Facebook ndryshon butonin Like dhe të tjerët (Foto)

Auto&Tech September 08, 2016 - 21:32

Facebook ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të festuar 50-vjetorin e Star Trek: duke ndryshuar serinë e butonave Like.

Sipas Lindsey Shepar, kryetare marketingu e Facebook Messenger, kompania po mendonte mënyra të reja për festimin e ekskluzivitetit fantastiko-shkencor.

Ajo tha se në fillim u mendua të ndërtohej një imazh i dedikuar Star Trek, i cili do t’i ofrohej të gjithë përdoruesve për ta vënë si foto profili, por më vonë u vendos të ofrohej një cilësi tjetër: të ndryshoheshin butonat Like. 

Butonat kanë nënshkrimet ‘Haha’,’Wow’,’Sad’ dhe ’Angry’ dhe do të ofrohen vetëm për një kohë të limituar për fansat e Star Trek në Kanada dhe Amerikë, transmeton krokodili.

Kjo nuk është hera e parë që kompania luan me butonat e saj Like, ku për ditën e Nënës, ajo shtoi një ikonë të re në formë luleje.

Image