Opinione

Ballina / Opinione / Editoriale
Me kamxhik fetar-kundër shtetit të Kosovës
Publikuar: 10.06.2013 - 13:07

“Hoxhë” Irfan Salihu është fytyra përfaqësuese e grupeve fundamentaliste islamike në Kosovë. Këto grupe numerikisht mund të jenë të vogla, por këtë e kompensojnë me zhurmën e rrezikshme që po bëjnë prej vitesh. Kosova është një vend i “përshtatshëm” për këtë lloj propagande: shteti i dobët, sistemi arsimor edhe më i dobët, shtresat e injorantëve në rritje, bashkë me varfërinë.

Deklaratat e tij fyese kundër femrave, kualifi kimi i tyre si lavire është kulmi i skandaleve. Në një mënyrë është mirë që kjo fytyrë e rrezikshme që flet në emër të islamit u bë pjesë e debatit publik. Kështu opinioni i gjerë e ka parasysh se çfarë imamësh predikojnë në xhamitë e Kosovës, fjala është kryesisht për manipulantë, të cilët çmenduritë e tyre private i ilustrojnë me “citate” arabe, të cilat shumica e shqiptarëve nuk i kupton.

Në këso situatash hoxhallarët paraqiten si interpretues të vërtetë të Kuranit, ndonëse vërehet se ata bëjnë një lexim politik dhe jo racional të librave fetarë. Ndokush mund të befasohet për të keq me këtë fenomen. Por, jo edhe ata që tash e sa vjet ballafaqohen direkt me këto rryma, ata që tashmë e kanë provuar në lëkurën e tyre dajakun e presionin. Soji i Irfanëve është i shpërndarë nëpër të gjitha komunat e Kosovës.

Ata nuk kanë ardhur vetvetiu, as nuk kanë pikur nga qielli, por janë avancuar nga kryeimami i Kosovës Naim Tërnava, i njohur për lojën e dyfishtë: para opinionit shtiret si tolerant, në prapaskenë favorizon imamë ekstremistë. Në secilën komunë nëpër xhamitë e Kosovës Tërnava ka emëruar imamë që kërcënojnë, që bëjnë thirrje për urrejtje. Ka edhe prej atyre që shfrytëzojnë familjen e Adem Jasharit për interesa të ideologjive të tyre, dhe në momentin që dikush nuk pajtohet me ta, të shpallin edhe gomarë, siç ka ndodhur në Malishevë: një hoxhë ekstremistë i quan gomarë politikanët lokalë.

Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) nuk ka reaguar kundër këtyre devijimeve. As pas deklaratës së “hoxhë” Irfanit nuk po dëgjohet zëri racional i BIK-ut. Tërnava nuk i ka mbrojtur asnjëherë as ata të cilët janë rrezikuar nga “imamët” e tij të shpërndarë nëpër Kosovë. E ata janë po ashtu besimtarë, janë myslimanë, janë imamë, janë njohës të studimeve islame, të cilët ndihen shqiptarë e jo arabë, ata të cilët ligjërojnë në frymën e tolerancës fetare dhe të cilët të parët zyrtarisht në Kosovë e kanë ngritur zërin kundër sekteve tashmë të instaluara në Kosovë dhe fatkeqësisht nuk e kanë gjetur mbështetjen e pothuaj askujt.

Që nga paslufta sistematikisht është bërë presion ndaj tyre. Disa prej tyre janë: imami Musli Verbani nga Kaçaniku të cilit i është djegur vetura pak orë pasi kishte deklaruar brenda xhamisë së tij se “nuk lejon të futen vahabi në xhaminë e tij”. Verbani duke e ngritur zërin pa frikë ndaj këtyre grupeve, jo vetëm që nuk e gjeti mbështetjen, por edhe u shkarkua nga pozita e imamit me vendim të Tërnavës. Osman Musliu një imam tjetër në Drenas, në praninë e shumë vetave në mes të ditës në xhami është rrahur deri në alivanosje dhe i është thyer edhe dora. Njëri ndër njohësit më të mirë të çështjeve islame në Kosovë, Xhabir Hamiti, pas deklaratave që ka dhënë publikisht edhe nëpër media në mbrojtje të islamit tolerant, u ndalë nga disa persona të maskuar, të cilët e rrahën në mes të rrugës.

