Ekonomia

Ballina / Ekonomia / Ekonomia
Hiqen nga tregu kosovar disa lloje të qumështit të kontaminuar
Publikuar: 23.02.2013 - 18:13

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës ka hequr nga tregu disa lloje të qumështit që kanë rezultuar pozitiv në Aflatoksin, njofton përmes një komunikate për media kjo agjenci.

“Këto produkte janë duke u hequr nga tregu nga Inspektorët Veterinarë të AUV-së dhe nga importuesit të cilët përmes pikave të tyre të shitjes janë urdhëruar që t’i heqin nga shitja deri në marrjen e super analizës e cila vërteton rezultatin e parë ku në bazë të saj do të vendoset për kthim eventual ne treg apo për asgjësim”, thuhet në njoftim.

Në njoftim, luten qytetarët që llojet e produkteve sipas brendit,  përqindjes së yndyrës, llojit të paketimit, serisë se prodhimit vendit të origjinës, të prezantuara më poshtë, të mos blihen apo konsumuhen.

1 . Qumësht  “MEGGLE“ 3.2% me datë të skadencës 23.06.2013 me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina;

2.  Qumësht “Fast“   3.5%  me datë skadence 03.06.2013 me origjinë nga Shqipëria;

3. Qumësht “Primalat” , 3.8%, data e skadences 05.08.2013, me origjinë nga Shqipëria; qumësht Primalat 1.5% ds. 10.03.2013, qumësht Primalat 1.6% data sk. 04.04.2013 si dhe qumështi Primalat  3.5 te dt. Skadences 01.08.2013;

4. Qumësht  ZOTT 3.5 %  me datë skadence 10.06.2013 me origjinë  nga Bosnja, të cilat kanë qenë me datë skadence të ndryshme si : 10.06.2013, 25.06.2013 20.05.2013, si dhe qumësht me 0.5% yndyrë me dt. Skadence 05.07.2013 dhe qumësht 2.8% me date skadence 05.07.2013;

5. Qumështi Dukat 2.8% yndyrë me datë skadence 12.05.2013 dhe qumështi Dukat për kafe të gjitha seritë.

Në komunikatë, thuhet se qumështi i këtyre brendeve, por që nuk përputhet me të dhënat e lartshënuara, është i sigurt për konsum. /rel/


Komento
Komente (5)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
A u met mi besu qumshit vendor tu e dit ka vjen aj qumsht apo pluher ma mir me thon??
Yll
rekomanduar (0)
25 Feb 2013
13:30
 
Une nuk po kuptoj tani. Po a nuk than para disa jave që në Kosovë nuk ka qumësht të kontaminuar??? Tani kur në Sërbi, Maqedoni, Mal të zi e kan hjekur ket qumësht Kosova ka reaguar. Kush e bën kontrollën gjenerata e bodrumeve???
Fidan
rekomanduar (0)
24 Feb 2013
11:45
 
ku eshte profesionalizmi ketu qfar raporti katastrof mesoni se ky raport eshte amator.Raporti nuk permban asgje nuk permban sipas cilit standart eshte kry analiza me qfar aparature dhe kush e ka kryer sa eshte vlera e lejuar dhe sa eshte vlera ne qumsht.ju kisha lut prodhusve te qumshtit qe te kompletojn laboratore dhe te instalojn mbrenda ne qumshtore dhe ma kryesore te inkuadrojn ekspert sidomos kimista te njohur qe din te punojn me aparatur gas kromatograf dhe hiqeni dilemen sepse duhet ta dini se ne laboratore te shtetit punojn njerz te klaneve dhe nuk kan te bejn aspak me shkencen.une kam bindjen se ne AVK-nuk din qka eshte aflatoksina dhe nga vjen dhe si te parandalohet .ka njerz qe ju ndihmojn ne kete drejtim dhe kan njohuri.
kimisti
rekomanduar (1)
24 Feb 2013
11:27
 
