Njė biznesmen francez ka ofruar shitjen e pronave pėr tu dalė nė ndihmė femrave myslimane pėr ti paguar gjobat qė ato mund ti marrin pėr mbajtje tė shamisė tė tėrėsishme (niqabit) nė publik nėse ligji votohet pėrmes parlamentit francez.
Ligjvėnėsit tė martėn do tė votojnė kėtė projektligj, pėrmes sė cilit femrat qė do bartin niqabin nėpėr vende publike, do tė dėnohen me nga 150 euro.
Nė njė deklaratė tė publikuar nė disa gazeta franceze, Rachid Nekkaz, i cili provoi tė kandidohej nė zgjedhjet presidenciale tė vitit 2007, tha se do ti pėrdor tė ardhurat nga shitja e pronave, rreth 1 milion euro, pėr tu dalė nė ndihmė femrave qė gjobiten.
Nekkaz ėshtė duke themeluar edhe njė shoqatė, Hands off my Constitution nė ndihmė tė kėtyre femrave.