E kreu i BIK-ut nuk ka vakt të merret me kriminelët që rrahin në emër të fesë, sepse tashmë përkrahësit e dhunës kanë zënë vend brenda BIK-ut dhe të tillët Tërnava i ka sjell aty për të siguruar pozitën. Në mesin e tyre është edhe sot “hoxhë” Irfani. Bashkëmendimtarë të irfanave sot nuk janë vetëm disa imamë të Tërnavës, por edhe i ashtuquajturi “Forum Rinor Mysliman” (FRM) duke zgjeruar ofendimet e “hoxhës” që nga morali dolën dhe në ofendime kombëtare.

Në këtë vijë është edhe Partia Islamike “Bashkohu”, njëri nga prijësit e së secilës në vitin 2009 është kapur duke fshehur armë në pyll në kufi me Serbinë, ndërsa udhëheqësi tjetër i kësaj partie, Fuad Ramiqi, kërcënon haptazi ata që nuk pajtohen me kërkesat e tij. E të gjithë këta përkrahës të “hoxhë” Irfanit më e pakta që mund të mendojnë është se femrat e Kosovës janë lavire. Sporti i tyre i përditshëm janë ofendimet dhe kërcënimet, predikimet urrejtëse dhe ambiciet e shtuara për t’u bërë pjesë e skenës politike dhe për të formësuar shoqërinë sipas përfytyrimeve të tyre sektare dhe obskure. Nuk është dita larg kur irfanët do të kërkojnë edhe mbytjen me gurë të “lavireve të Kosovës”.


Komento
Komente (45)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
o ju ateista bij te komunistave e dini ju istorin e kater majmunve ne qofte se nuk e dini mundohuni ta gjeni ne ndonje shkrim apo video pastaj beni komente kunder hoxhallareve te nderuar ju qe paraqiteni patriota me bateriju nuk jeni gje tjeter veq fundrrina te sllavokomunizmit jugosllavoserb dhe qe keni ngelur ende ne ate koh te komunizmit po sken faj ju po fain e kan baballaret e juaj sepse te gjith ju i keni pasur ose baballaret ose gjysherit e juaj me libreza komuniste. sot te flasish kunder imoralitetit .vjedhjes . grabitjes. korrupsionit. mashtrimit. etj qenkanvehabist .terrorist arab e nuk di se qka tjeter ju bie nder mend te komentoni . turp turp turp. sa per gazetaren i them se ai nuk i beri te gjitha femrat shqiptare lavire por laviret i quajti lavire e kush e ka mizen nen kapuq le ti djeg . eselamu aleikum vlleezer te nderuar
dea
rekomanduar (0)
29 Jul 2013
22:17
 
Z.. FATIH? Hoxna nuk guxon te marre pjes ne as nje lufte,(AS PER MBROTJE,AS SULMUSE) por ai te jete i thirrune ne humanitete! Sa i perkete titullit shkencore Dr.le tejete per tu deshiru(POR NEQOTE SE ESHTE Dr. MJERISHTE)??? Fjalimi hoxhes eshte vertete q`menduri (SHTAZARAKE) e llojte vete. As kushe nuk ka te drejte, qe nje dite te kerkoje ta mbytej grate me gure, se edhe hoxha ka nje gru(APO ME SHUME) Nje person askushi(hoxha) fyne gjysmen e popullite Shqiptare.KJO ESHTE VEPERE PENALE.
GEZIMI
rekomanduar (1)
16 Jun 2013
13:13
 
keto grupe jane trimruar edhe ma shume kur Thaci i bani partner ne qeveri. Tani zeri i grupeve ekstreme po ndihet edhe ne parlament Gezim Kelmendi po vjell zi e ma zi kunder figures kombetare te Skenderbeut. Partite qe kontestojne vlerat fetare duhet te ndalohen me ligj
arbeni
rekomanduar (4)
14 Jun 2013
10:22
 
