajm tė madh
Parashikimet e Paulit kanė fituar kaq popullaritet sa qė televizioni gjerman NTV nisi tė transmetojė direkt parashikimet e tij, me dy reporterė tė vendosur afėr akuariumit qė mund tė sjellin pamje nga gjithēka qė ndodh.
4. Ėshtė mė i famshmi nė Oberhauzen
Duke parė interesimin e jashtėzakonshėm tė medias botėrore pėr shkak tė parashikimeve tė tij, Paul e ka vendosur qytetin e rėndomtė gjerman tė Oberhauzenit nė hartė. Oberhauzeni, i cili ėshtė binjakėzuar me Midwllsbroun, gjithashtu ėshtė njė nga qendrat mė tė mėdha tė shopingut nė Evropė. Ia vlen tani njė vizitė.
5. Ka njė rekord tė mirė gjetjesh
Paul filloi tė parashikojė rezultatet e Gjermanisė nė Euro 2008-n, duke zgjedhur nė mėnyrė korrekte fituesin nė katėr nga gjashtė ndeshjet e Gjermanisė. Ai parashikoi se Gjermania do ti fitonte tė gjitha ndeshjet, por ajo humbi me Kroacinė dhe nė finale me Spanjėn, Deri tani Paul ka gjetur tė gjitha rezultatet e Gjermanisė nė pesė ndeshjet e saj Kupėn e Botės.
6. Ai mund tiu jepte njė thes me para
Duke gjetur nė mėnyrė korrekte fituesin e pesė ndeshjeve tė Gjermanisė nė Kupėn e Botės, nėse bastexhinjtė do tė kishin vendosur sipas parashikimeve tė tij, do tė kishin fituar shuma tė mėdha. Shkurt, nėse dikush do tė vendoste 1 sterlina nė tė gjitha ndeshjet e Gjermanisė, do tė kishte grumbulluar 131 sterlina.
7. Ėshtė njė krijesė inteligjente
Oktapodėt janė kafshė shumė inteligjente dhe ėshtė provuar se kanė njė kujtesė tė fuqishme tė shkurtėr dhe tė gjatė. Fiona Smith, kreu i kujdesit tė kafshėve nė Waymouth Sea Life Park, tha: Oktapodė tė zakonshėm si Paul janė shumė inteligjentė. Ne e barazojmė inteligjencėn e tyre me atė tė njė qeni dhe ata i pėlqejnė tė zgjidhin problemet apo gjėra tė tilla.
8. Ėshtė njė sensacion nė Twitter dhe Facebook
Paul u bė njė fenomen online nė javėt e fundit dhe tani ėshtė mė tė pėrfolur nė faqet e internetit. Fraza Paul the Octopus" dhe "Pulpo", fjala spanjisht pėr oktapodin, janė aktualisht ndėr dhjetė fjalė mė tė kėrkuara nė Twitter.
9. Ai nuk mashtron
Paul parashikon rezultatet duke hapur njė nga dy kutitė plastike tė mbuluara nga njėra anė me flamurin e vendit pėrkatės, nė tė cilat ndodhen ushqim. Tanaj Munzig nga Sea Life Centre nė Oberhausen hodhi poshtė zėrat se ushqimi nuk ėshtė i njėllojtė. Ajo tha: Kėtu nuk ka asnjė lloj truku, ushqimi ėshtė i njėjtė dhe gjithēka tjetėr nė dy kutitė, pėrveē flamujve.
10. Nuk ka frikė nga kėrcėnimet me vdekje
Duke iu referuar mbajtėsit tė tij, Oliver Valenciak, Paul ėshtė kėrcėnuar disa herė me vdekje nga mesazhet e tifozėve argjentinas, tė cilėt fajėsojnė oktapodin pėr largimin e tyre nga Kupa e Botės. Ai tha: Ka shumė njerėz qė dėshirojnė ta hanė oktapodin tonė, por ai nuk ėshtė i turpshėm dhe ne jemi kėtu pėr ta mbrojtur atė. Ai do tė mbijetojė. (BW)
Kushtrim (pr): 08-07-2010 16:50
toni (prishtine): 08-07-2010 15:08
Ekuilibri mundėson lumturinė
Ēka kur miku ju tradhton
Ju kopjojnė, si tė veproni
Fore
Gjithmonė pjesė e imja
Me bizhuteri mė cool
Julian Assange nė episodin e The Simpsons
Vjehrra dhe djali i saj mbysin gruan pse bėri vajzė
Ja se ēfarė kėnge mėsojnė fėmijėt e Poliēanit! (VIDEO)
Ndėrrimi i gjinisė nė Serbi pa pagesė
Si ta kuptoni a ėshtė e vėrteta?
Me bisedė zbulojeni a ju tradhton
Duke tė pritur
I harrojnė tė gjitha, humbasin nė internet
Ronzulli rritė fėmijėn nė Parlamentin Evropian
Ja se ēfarė kėnge mėsojnė fėmijėt e Poliēanit! (VIDEO) | 4 vota
Fore | 1 vota
Ju kopjojnė, si tė veproni | 1 vota
Vjehrra dhe djali i saj mbysin gruan pse bėri vajzė | 0 vota
Julian Assange nė episodin e The Simpsons | 0 vota
Me bizhuteri mė cool | 0 vota
Gjithmonė pjesė e imja | 0 vota
Ēka kur miku ju tradhton | 0 vota
Ekuilibri mundėson lumturinė | 0 vota 