Ditari

Ballina / Ditari / Politikë
LDK: Sondazhi i porositur nga PDK-ja
Publikuar: 23.05.2013 - 10:36

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me sondazhin e publikuar së fundi.

Sipas LDK'së, Radio-Televizioni i Kosovës, mbrëmë, një pjesë të mirë të edicionit qendror të lajmeve dhe pjesën qendrore të programit ia kushtoi një "sondazhi të porositur nga PDK-ja, me kinse rezultatet për përkrahjen që kanë subjektet politike në Kosovë".

"PDK-ja, 'ekspertët' që paguan ajo dhe televizioni i saj, pasi, para pak kohësh, dështuan që ta manipulojnë opinion me një sondazh pa asnjë adresë, tani po provojnë të krijojnë klimë që e favorizon PDK-në. Lidhja Demokratike e Kosovës edhe një herë shpreh indinjatën e saj për tendencat e tilla të manipulimit të qytetarëve dhe tërheq vëmendjen që praktika e tillë ka krijuar klimë për manipulimet në zgjedhjet e fundit në Kosovë. Lidhja Demokratike e Kosovës do ta vijojë punë e saj, do të rrisë edhe më tej përkrahjen dhe është e bindur se do të dalë parti e parë në Kosovë në zgjedhjet e vjeshtës së këtij viti. Lidhja Demokratike e Kosovës thekson se fituesin e zgjedhjeve do ta përcaktojë vullneti dhe vota e qytetarëve të Kosovës dhe jo shërbëtorët e paguar apo vullnetarë të PDK-së. Lidhja Demokratike e Kosovës fton mbështetësit e saj dhe qytetarët e Kosovës që të mos bien pre e manipulimeve të porositura nga PDK-ja", thuhet ne reagimin e LDK-së.


Komento
Komente (3)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Mos u idhnoni porositne edhe ju nji sondazh e ta shofim si po del po si skeni turp aspak e ky ismet dreqi ma u ba bajat edhe kur ti duket fytyra e prishur ky sondazh juve ju ka ngrit lart as aty skeni me mrri vet vendosja ka me ju kalue.
Hasani
rekomanduar (1)
24 May 2013
08:24
 
Eshe e veret se kam qen me ldk-n tere jeten sa ishte gjall i madhi i Kosoves Ibrahim Rugova ,por qe kur vdic ai vdic per mu dhe LDK-ja . Tani VV per mua dhe votim individual po te ishte Jakup Krasniqin ne gare individuale do te votoja per te. As PDK as LDK as AAK.... Sondazhi nuk perputhet me komentet e komentusve nga mediat Kosovare,me burgosjen e Sami Lushtakut duket se populli feston e nuk kundershton kete burgosje , Per cilen PDK ka menduar RTK-ja,sigurisht jo per kete qe ka ne mesin e saje te akuzuarit
Mirjam Alexander
rekomanduar (0)
24 May 2013
01:38
 
PO shifet sondazhi i PDK me arrestimet e sotit si ti mbulojn dallaveret rrenat, vrasjet, tenderet dhe krejt keto hajnat dilingjit mashtruesit, manipuluesit sot ju dolen edhe kan em ju dal kriminelve qe masakruan popullin e vete si gjat, pas dhe tani ashtu me hajni milionerat hajna,
Rrustem
rekomanduar (5)
23 May 2013
15:51
 
Me shume nga Ditari
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51