te lumte arbana,nuk kam cka ti shtoje tekstit te juaje,vetem nje e dije se per rrahje te qytetareve nga mullahe ternava,e kam perjetu edhe un ne lekuren time mes te rruges direkte nga terrnava,muslimanizmi daton nga muhamedi ne shek.VII respektivishte me lindjen e muhamedit ne 670dhe ka vdek 732,ka qen deputet,nuk ka dijte shkrim lexim,ka qen I pa moralshem ku I ka pas 12 gra njeren e ka pas shtate vjet me te vjeter se vet,por martesa u ba se ka qen e pasur.ka qen I dhunshem,cdo kush qe nuk iu ka binde atije ka marre masa dhune.personat qe tthirren ne kuran,sipas tije jane tri lutje ne dite e jo pes sa sot luten,prandaj cdo gje nga mullahet dramatizohet,per te binde popullaten per gjoja dofare te mira,sa I perket neve shqipetareve , nuk kemi as gje te perbashket. nu kem kurrfare arsye te merremi me kete ideologji arabe,nga aresyeja se eshte ne dem te kombite dhe ne dobi te armikut qe investone,i beje thirrje bashkekombasve qe ti kthehemi origjines te luftojme me vyrtitet kombetare
rexha
rekomanduar (1)
14 Jun 2013
09:34
 
Foli qka doni si te doni! Feja Islame po perhapet dita dites me shume jo vetem ne Kosove po ashtu edhe ne Evrop! Ky eshte Fakti qe ju qetson. Por mos u tutni, Jeni kan pakic, jeni Pakic, dhe do te jeni Pakic edhe ne ardhmen! Don't worry Arba, do te vjen Koha kur do te kuptoni cilla rrug eshe e hajrit!
BasroX
rekomanduar (4)
13 Jun 2013
22:08
 
Ternava eshte numri 1 i tyre. Pas tij vijne laroja Ramiqi, nje mysliman me jelek e cizme kaubojesh dhe me nje te qeshur te tharbet, pastaj Shefqet zdrali, nje tyryfyl budalle qe ja ka dashte e po ka kush e ngon. Keta punojne per pare te medhaja qe ia hedhin ne konto nga Arabia saudite. Do pare aty, vijne edhe prej Serbie. E puna e Islamit, o hajgare per ta, sa me e mashtrue fukarane me ja dhane voten, qe me marre pare edhe tjetrkah.
Qibriti
rekomanduar (1)
13 Jun 2013
21:08
 
Gazetare e nderuar, vetem mllef me shprehur. Hoxha eshte doktor i teologjise Islame dhe ish-ushtar i UÇK-se ne luften e fundit.
FATIH 1453
rekomanduar (3)
13 Jun 2013
14:30
 
Neqoftese nuk ndermerr shteti diqka ne lidhje me ket far sekti fetar dikur do te jete shum vone Edhe pse po mundohuni ta minimizoni ky eshte nji problem shum i madhe.Numri i ketyre te pa feve per qdo dite po rritet.Qdo dite shtohen keta mjekrrosha pa mustaqe,Gjakove bash prane fakultetit kan hapur nji zyre qe aparatur mijaershe per matrial propagandistik Ne keto dallavere me siguri eshte i felliqur edhe BIK ne krye me Terrnaven por edhe qeveria e tanishme e ka gojen e mbyllur me ndonji kock.
Muhamet
rekomanduar (0)
13 Jun 2013
14:11
 
@newborn. Kush e kupton fene islame edhe e praktikon por mos harroni se dikur ne periudhen moniste jan munduar te naj shperlajn trurin me ate mos ekzistencen e zotit po nuk kan arrit me i bind te gjith po nje pjes te madhe po e tash e kan kuptuar njerzit te verteten e po hyn ne fene e Allahut, ky eshte perparimi perdit po shtohen besimtaret e vertet, a kuptuat...
hyzeri
rekomanduar (2)
13 Jun 2013
12:53
 
Kjo i bjen ajt te shkruj diqka ose ta ngacmoj diken se spo rrihet se gazetat tona e qesin menjehere , kshtu eshte ky shkrimi juaj shume njerzve iu kish ardh marre me shkru kshtu pa kritere e pa fakte e me inati por jane disa si ju qe vetem ndjejne knaqsi kur bejne diqka te tille
edhe besimtar edhe shqiptar
rekomanduar (1)
12 Jun 2013
16:29
 