...vazhdim...Ky farë Lumir Thaqi pati dhënë edhe një deklaratë të çuditshme në vjeshtën e vitit që shkoi kur publikisht, përsëri në emër të AUV-it se misri i Serbisë nuk është i helmuar. Këtë e thoshte në kohën kur të gjitha institucionet relevante të Serbisë deklaronin publikisht në TV, në shtyp dhe kudo se misri i prodhuar në Serbi në vitin 2012, për shkak të thatësisë është i helmuar në masën 70% dhe se nuk guxon të përdoret as për ushqim kafshës as për ushqim njerëzish. Dhe në një situatë të tillë, deklarata e Lumir Thaqit është shumë e çuditshme. Për të deklaruar kështu AUV duhet të ketë laborator shumë më të përsosur se Serbia, duhet të ketë një motiv dhe arsye pse e bënë këtë. Nuk mund të mendoj në atë se Serbia, armik shekullor i shqiptarëve në këtë mënyrë donë t’i helmojë shqiptarët e Kosovës nëpërmes institucioneve legjitime të Kosovës, të specializuara për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve të Kosovës. Në gjithë këtë situatë alarmante për rrezikimin e shëndetit të Kosovarëve, asnjë person tjetër përgjegjës i AUV-it nuk ka dalë para publikut për të dhënë shpjegime më të qarta lidhur me problemin. ....Vazhdim.... Zëdhënësi është vetëm zëdhënës, ai nuk është ekspert dhe nuk ka kaçik të merret me shpjegime shkencore. Mirëpo, po duket se as kryeshefi që në vitin 1997 ka kryer fakultetin e bujqësisë në Tiranë dhe ne e dimë sesi kryheshin fakultetet në Tiranë në atë kohë, nuk ka kurajo, guxim dhe gatishmëri që para qytetarëve të shkretë të Kosovës të shpjegojë se çfarë po ndodhë në AUV lidhur me problemet aktuale. Për të qenë gjendja edhe më tragjike, me gjithë shqetësimet e opinionit nga rreziku u helmimit me qumësht, asnjë institucion as Ministri e Shëndetësisë, as ajo e Bujqësisë, as Institucioni i Shëndetit Publik i Koovës, as inspekcionet e shëndetësisë nuk u deklaruan për këtë fenomen, që në shtetet e rajonit situata ishte aq alarmante saqë u kërkuan dorëheqje ministrash, qeverish dhe njerëzve të tjerë kompetent. Të gjithë e dimë se në Kosovë futen mallra konntrabandë nga Serbia në pika kufitare zyrtare dhe në mënyrë kladenstine në pika kufitare ku nuk ka kurrfarë kontrolli dhe unë nuk di sesi një institucion siç është AUV- mund të deklarojë se artikujt ushqimorë që hyjnë në Kosovë janë të sigurtë sepse kontrollohen në kufi. Më intereson se inspektorët e këtij agjencioni kanë bërë kontrollin e fermave të lopëve qumështore në Kosovë se me çfarë ushqimi i ushqejnë lopët, qumështin e të cilave ne e pijmë. Jam i sigurtë se 90% të tyre përdorin ushqim, taxhi, jarmë që për bazë ka miellin nga misri që vie nga Serbia (dhe misri i Serbisë është i kontaminuar me Alfatoksin – vetë ata po e pohojnë këtë) , ashtu siç edhe vetë neve hamë bukën që gatuhet nga mielli i kualitetit shumë të dyshimtë që importohet nga Serbia. Mendoj se është koha që dikush të merret me atë se çfarë po ndodhë në AUV, a është formuar ky agjencion për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve tonë apo për të kundërten, a e dinë këta njerëz se edhe familjarët e tyre mund të kenë pasoja nga mospërgjegjësia e tyre. Nga e gjithë ajo që u tha, njeriu mund të mendoj se ndoshta është më mirë të mos kemi fare një agjenci të tillë dhe të dimë të ruhemi vetë ashtu siç dimë dhe mundemi sesa të besojmë se kemi një institucion që në të vërtetë me deklarata, me qëndrime dhe me prononcime të çudithme, diskutabile, të palogjikshme, paradoksale dhe kontradiktore e bënë të kundërtën e asaj që e ka në misionin, vizionin, obligimin e tij. Themeluesi, qoftë Qeveria apo Kuvendi duhet sa më parë, sa nuk është vonë që çështjen e këtij agjencioni ta vërë në rend dite.
selimi
rekomanduar (2)
24 Feb 2013
08:38
 
