SanDisk sjell SD kartën e parë në botë me kapacitet 1TB

Auto&Tech September 21, 2016 - 21:39

SanDisk ka prezantuar kartën SDXC më të madhe në botë, e cila është e para që mund të mbajë deri në një terabajt memorie.

Në vitin 2014 kompania nxori një kartë 512 GB që ishte më e mira e prodhuar deri atëherë.

Protopi i kartës së memories u prezantua nga firma në Këln të Gjermanisë dhe ky lajmërim vjen 16 vite pasi SanDisk nxori për herë të parë kartën SD 64 MB, një kapacitet shumë i madh për atë kohë.

Karta e re 1 TB e SanDisk është prodhuar për të mbështetur teknologji si fotot me rezolucion super të lartë, videot 4K, realitetin virtual dhe videot 360 gradë, transmeton krokodili.

Produkti akoma ekziston si një prototip, por do të lançohet së shpejti, premton kompania. Ajo nuk ka vendosur akoma se sa do ta shesë kartën 1 TB, por kur karta SDXC 512 GB u prezantua në 2014 u shit me një çmim prej 800 dollarë.

Ja se çfarë mund të ruani në një kartë plastike 3.2 cm në vitin 2016: 1,250 episode nga seritë tuaja të preferuara në 1080p, 200,000 këngë, 310,000 foto, të dhëna në 728,178 flopi disqe, një numër pothuaj të pafundmë dokumentesh në versionin .txt

Ndërkohë memoria mesatare për një laptop përmban një hapësirë prej 350 GB.

Image