Ky Irfani per mua nuk esht Shqiptar dhe nuk ka fare gjak Shqiptari, dhe harron i zu se ne jemi nje komb shum shum i vjeter Europian,jemi ne Europ e jo ne vendet Arabe, keta te marre ket e kan fllim se pretendim kryesor te tyrin e kan lgjn ek sharias dhe gurezimin e femrave me veshje perendimore, per ket keta jan zotuar ne ato vende dhe prej atyre qe edhe jan inflitruar, Kosova eshte i vetm vend mbrenda kufirit Europian qe keto hala te marrura te shtrijn doren e tyre. pasi ne kosov edhe i kan sherbyesit e tyre Krasniqi Irfani Mazllumi e tjer,
Ilyric
rekomanduar (2)
12 Jun 2013
11:41
 
Kur lexoj çka shkruajnë këta islamist të qoroditur dhe terroristë të ardhshëm që do t'i imponojnë popullit tonë talibanizmin afgan, dhe e shoh dorëzimin e popullit para kësaj llahtarie që po i servohet, edhepse pa dashirë, nuk mund të mos pajtohem me vlerësimin e priftit Kqira.
Bajram
rekomanduar (2)
12 Jun 2013
11:06
 
LEXONE KURANIN KUSHTETUT E NJERZIMIT SI TE SILLET NE TOKE armiku i islamit esht i pa dituri psh arbana
fifi
rekomanduar (5)
12 Jun 2013
00:50
 
Islami nuk eshte fe burimore ajo eshte kopje e ligjeve te Izraeliteve.
Salomon
rekomanduar (4)
11 Jun 2013
18:08
 
@Besniku: zemren plot mllef e kane ata qe rrahin e maltretojne njerezit e tjere qe duan te jetojne te qete dhe ne liri, me mundesi qe te shprehin mendimet e veta =ekstremistet fetare jane njerez me zemra te zeza qe skane qef askend me pa mire.
Anna
rekomanduar (7)
11 Jun 2013
17:00
 
Keta njerez jane shume te rrezikshem per nje shoqeri te shendetshme dhe te lire, por shoqeria e Kosoves as nuk eshte e shendetshme, e as e lire, prandaj njerezit te tille lulezojne ketu. Nese pjesa tjeter e shoqerise nuk i lufton keta njerez, shume keq kemi me u katandisur.
Shkurte
rekomanduar (6)
11 Jun 2013
16:57
 
Askush nuk na e mohon ushtrimin e fese, besimin. Po pse ta degjoj nje hoxhe te tille qe shprehet me fjalor te tille, me urrejtje te tille. Tek e fundit nuk jemi gomar te na lidhin per qafe e ti ndjekim cka thojne....lexoj vete, kuptoj vet, veproj vet, nuk me duhen udhezimet e nje njeriu te tille asnjehere. Edhe perderisa nuk e lexoj vet dicka, nuk i besoj askujt! Keshtu qe lexo, kupto, gjyko!
Blerta
rekomanduar (6)
11 Jun 2013
13:42
 
nuk kemi mundesi institucionale te ballafaqohemi me te tilla tendenca te nje islami qe nuk eshte ne traditen tonë. Vetem populli mund ta ndaloi nje gjë te tillëduke mos i perfillur tradita jonë nuk thot qe ne duhet te diferencojm njerezit ne te moralshem dhe jo te moralshem. nuk do te thot se fjala e hoxhes është ,,amin " çdo herë, ja fusin kot edhe at edhe jo rrallë. hoxhallaret kan nje arsyetim ,,Po thot KURANI" qe nuk do te thot se veprimi arsyetohet me at thenie. KRANI është shkencë ne vete duhet lexuar dhe analizuar me kujdes. si mund ta deshifroi nje njeri i cili ne jeten e tijë nuk ka lexuar asnje liber(roman) çoft letrar, filozofik, shkencor etj. Unë besoi ne ZOT (ALLAHUN) dhe ne jeten e perditshme nuk deshiroi te kem punë me jo besimtarë te çfaredo besimi qofshin.ISLAMI ynë tradicional duhet te ruhet dhe kultivohet është vlerë qe nuk ka te matur në këtë mund te kontriboi institucioni fetar. shumë thjesht ,,nuk mund ta kem vëlla Arabin qe perveq besimit nuk kam gjë qe bashkon
bekim
rekomanduar (5)
11 Jun 2013
11:41
 
me sa duket nuk paska qene edhe e keqe cnzura e komunistave sepse kur behet me shkru gjithkush neper gazeta qka te doje si kjo Xharra ateher veq pritni te kqija e konfuzion neper shoqrine tone, edhe redaksin elus qe kur qet ksi editoriali te qet edhe komentet e lexusve mos te jete e nje anshem. shyqyr qe ka facebbok e twuiter e ska kush i ndal komentet si ju , aty shkrujem qa lirshum dhe na jepet mundsia mu kunderpergjegj
koni
rekomanduar (4)
11 Jun 2013
11:10
 