Në bazë të asaj se çfarë po ndodhë me Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari të Kosovës me rastin e paraqitjes së alfatoksinit në qumësht, është për brengosje, shqetësim dhe me pasoja të paparashikueshme për shëndetin e qytetarit të Kosovës. Meqë kemi të bëjmë me një helmim të qumështit që në mënyrë direkte sulmon mëlçinë duke shkaktuar kancer në strukturën e këtij organi dhe duke e ditur gjendjen e mjerueshme të shëndetësisë në Kosovë, mund të themi se kjo sëmundje është e pasherueshme. Deklaratat publike të këtij agjencioni nëpërmes të zëdhënësit Lamir Thaqi janë shumë shqetësuese, janë të çuditshme, janë komike po të mos ishin tragjike dhe madje edhe të palogjikshme, kontradiktore dhe njëherit alarmante. Ai, në emër të AUV-it para disa ditësh doli në opinion dhe në momentin kur në të gjitha shtetet e rajonit opinioni u alarmua se në treg po shitet qumësht i kontaminuar me ALFATOKIN, një helm shumë i rrezikshëm për shëndetin e njeriut, Lamir Thaqi – zëdhënës i AUVK thotë se në Kosovë qumështi që shitet është i sigurt, ai mund të konsumohet pa problem. Dhe tani, sot, pas dhjetë ditësh AUV del me një komunikatë tjetër se megjithatë shumë lloje të qumështit që shitet në Kosovë janë të kontaminuara me helmin e rrezikshëm dhe qumështi duhet të tërhiqet nga pikat e shitjes. Që nga dita kur Lumir (Lukeq do ti përgjigjej më mirë) Thaqi thotë se qumështi është i paster, qytetarët mund të kenë pirë qindra mijëra qumësht të helmuar (konsumi ditor i qumështit në Kosovë është rreth 500 mijë litra) dhe vetëm Klinika e Infektologjisë mund të di sesa pacientë do të kërkojnë ndihmë mjekësore si pasojë e infektimit nga alfatoksini. Ky farë Lumir Thaqi pati dhënë edhe një deklaratë të çuditshme në vjeshtën e vitit që shkoi kur publikisht, përsëri në emër të AUV-it se misri i Serbisë nuk është i helmuar. Këtë e thoshte në kohën kur të gjitha institucionet relevante të Serbisë deklaronin publikisht në TV, në shtyp dhe kudo se misri i prodhuar në Serbi në vitin 2012, për shkak të thatësisë është i helmuar në masën 70% dhe se nuk guxon të përdoret as për ushqim kafshës as për ushqim njerëzish. Dhe në një situatë të tillë, deklarata e Lumir Thaqit është shumë e çuditshme. Për të deklaruar kështu AUV duhet të ketë laborator shumë më të përsosur se Serbia, duhet të ketë një motiv dhe arsye pse e bënë këtë. Nuk mund të mendoj në atë se Serbia, armik shekullor i shqiptarëve në këtë mënyrë donë t’i helmojë shqiptarët e Kosovës nëpërmes institucioneve legjitime të Kosovës, të specializuara për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve të Kosovës. Në gjithë këtë situatë alarmante për rrezikimin e shëndetit të Kosovarëve, asnjë person tjetër përgjegjës i AUV-it nuk ka dalë para publikut për të dhënë shpjegime më të qarta lidhur me problemin. ....Vazhdim....
selimi
rekomanduar (2)
24 Feb 2013
08:37
 
Me shume nga Ekonomia