Nëse keni njërin nga këta smartfonë Samsung – duhet të keni kujdes

Auto&Tech September 25, 2016 - 21:42

Pas rasteve me mbinxehjen dhe eksplodimin e baterisë tek smartfoni më i ri i Samsung - Galaxy Note 7, incidenti i radhës ka ndodhur të premtën në mëngjes dhe lajmi interesant është se nuk ishte një Galaxy Note 7, por një Galaxy Note 2.

Një Galaxy Note 2 – i lançuar në vitin 2012 – ka shpërthyer në një avion të IndiGo derisa po fluturonte në Chennai nga Singapori dhe antarët e ekuipazhit e kanë fikur zjarrin.

Pas incidentit, autoritetet kanë njoftuar se të gjithë pronarët e smartfonëve “Note”, nga Samsung, të ndalin ata para se të udhëtojnë ose mos t’i kenë fare me vete, transmeton lajmi.net

Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil në Indi – i ka njoftuar pilotët që të mos lejojnë pasagjerët që kanë një Samsung “Note”, të udhëtojnë për shkak se paraqet rrezik të madh të shpërthimit.

LEXO EDHE: Samsung lançon modelin e ri Galaxy on7

Pas raportimeve për problemin e Galaxy Note 7, Samsung kishte tërhequr smartfonët nga tregu dhe kishte ndaluar shitjen e tyre – derisa pritet që prej datës 28 të rifillojë shitja përsëri.

Duke folur për mediat një zyrtarë i Samsung në Indi është shprehur se siguria e konsumatorit është në planin e parë të kompanisë.

E rëndësishme të dihet është se nëse jeni pronar i ndonjë smartfoni “Note”, duhet të keni kujdes me baterinë, pasi dyshohet nga rasti i shpërthimit të Galaxy Note 2, kanë probleme me mbinxehjen, aq më shumë të kujdesshëm duhet të jeni nëse udhëtoni me airoplan.

Image