Me pelqejne shkrimet e Zonjes Arbana,sepse ajo i trajton temat aktuale dhe te rendesishme.Ajo ne tekste te saj,cka eshte e rendesishme,ne nje forme edhe jep porosi se si dhe cka dikush duhet bere qe te mos ndodhe apo te ndodhe dicka. BIK-u me veprimet dhe me mosveprimet eshte duke i qelur dyert e saj per njerezit me ide dhe botekuptime te huaja te demshme dhe shkatrruese per fene islame tradicionale kosovare.Myftiu e ka rastin e vonuar per tu permiresuar duke i mbyllur gojen hoxhollareve te tipit Irfan Salihu dhe duke i larguar perfundimisht nga xhamite zyrtare.Shteti i jone duhet ti fton ne pergjegjesi keta te cmendur dhe tu jap denimin. Ne si kosovar nuk kemi nevoje per kulturen arabe apo turke,ne jemi per traditen tone fetare te lene nga gjysherit dhe baballaret tone.
Osa
rekomanduar (5)
11 Jun 2013
11:05
 
ZO XHARA KAM KNAQSIN PËR KET PUNIM TË BUKUR POR FATKEQSISHT KUR NJERZIT SIKUR KTO MATRAPAZA QË KAN PËRKRAHJE PREJ INSTITUTEVE KENI SHUM PROBLEM POR MOSU MËRZITNI SE KENI MEJADAL SE KTO QËPARAQITE SIFETAR [ KREJT JAN NËPËR SHËRBIME TË HUJA ] ATHER PSE KIFAR [RAMIQI ]SHKOJ NË ORGANIZATEN TURKE KINSE HUMANE DHE UVRAN 9 TURQI NËANI NMES GJIRIT IZRAILO POLESTIN DHE SOD ORGANIZON NJERZI ANTI SHQIPTARIZEM POR KTU FAJIN EKA DIREKT KREU POLITIK DHE INSTITUTI FETAR SE JAN TËKORUPUR DHE HANI EPËRBASHKËT TRE PALET FATKEQSISHT POR JU KENI TRGUR KURAJO DHE JENI E MREKULLUSHME ATHER PRINI PUNES PROFESIONALE SE PERENDIJA KAME JU NJIMUR SE ILUFTOJNI TËKQIJAT DHE RUGT SHKATRUSE QË NACOJN DREJT HUMBJES ENE NUKEMI KOH ME SHKATRUE KOMBIN DHE ARDHMËRIN TON KOMBTARE E AS FETARE SIKUR JAN KTO SHARLLTANA [ FETAR ].
sami
rekomanduar (4)
11 Jun 2013
10:57
 
@Bedri Ti nuk te koshe ne Toke te zotit po qfar Erdogani tu kisha lut mos shkreto ma me kesi Budallakija.
Alister
rekomanduar (6)
11 Jun 2013
10:33
 
Nji shkrim ndriçues per gjendjen e mjere e te rrezikshme ne te cilen ndodhet sot Kosova. Pergezoj Arbanen per guximin qytetar dhe per sensin patriotik. Talibanet nuk do ta marrin kurre Kosoven, s'kane asnje shans.
Ardiani
rekomanduar (8)
11 Jun 2013
10:20
 
Nese ty si gazetare te dhemb e verteta,faktikisht ti urren ate qe nuk njeh dhe shume gjera te tjera,ti urren nje religjion sepse ske lidhje dhe aspak njohuri per te,Islami eshte sistem sui generis ai nuk ndot askned ai vetem sheron dhe pastron mendjet djhe shpirtin per ate qe ka mend e ju jeni mesuar gjithmone si gazetar te futeni hunden ku se keni punen,nese neve na pelqeni shfrenimi dhe kurveria Islami e ndalon kete rrepte prandaj hoxha nuk ka gabuar por ju keni gabuar se nuk e keni dejguar ligjeraten e tij teresisht as ti si gazetare me ba me te pyet ty diqka rreth fese ti je nen zero edhe shume te tjere qe komentojn kot fare....
Naras
rekomanduar (8)
11 Jun 2013
09:45
 
blerta deliu a bekim haxhu ta kan shkru kete shkrim
ganja
rekomanduar (7)
11 Jun 2013
08:06
 
