Ditari

Ballina / Ditari / Politikë
VV u kërkon falje ambasadorëve
Publikuar: 01.07.2013 - 17:24
Foto: Driton Bublaku

Lëvizja Vetëvendosje u ka kërkuar falje të gjithë diplomatëve të huaj, të cilët e kanë ndjerë vetën në siklet nga turma e njerëzve, dhe që ndoshta si efekt anësor kanë pësuar në protestën 27 qershorit.

Kërkim-faljen e bëri deputeti Glauk Konjufca, i cili tha se qëllimi i lëvizjes nuk ka qenë uzurpimi i Kuvendit, por parandalimi i ratifikimit të asaj marrëveshje të dëmshme për Kosovën, transmeton KTV. Ai ka pranuar se ndoshta atë ditë mund të jenë bërë edhe gabime.

“Pikërisht ka qenë rasti i ambasadores amerikane, por edhe ndonjë ambasadori tjetër të cilët nëse kanë përjetuar ndonjë situatë të pakëndshme, ne iu kërkojmë falje. Por, duke e analizuar dëmin e marrëveshjes, na është dukur e arsyeshme të veprojmë në atë mënyrë dhe nuk po them se nuk ka pasur edhe ndonjë gabim”, citohet të ketë thënë Konjufca. /koha/


Komento
Komente (6)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
nuk po e kuptoj se cka lypin ambasadoret e huaj ne proteste te nje subjekti politik ? cka lype aty ambasadorja amerikane? kush hyn ne nje proteste te tille, vete i ka fajet.
faruku
rekomanduar (1)
01 Jul 2013
22:05
 
e more mullar ty te marroft zoti me gjith ata tjert, deri kur jeni ber parti politike jam kan perkrahes i juaji, at dit qe jeni ba ,,politikan,, e kam dit se edhe ju e doni ni cop te hajnis dhesju perkrahu me. ju jeni partija vetvendosje, jo levizja, dhe duhet te folni ne parlament per idet e juaja e jo ti pengoni te shkojn ne pun ata qe i pagun dhe i ka zgjedh populli. zoti ju marroft se AL-BINI e ka humb orjentimin po ja theni serbis dhe thaqit. bravoooooo
luzern
rekomanduar (0)
01 Jul 2013
20:50
 
Ju te Vetevendosjes duhet qe ti identifikoni ata keqberes te asaj dite ne mesin tuaj.Me shumë se nje kerkimfalje, ju duhet te keni shumë kujdes se si silleni me miqtë tane nderkombetar,lexo me shpetimtaret tanë.Sa mosmirenjohes qe jeni. Turp!
Ardi
rekomanduar (2)
01 Jul 2013
20:48
 
E more mangup po kush e ninë vetin ne siklet prej teje more rrugaq,nuk ki asnji helikopter e po nijn siklet per ty e more psikopat,
Sikleti
rekomanduar (1)
01 Jul 2013
19:34
 
deri sot nuk kerkuat falje a ju e paski lendue ambasadoren e amerikes spo ju vjen marre mej pengu kolegt u juaj mos mi lan me hi ne parlament
01
rekomanduar (1)
01 Jul 2013
19:20
 
deri sot that nuk kerkom falje se sigurimi i ambasades e ka lendue ambasadoren e amerikes sot kerkoni falj paski dasht me mshef sulmin ndaj ambasadores e me ja lan thaqi ju duhet mi kerku falje edhe popllit qka bat me mikrofonin e kryeparlamentarit krasniqit u shtyshi si me kan ne pazar turp me voten ton po luani per interesa tuja e sulmuat parlamentin i sulmuat policin i sulmuat nderkomtart e sulmuat krejt popllin e kosoves me veprimet e juaj qyqar qfar deputeti je ti kur kolegen tan e pengon nuk e lejon me hy ne parlament vet shkon si kapadai tani ju qiten shkelma jasht me kan si ju kurr sish kthy ma qfar deputetsh jeni ju
01
rekomanduar (2)
01 Jul 2013
18:32
 
Me shume nga Ditari
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51