Ti ma se pari nuk di asgje per islamin edhe hoxh irfani e ka fol te verteten, qoft se ki interesim edhe mund ta vertetojsh. Ruajtja e nderit dhe moralit eshte pik referuaese jo vetem e te gjitha feve po edhe te gjitha shoqerive te civilizuara (nuk po flas per evrpen) e veqenarish tek ne shqiptaret shum mir e din i ki do vjet edhe e din para luftes se qfar niveli ka qen morali tek shqiptaret, e jon dal do njerz si puna jote qe per pak pare e me pseudo dije e keni shkatru per 10 vjet kete shoqeri se ju jeni njerz qe shiteni lir edhe e shisni gjithqka per pa pare !!!! Islami eshte univerzal ska te bej veq me arabet se nuk identifikohet me arab siq nuk identifikohet krishterizmi veq me jahudit (qifutat per ndyshe) edhe na shqiptaret nuk kemi te bajm me arabt qysh po menon ti po thjesh jemi shqiptar musliman e ky eshte nderi ma i madh qe na ka dhon ALLAHU e nderuar e ti duhesh me dit qe kjo fe na ka pshtu mos i harro flajen e famsh me te Faik Konices....
fitim
rekomanduar (8)
11 Jun 2013
07:55
 
Kur doni me vir nji person s pari duhet mir me ndigju.H.I ]rfani ka qen i prpikt ndaj nji specie shum moderne t femnave n Kosov e cila po prhapet m shpejt se radikalizmi islamik.Si ajo si kjo e dyta fal programeve zhvillimore t qeveris bankes europiane dhe ate botnore gjejn qdo dit ithtar n Kosov,
Duka
rekomanduar (4)
11 Jun 2013
06:35
 
folni folin se nje dit me emrin e ZOTI dote ktheni. te ZOTI POR ma mir kthehuni me pendim e te xhalla se kur te vdekni ne ket menyr duke fol keq per fen e ZOTIT NE AIREHT NUK KA SHPETIM PER JUVE..SE FEJ E MUSLIMAVE AQ SHUM QE LUFTOHET AQ MA SHUM NGRITET,,,PADYSHIM XHITH NE FITOREEEEEEEEEE.....
SKA NE VOJ PER EMER
rekomanduar (8)
11 Jun 2013
01:12
 
PO QKA ME THANE VEHABIZMI ESHTE RREZIK PER TE ARDHEMEN TONE NACIONALE DHE KOMBTARE., VEHABIZMI DHE TALIBANIZMI JAN SHERBIME TE HUAJA QE KENA ME JA PA SHERRIN POR POPULLI SHQIPTARE DUHET TE JET SY QEL DHE TE REAGOJM SHUME ASHPER NDAJ KETYRE TE PA BESE QE NUK KAN GJAKE SHQIPTARI POR ME SIGURI KETA JAN TIPAT E HAXHI QAMILIT KUR SULLTANI KAPITULLOJ HAXHI QAMILI ME SHUM HOGJOLLARE E KERKOJKE QE SULLTANI TE RIKTHEHET NE TROJET SHQIPTARE, POR KETA TIPA KOT E KAN SE NE E DIM KUSH ESHTE MIKU YNE I VERTET E KUSH JAN ARMIQET E VERTETE, LAVDI LUFTES SE GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT, LAVDI SHBA , PER NE FE DHE ZOT KA QENE ESHTE DHE DO TE JET GJITHMONE AMERIKA LAVDI8.
HADJA
rekomanduar (7)
10 Jun 2013
22:21
 
dua te e pys zonjen xharra a ke shkruar ndonje artikull per klerikun kqira per ligjeratat e tij nese po ju lutem me dergoni nje ad ku mund ti lexoj nese jo ateher nje arsye pse per klerikun irfan po
dani
rekomanduar (9)
10 Jun 2013
22:06
 
Une kam shume respekt per Arbanen dhe shkrimet e saj qe kam lexu deri tani.Je trime e vertet ne trajtimin e temave te ndjeshme.Me lejo te them se kete here ke mundur me shume te citosh disa vlera qe ka FEMRAT ne ISLAM, per te mbyllur gojen disa "islamisteve" te çpifur dhe te demshem.Une ALLAHUN e adhuroj dhe ISLAMIN e kam ushqim shpirteror, por jo si SELEFI (vehabi) Une jame hanefist i devotshem, ashtu sic ishte baba im gjyshi im, me respekt per KURANIN dhe ISLAMIN tolerant, paqedashes dhe bujar. Jam kategorik se selefizmi-vehabizmi ne Kosove nuk duhet zhvillu rrenje, kjo eshte e rezikshme dhe e demshme.Mjerisht edhe Naim Trnava eshte i till, dhe kjo nuk eshte mire as per ISLAMIN kosovar,pasi ai nuk deklarohet kunder devijimeve te ektremisteve te tipit te I.Salihut.
jarin
rekomanduar (5)
10 Jun 2013
21:05
 
Arbana, hoxha e tregoj permes fese realitetin, keshtu eshte feja muslimane dhe muslimanet ne shekullin XXI... ne nuk mund t'i ndryshojme perderisa ate fjalor pranon Kurani (une nuk e kam lexuar) por perderisa e thote hoxha une i besoj atij sepse ai eshte interpretuesi i Kuranit,ai eshte perfaqesues i fese islame ne Kosove. Po ti thuaj shyqyr qe ra ky hoxhe e e morrem vesh si na qenka feja islame,sepse para luftes ka qene e gjitha nje fe tolerante dhe liberale,por tani cdo dite po braktisin intelektualet dhe po i bashkangjiten injorantet,fale hoxhes dhe hoxhallareve tjere sikur ky.
Realiteti
rekomanduar (7)
10 Jun 2013
19:09
 
Oj qik mos i dil fese perpara se te fshin sikur i ka fshi krejt pergjate historise e ti hulumto per ata qe kane marr guximin me i dal perpara e tani provo a po ta qet.
Enisi
rekomanduar (15)
10 Jun 2013
17:59
 
Editorialet e zonjës Xharra janë gjithmonë me vend.Feja Islame është akoma larg asaj qe mund te quhet religjion paqësor. mendoj qe ata gjendet diku ne mesjetën e kalendarit aktual apo me te vërtet ne mesjetë sipas kalendarit Islam. kështu unë i shoh sjelljet e ekstremisteve Islam.Por reformat dhe interpretimi VETËM religjioz i Kuranit mund te behet vetëm nga brendia dhe jo nga jashtë. Hoxhallarët e kosoves janë shkolluar jashtë dhe varet se ku janë shkolluar ata përfaqësojnë atë ideologji. varfëria, arsimi i dobët , mos përkujdesja e institucioneve, neglizhenca e shtetit janë UJI dhe DHEU i kësaj FARE EKSTREME. Për FAT te keq shqiptaret kanë probleme edhe me te medhaia se Keta Hoxhe dhe interpretimi EKSTREM i KURANIT. Kam frik se kur te vetëdijesohet masa e madhe e Popullit për ketë rrezik, do te jete vone.
luigi1976
rekomanduar (22)
10 Jun 2013
17:47
 
pershendetje per te gjithe ju kisha lutur te gjitheve qe te mos e perdorni gjuhen e urrejtjes .Feja islame dhe fete e tjera nuk na mesojne se ne duhet te perdorim gjuhen e urrejtjes por gjerat e urrejtura dhe gjerat qe na qojne apo na drejtojn drejt humbjes ato urrehen dhe duhet te urrehen.
edon
rekomanduar (8)
10 Jun 2013
17:00
 
Po ku po don ma shum urejtje se fjalimet e sharllatanave krasniqit ramiqit dhe irfan oviqit , mu pom dhimesh ,kta matrapaza nuk munden me ndiku ne njerz normal ,ithtar gjejn te ti dhe qesi me tru tshprlam.
pejoni
rekomanduar (18)
10 Jun 2013
16:29
 
Une nuk pajtohem me ngjyrosjen qe i eshte bere fjalimit te imam Irfan Salihut.Ju lutem keni konsiderate dhe te jeni me te rezervuar ne etiketimet qe i beni figures dhe personalitetit te ketij njeriu te pernderuar.Fenomenet e shemtuara qe ka zene ne goje imami jane simptome rrenuese e shoqerise sone.Ndoshta i ka munguar sensi per ta paraqitur pak me ndryshe te verteten e hidhur por e ka thene ate qe e mundon dhe ate qe e ben te ngrise zerin e arsyes ne dem te se keqes.
balzac
rekomanduar (13)
10 Jun 2013
16:10
 
Me nihmen e Allahut gjithfuqishem dhe fuqiplot na do ta kryna shtetin tone ashtu si e do Allahu dhe Erdogani dhe vic athere mujm me fol per Moral te grave ne kosove...
Bedri
rekomanduar (14)
10 Jun 2013
16:02
 
Dikush si ti autore qe je kunder mesime fetare, me siguri ke nje jete te hidhur me nje zemer plote mllef edhe urrejtje. Zoti na rujt nga ti.
Besniki
rekomanduar (17)
10 Jun 2013
15:41
 
Se pari ky shkrim eshte siperfaqesor, devijant dhe urrejtnxites. Ju lutemi autore mos u merrni me shkrime perderisa ta dini qka shkruani. Shyqyr qe kemi njerez sikur hoxha Irfan qe e ngrsin zerin kunder dukurive negative te shoqerise qe jane shume, nder to zhveshjes, amoralitetit, hajnise e keshtu me rradhe. E lusim Allahun qe ti shtoj njerezit vepermire.
Albini
rekomanduar (17)
10 Jun 2013
15:39
 
Kur nje klerik i cilitdo drejtim fetar, nderhyn per te bere moralin e fese se tij permbi opinionin publik te qytetareve dhe kushtetutes afetare, kthehet ne nje propagantist fundamentalist qe nxit percarjee midis ideologjise se nje feje dhe ideologjise evolucioniste shkencore si dhe iddeologjive te feve te tjera. Ne fakt cdo institucion klerikal, ne nje shtet me kushtetute jo-klerikale, eshte ne nivelin e nje shoqate joqeveritare, jopolitike joekonomike. Kleriku qe behet propagandist publik ne Kosove, Hoxhe apo jo-hoxhe qofte, behet propagandist ideologjik i shteteve qe jane klerikale me kushtetute. Prandaj nje kleriku te till duhet t'i ndalohet e drejta e ushtrimit te profensionit edhe brenda institucionit klerikal. Nje kuptim i till i rolit te klerit eshte detyre ta dije cdo Shqiptar ne shtetin e Kosoves; duhet te mbroje kushtetuten dhe kushtetueshmerine ne te gjitha drejtimet edhe ne mesimet fetare. Dihet se sa abuzohet me besimtaret per t'i orientuar ndaj deshirave te kapove
Vedati
rekomanduar (16)
10 Jun 2013
14:35
 
@hyzeri. Pse ka nevoje me "perparu" feja juaj? A s'mundeni ju me praktiku fene tuaj pa "perparu"? A eshte ky perparimi juaj ne pajtim me "paqen" qe e propagoni ju? A dini ju se shumica e njerezeve ne Kosove nuk e duan "perparimin" tuaj por duan te jetojne e qete jetet e tyre? Edhe mos gabo me ma permend 95% e popullit se kjo eshte rrene e kulluar. Une jam nje prej shume atyre qe i llogaritni ne 95% pa me pyet.
Newborn
rekomanduar (26)
10 Jun 2013
14:24
 
Kush nuk ka lidhje me fene islame ju kisha lut mos folni se po gaboni e nuk i dini disa rregulla e na besimtart i kuptojm citatet e Kur'anit famelart elhamdulilah feja islame po perparon e njerzit shka te dojn le te flasin
hyzeri
rekomanduar (39)
10 Jun 2013
14:08
 
Vulgariteti i ketyne hoxhallarve ka kohe qe i kakalu limitet,..
ylli
rekomanduar (41)
10 Jun 2013
13:56
 
Por ky shfrenim i ketyre islamistave jo vetem ne Kosove po edhe ne krejt boten kudo qe jan munde edhe te shiqohet edhe si FUNDI apo FILLIMI I SHKATRRIMIT TE FES ISLAME ku ashiqare po tregohet fetyra e vertet e Fes Islame
Hoxhe Homoseksuali
rekomanduar (39)
10 Jun 2013
13:40
 
Me shume nga Opinione
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51